Reagime në Tiranë pas dorëheqjes së Cipras

20 Gusht 2015, 20:19Antena TEMA

Dorëheqja e kryeministrit grek Alexis Cipras ka ngjallur reagime të forta në Tiranë. Udhëheqësit kryesorë politik, por dhe gazetarët që e mbështetën dhe kritikuan ardhjen e tij, kanë bërë deklaratat e tyre pas këtij akti.

Edi Rama: Me thënë të drejtën jam i gëzuar, se ma hoqi këtë sikletin ta prisja në Tiranë. Tani zgjedhje të reja, mend të reja.

Ilir Meta: Po ta kishte marrë me qetësi dhe dashuri me Varufakisin, mund të mos katandisej kështu. Edhe Nano kështu e kruajti me mua, por ngeli me gisht në gojë pastaj kur shkoi në zgjedhje. I uroj Varufakisit të krijojë LSI-në e Greqisë dhe t’ua mbedhë të dy palëve.

Lulzim Basha: Dorëheqja është një akt i papërgjegjshëm, që synon të heqë përgjegjësinë nga qeverisja. Në kulturën tonë politike do të thotë dorëzim. Ciprasi është i vetmi komunist i dorëzuar që unë njoh.

Sali Berisha: Cipras ka gabue rëndë me dorëheqjen e tij. Ai pasi u sigurua që shkatërroi PASOK-un, kërkon të vjedhë tani të majtën proeuropiane, e ta bëjë pronë të tij. Ai është një komunist i pareformuar, që mendon se me një kongres tani do quhet europianist. Unë jam gjendur para situatave më të vështira, para të vrarëve dhe djegieve e shkatërrimeve, por kurrë nuk kam dhënë dorëheqje. Vetëm frikacakët veprojnë kështu.

Andi Bushati: Kjo që bëri Cipras ka një të mirë dhe një të keqe. E mira është që Ciprasi nuk iu bind LSI-së që ka brenda në parti, pra nuk vepron si Edi Rama, që është bërë vegël e pakicës në koalicion. Ai veproi si burrë, shkoi në zgjedhje. Këtë duhet të bëjë dhe çifti Rama- Meta. E keqja është se ishim aq afër ëndrrës për një të majtë komuniste të vërtetë në pushtet dhe tani iu larguam shumë.

Ben Blushi: Ky është rasti kur nuk duhet t’i zësh kurrë besë grekëve. Unë kam një vit që bëhem gati të bëhem si Cipras, kur Cipras papritur bëhet si Edi Rama, servil i Europës.

1 komente në “Reagime në Tiranë pas dorëheqjes së Cipras”

  1. Boli says:

    Eduard Halimi-” me erdhi shume keq qe Cipras nuk me mori nje mendim para se te dorehiqej. Nuk e prisnja prej tij nje gje te tille. Mua me lidhin shume gjera me Ciprasin. Ne radhe te pare jemi ballkanas, pastaj jemi europiane, jemi te dy te gjinise mashkullore, jemi ngrohur gjithnje ne te njejtin diell, kemi qene deputete te parlamnteve respektive, e te tjera, e te tjera.
    Me kete qe beri, me ngeli hatri shume dhe nuk e dij si ta spjegoj kete qendrim te tij ndaj meje”.

    Pritet nje reagim nga Ristani. Obama sapo mori vesh doreheqien e Ciprasit, pyeti – “Po Ristani beri ndonje deklarate? Sapo ta beje ate, me njoftoni”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje