Pas debateve të fundit në KLD, ku Xhin Xhoni ka shprehur hapur aspiratën e tij për t’u bërë president, Jari ka filluar ta shikojë atë me dyshim.
Për këtë ai mobilizoi stafin e vet, të identifikonte se çfarë vlere i njihte vetes Xhini, që mendonte se mund të bëhej president.
Stafi i Jarit ngriti disa grupe pune. Një grup pune u mor me arsimin e Xhinit dhe i rezultoi që ishte kursant gjashtëmujor. Këtu nuk kishte konkurrencë, pasi Jari ishte Skëndebegas dhe pastaj i Shkollës së Bashkuar, ditën.
Grupi tjetër u ngrit për të verifikuar integritetin e zotit Xhin. Në përfundim dhe ai grup ra dakord që Xhini nuk është fanatik i PD, siç përflitet, pasi ai ka qenë dhe me PD dhe me PS, por këta rilindasit e kanë marrë me sy të keq, se në kohë të Nanos i ka pas punët mirë. Bile ka bërë dhe krushqi të majtë.
Edhe këtu nuk krahasohej me Jarin, se ai ka qenë gjithnjë konseguent pas rrëzimit të bustit të Enverit. Nuk e ka tradhtuar më kurrë PD. Dhe krushqitë i ka me të djathtë.
Një tjetër grup u ngrit për të verifikuar pasuritë e Xhinit. Nga verifikimi i pasurive, Xhini rezulton të jetë si një lloj dyqani i “Cartier” në Shqipëri. Ai ka gjithë veshjet dhe aksesorët “Cartier” në shuma që mund shkojnë qindra mijëra euro. Dhe këtu nuk mund të krahasohej me Jarin, pasi ai ka veshje të thjeshta, që ja blen gruaja në dyqane të lira.
Edhe sa i përket pasurisë, duket sikur kanë një ngjashmëri, pasi të dy deklarojnë se u kanë ardhur lekët nga gratë, por e vërteta është se Xhini fiton dhe vetë lekë, kurse Jari thjesht i ka nga gruaja.
Por, grupi më i rëndësishëm ishte grupi i ekspertëve që i bënë Xhinit profilin psikologjik. Ata erdhën të shqetësuar në zyrë dhe nxorrën përfundimin e tyre fatal. Xhini e ndjen veten intelektualisht njësoj si Jari. Ky ishte përfundimi i grupit dhe kjo është arsyeja që ai kërkon të bëhet president. Pas çdo pyetje që i ishte bërë Xhinit rreth kësaj çështje, ai përsëriste vazhdimisht batutën “pse, ça ka Jari më shumë se mua?”. Kjo ishte dëshmi sa i ndiehej intelektualisht njësoj me të.
Jari lexoi i tronditur përfundimin dhe hodhi vështrimin i menduar nga dritarja.
-Çfarë mashtruesi, tha me vete! Si mund të jetë ai intelektualisht njësoj si unë! Po ku merr vesh ai nga pushka “Model 56” dhe “Arti i luftës popullore”, që kam bërë unë në shkollë.
-Mashtrues, tha me vete. Kanë të drejtë këta të opozitës, duhet hequr nga gjyqtar, se qenka dhe karrierist.
Ca ka lala me shume se mu.
Keshtu e tallnin ate pallen e gjate se kujtonte se lozte me mire se mushi i partizanit.
Gjin, mbase do behesh president, por jo ne Shqiperi. Shiko o koqe kandari se mos hash ndonje burg gjekundi nje here, se nuk dihet se cfare bie dita. Rregullo letrat e tua dhe te gruas o loku, pastaj fol.
Ça ka Jari më shumë se ty? Ai ka qenë kamerier. Ky ishte i gjithe ndryshimi!
Po qe puna per të perbashketat, jeni krejt njëlloj! Per në litar!
Te enderrosh nuk kushton asgje ! Edhe Xhini le te enderroje ,
duke i vene titull nje romani : ” Edhe Xhini enderron te behet
President, duke ia prere rrugen Jarit per te vene kanditaturen
e dyte -, sic ka deklaruar ai vete para do kohe : Fabula e
Ezopit : ”Dhelpra dhe ‘hallatet e dashit”’….