Një jaht i madh luksoz u parkua në portin e Sarandës. Princi i Katarit, i cili kishte mbërritur me jaht nga Greqia, vendosi të qëndrojë disa ditë në ujërat shqiptare. Dhe për këtë, vendosi të ftojë dikë nga krerët e shtetit shqiptar.
Pyeti për këtë çështje ambasadorin e tij.
-A mund ta ftojmë kryeministrin në jaht, i tha?
-Jo, i tha ambasadori, se ai me kamardare ishte në Dhërmi dhe u bë nami, pale të hipi në jaht.
-Po pse, çfarë kanë me jahtin këta, i tha Princi?
-Këta kanë zakone të këqija, i tha ambasadori. Një herë në katër vjet bëjnë zgjedhje dhe sherr. Nuk është si tek ne, që ka stabilitet. Plus kryeministri është në origjinë ortodoks, i pagëzuar në katolik, me grua myslimane. Nuk është i pastër.
-Po mirë, thërrasim kryetarin e parlamentit, i tha Princi.
-Ai është dhe më keq, është bektashi, i tha amabsadori. Ata janë të pafe fare. Sot kanë dhe festë, shkojnë në një majë mali dhe therrin qengja.
-Po mirë, presidentin a mund ta thërrasim?
-Atë po, i tha ambasadori. Ai përveçse nuk ka asnjë punë, ka vuajtur këtë verë, se i kanë zënë shezlogun 15 ditë në Dhërmi dhe ka pushuar rrugëve.
-Po ai nuk ka frikë nga zgjedhjet, i tha Princi?
-Jo, atë e emërojnë, i tha ambasadori.
Dhe kështu u bë. Sapo u njoftua, Presidenti u nis me urgjencë nga Tirana drejt Sarandës. Jahti madhështor qëndronte në hyrje të portit. Kamerat po filmonin.
-Zoti President, çfarë mund të na thoni për këtë shetitje me jaht, i tha një gazetar?
-Kjo është një leksion për politikën shqiptare dhe veçanërisht arrogancën e kryeministrit, që më zuri për 15 ditë vilën në Dhërmi, duke pushuar aty me Zahon dhe gruan e tij. Ky sulm i paprecedent ndaj institucioneve kushtetuese, ka ngjallur shqetësim në gjithë botën dhe falë këtij sensibilizmi, Princi i Katarit i la gjithë punët dhe u nis drejt Sarandës, për ta zbutur këtë situatë dhe për t’i treguar kryeministrit sePpresidenti nuk është vetëm, po ka miq në gjithë botën.
Unë e falenderoj për këtë shërbim që po na bën, pasi kjo është mes të tjerash një ndihmë për opozitën shqiptare, e cila nuk duhet të ndjehet e poshtëruar dhe as inferiore përballë pushtetit, por të tregojë se dhe ajo di të bëjë pushime luksoze. Siç e ka thënë dhe miku im Kaç Islami, shqiptarët u dëshpëruan shumë nga pamjet e Metës në Jalë dhe Ramës në Dhërmi dhe ikën të gjithë jashtë shtetit. Shfaqja ime në këtë jaht luksoz do ta kthejë shpresën se Shqipëria do bëhet dhe unë kam besim se ata do të kthehen.
-Dhe një pyetje për Princin. Si iu duket Presidenti dhe a jeni takuar më parë?
-Jo, është hera e parë që e takoj. Më duket si vëllai jonë. Ka një pamje si sirian dhe me mustaqe do të ngjante shumë me presidentin Al Bashar. Jam shumë i gëzuar që gjeti kohë mes punëve të shumta që ka dhe erdhi sapo e njoftova. Presidentët e tjerë duan t’i lutësh një vit para. Ky erdhi me një sms. I jam shumë mirënjohës.
Pirdh pirdh se lirohesh.
po pune ka ai tjeter
ia fut kot pa lishje e gaetar:
shiko kte linkun e mos kujto se eshte perralle, eshte reality;
shteti me i pasur ne bote per capita
https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_by_GDP_(PPP)_per_capita
https://www.youtube.com/watch?v=75O-W55NWbY
Si i ka shpetuar Auron Tares kjo….jaht ne Sarande dhe Auron bandilli, ushtaraku anglishtdites nuk eshte aty?!…Absurde. Ja paskemi dhene votat kot PS-se
Me duket si vellau yne! Hahahah!
Je i madh Mero
Duke thene “Je i madh Mero” tregon se sa i “mencur” je ti vete.
Na mbyten Trapat, jane shtuar si fara e hithres gjithandej.