Disa nga lajthitjet e gushtit në Tiranë

25 Gusht 2015, 20:06Antena TEMA

Dialogu Cipras- Janullatus për Kishën në Dhërmi

Kryeministri Aleksis Cipras priti në zyrën e tij kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos. I pari i qau hallet për krizën greke, borxhin financiar ndaj Europës dhe këstin e radhës.

-Me zgjedhjet e reja, – i tha, synojmë të eleminojmë armiqtë e brendshëm që të jemi të bashkuar para armiqve të jashtëm gjerman. Ky është dhe objektivi i këtyre zgjedhjeve dhe shpresoj se do përfundojnë me sukses.

Kryepeshkopi Janullatos i qau hallin, se kryeministri i Shqipërisë kërkon tu ndërtojë një kishë të re në Dhërmi, po kërkon që të rikthejë në kishë eshtrat e një prifti Unit të ardhur nga Italia tre shekuj më parë, për t’u mësuar shqip himariotëve.

-Objektivi i vizitës sime në Greqi është i kundërt nga ai që ke ti me zgjedhjet, – i tha Janullatos. Unë kërkoj ndihmën e gjithë armiqëve të jashtëm kundër armikut të brendshëm, i cili po përpiqet të na imponojë një Kishë bashkë me një palë eshtra armiku brenda. Ndaj iu bëj thirrje të jemi të bashkuar para armikut të brendshëm të Kishës sonë, – i tha kryepeshkopi.

LGBT proteston ndaj Sigurimit të Shtetit

Gjergj Leka më në fund ka zbuluar se dy këngëtare kanë pas lidhje erotike me Sigurimin e Shtetit. Pas polemikave publike për këtë çështje, ai u kërkoi ndjesë dy këngëtareve, por vazhdoi të ngulte këmbë se Sigurimi i Shtetit privilegjonte këngëtaret femra dhe persekutonte këngëtarët meshkuj.

Debati është bërë aq i neveritshëm, saqë gjithë këngëtarët burra dhe gra i janë turrur Gjergjit dhe po e masakrojnë për lajthitjen e tij.

Në fund reagoi dhe një përfaqësues i LGBT, shoqatës që mbron të drejtat e homoseksualëve.

-Deklaratat e Gjergjit dëshmojnë dhe një anë tjetër të errët të Sigurimit të Shtetit, thanë ata, faktin që sigurimsat shkonin vetëm me femrat, duke injoruar seksin e njëjtë dhe duke ndrydhur kështu të drejtat e burrave këngëtarë për të pasur dashnorë në Sigurimin e Shtetit.

Ja pse e liroi gjykata vajzën që i vuri gjobë babit

Një vajzë u bë e njohur këtë javë, se i kishte vënë gjobë babait 400 mijë euro, për të provuar nëse babai donte vajzën apo 400 mijë eurot. Pas paraqitjes së provave në Gjykatë, gjykatësi vendosi ta lërë të lirë vajzën dhe t’i kërkojë detyrim paraqitje në gjykatë.

-Po për çfarë vlen detyrimi i paraqitjes, i tha avokati?

-Duhet patjetër, – tha Gjykatësi, pasi kemi frikë se mund të vërë në provë dhe dashurinë e nënës.

1 komente në “Disa nga lajthitjet e gushtit në Tiranë”

  1. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Gjergj leka eshte bere xheloz pse sigurimsat sja vinin atij po vetem femrave.
    Cmimin cmimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje