Një deputete e PD, është ankuar zyrtarisht se në një lajm që kemi botuar për të, fotografinë që kemi përzgjedhur, e kemi gjetur të keqe dhe ajo nuk duket e bukur. Në reagimin e saj, zonja Halimi ka akuzuar botuesin e gazetës TemA, që ja ka bërë qëllimisht këtë gjë. Botuesi i gazetës është me pushime dhe sapo dëgjoi për skandalin në fjalë, dhe pasi u sigurua që kjo zonja është vërtet deputete, kërkoi të merreshin masa ekstreme ndaj gazetarit që kishte ilustruar shkrimin me atë fotografi.
Për t’i shpëtuar shkarkimit nga puna, ne si redaksi po bëjmë autokritikën e mëposhtme për këtë gjest.
“E bukura zonja Halimi!
Na u thafshin duart deri në rrëzë, e na plaçin sytë që kemi në ballë, për atë që kemi bërë. Nuk e kuptojmë as vet, si na ka shkuar dora të zgjedhim atë fotografi tuajën nga qindra foto të bukura që ju keni në Facebook, dhe kësisoj të dëmtojmë rëndë punën e opozitës, të ardhmen e saj dhe sidomos promovimin tuaj, si deputete e re që qenkeni.
Përzgjedhja, edhe pse duket e rastësishme, dyshojmë se ka prapavijë politike, pasi në redaksi kemi një gazetar të PD, që është shumë i lidhur me disa klane grash brenda PD, të cilat janë xheloze nga bukuria juaj. Sipas hetimeve tona, ai ka pyetur disa gra të PD, nëse ju jeni deputete e PD apo jo, dhe ato kanë bërë sikur nuk ju njohin. Pastaj, njëra prej tyre i paska thënë, “po, është ajo vetulltënda”, dhe i ka çuar foton. Gazetari jonë e ka marrë dhe e ka botuar, duke u bërë kështu vegël në duart e disa grave ziliqare të PD, të cilat janë bërë xheloze nga shkëlqimi juaj politik, fizik dhe intelektual.
Pra, deshëm t’ju themi se e keni të keqen nga brenda.
Nga ana tjetër, nga përshtypjet e para që mblodhëm në redaksi, kemi sinjale kontradiktore për të ardhmen tuaj intelektuale brenda PD. Dyshimi i parë ka lindur pasi zonja Topalli, i paska thënë gazetarit tonë se “asht femën e zgjut”. Kjo ngre disa dyshime, por që ju si deputete e re mund ti kaloni.
Tani t’ju japim disa këshilla si ti shmangni herë tjetër këto keqkuptime.
Që të shmangni fotot e shëmtuara, përtërini Facebook-un me foto të rregulluara mirë në fotoshop, që armiku të mos ketë mundësi të zgjedhë foto të shëmtuara.
Që të mos kuptoheni nëse jeni intelektuale ose jo, mos folni kurrë në parlament, dhe të gjithë të thonë është grua e urtë dhe e mençme.
Që të dukeni se jeni demokrate e vendosur, sa herë flet Doktori në Kuvend, folni nga vendi, se nuk dëgjohet, pasi nuk e keni hapur mikorofonin, por të shikojnë demokratët dhe gëzohen që jeni e vendosur.
Mos qëndroni kurrë afër Majlindës, Joridës, Albanës apo Mesilës, se ato bëjnë si femra të bukura dhe bini në sy për keq. Për t’u dukur më intelektuale, rrini gjithnjë afër Jozefinës dhe po thatë ndonjë fjalë, nuk bini në sy për keq.
Për t’u dukur e bukur tamam, rrini afër asaj deputetes Elmazi nga Vlora, se mund të keni shans të bini në sy për mirë.
Por, për të qenë deputete e sigurt në listë herën tjetër, bëni siç bëtë sot, futini një të sharë gazetës TemA dhe botuesit të saj, dhe e keni të sigurt. Sa për dijeni, ky është biznes në PD dhe gazeta u merr para atyre që i sulmon për të bërë karrierë. Ty po ta bëjmë falas, se jeni e re. Por kujdes, jo gjithmonë duke u ankuar që s’të nxjerrim të bukur Ndonjëherë ankohuni që s’na dukeni as e mençur. Po e mori vesh Doktori për këtë, ju bën direkt nënkryetare partie.
Duke ju kërkuar dhe një herë ndjesë për lëndimin që ju kemi krijuar për shkak të një fotoje që kemi botuar, shpresojmë tek mirëkuptimi juaj. Po na falët ju,i na fal dhe botuesi i gazetës. Përndryshe pasojat do të bien mbi ne. Konkretisht ai na ka thënë se nëse i bini në qafë më kësaj deputeteje, jeni të pushuar. Dhe halli i tij real është se mos ju heqin vërtet nga deputete. Ai do ta shikojë PD-në me sa më shumë deputete si ju.
Në gjunjë para bukurisë suaj!
Redaksia e gazetës”.
Me bukurinë tënde
Ohh sa na kënaqe
Për Gjith demokratët
Lërmë të puth në faqe!
Nuk e njoh zonjen dhe as ju pseudonjerez qe shkruani sic keni nivelin. Shikoni mos ja nderroni emrin ne Hosteni pacavures qe e quani gazete online.
Nje rast i mire per te mos e hapur me asnjehere kete faqe banale.
Ha ha ha. Pacavure por ti jo vetem qe more mundimin per ta hapur por edhe komentove. Tani po te duan keta zoterinjte e ” pacavures” mund te bejne publike IP-ne tende dhe te tregojne se sa here ne dite je ketu dhe me cfare emrash komenton.
Sh mire Pranvëva, mos e hap!
Brilante hahaha
Ti nardi mos ke qene gje i sigurimit lale… duket qe te paska lene regjimi mbresa te medha
Po. Emri i agjentit Penicilina.
Tallja e Prapanices ne menyre publike me njerez te rendesishem apo te parendesishem nuk i ben nder askujt. Muri i nevojtores nuk eshte fajtor per ato qe shkruajne ne te me gishtin per pene dhe kaken per boje ata qe jane pronare te nevojtores.
Paskan ik me pushime botuesit dhe shefet e gazetes. Po u qenkan thare deri ne rreze qe, ne vend te,merren me qejfe, perseri merren me gazeten.
Per te ardhur keq. Znj Halimi te pakten eshte e bukur.
Po gazete idiote, maskiliste qe ka mbledhur gjithe deficentet, shemtirat e fshataret e jevgjit.
Turp per nivelin qe jeni
@Klara
Ndjesë për këto sharje
Ndjesë për nivelin
Dhe në formë Ndjese:
Na hongsh (ma)nivelin ?
♤☆♤☆♤
o gazetar i integruar ne Tirane, “tamam” eshte fjale Turqisht dhe nuk thuhet folni por flisni.
kur u be dhe kjo deputete e bukur moj aman,qe e kam pasur petagoge dhe une ne ate koh lusja zotin qe te mos shpjegonte ne kembe por te rrinte vetem ulur, se ma shpifte me skeletizmin e saj. nuk e di cfar fote keni marr ju Tema,por ajo eshte me te vertete e shumtuar,nuk mund ti gjesh nje foto te bukur