Kunati shpjegon ndryshimin e qëndrimit të Lulit për 21 qershorin

30 Gusht 2015, 20:48Antena TEMA

Në intervistën e tij të fundit, Luli ka deklaruar se ai nuk ka thënë kurrë që kemi fituar më 21 Qershor.

Edhe pse deklaratat i ka me zë dhe figurë si shpallës i fitores së zgjedhjeve, dhe pse ka vazhduar ta deklarojë atë në çdo moment duke nxjerrë dhe Kaçin të bëjë llogaritë, tani duket qartë se ekuacioni ka ndryshuar.

Kunati në një letër për të zgjedhurit e PD-së, shpjegon arsyet.

“Të dashur kryetarë seksionesh.

Siç mund ta keni dëgjuar, Luli më në fund ka deklaruar se nuk ka thënë kurrë se ka fituar më 21 Qershor. Do thoni ju pse kjo deklaratë tani, çfarë ka ndodhur?

Siç e dini, muaji shtator do të ishte muaji i protestave, por Doktori është zemëruar dhe kërkon të analizojmë njëherë humbjen në zgjedhje. Ai ka akuzuar Lulin se u nxitua që njohu zgjedhjet dhe u nxitua dhe më shumë kur shpalli fitoren. Kjo, sipas Doktorit, është një thikë pas shpine që i është ngulur PD-së.

Sipas Doktorit, nëse nuk do të njiheshin zgjedhjet, nuk ishte nevoja të shpalleshin të fituara dhe tani do kishim motiv për protesta. Sipas tij, Luli u gabua se merr mendjen e Kaç Islamit, për të cilin ai dyshon se bën lojë të dyfishtë.

Për të sqaruar këtë situatë, Luli shkoi të takonte Doktorin në zyrë, por ai nuk e priti, duke e lënë pas dere. Që atëherë, ata nuk janë takuar më dhe Luli iku me pushime të gjata.

Tani situata vazhdon të jetë e nderë.

Për të shmangur një përplasje me Doktorin, Luli deklaroi fillimisht se nuk ka thënë kurrë që fitoi zgjedhjet. Ai ka thënë që i humbi Rama, por jo që i fitoi ky. Se kush i ka fituar e di populli, por Rama nuk i ka fituar. Siç ka thënë dhe Doktori, ai është humbësi më i madh i zgjedhjeve. I dyti pas Ramës si humbës, është Luli. I treti është Ilir Meta.

Në këto kushte, që t’i kërkohet dorëheqje Lulit, duhet t’i kërkohet në fillim Ramës. Meqë Rama është humbësi më i madh sipas Doktorit, atëherë Luli që është humbës i dytë, nuk ka pse jep dorëheqje.

Ndaj, tani e tutje parrulla jonë do të jetë se “nuk jemi fitues, por nuk jemi as humbës”. Kjo na garanton kalimin pa probleme të analizës në shtator dhe në tetor, pastaj vazhdojmë me protesta.

Ndaj, kur të dëgjoni se Luli thotë unë nuk kam thënë se jemi fitues, mos u shqetësoni. Ajo nënkupton në të njëjtën kohë që nuk jemi as humbës.

Për çdo zhvillim të ri, do t’iu njoftoj. Nëse ka ndonjë lajm nga Doktori, do ta postojmë në Facebook. Deputetët janë urdhëruar që pas 1 shtatorit të mos bëjnë më pushime deri më 15 dhjetor. Këto tre muaj do punojmë.

I juaji, Kunati”.

2 komente në “Kunati shpjegon ndryshimin e qëndrimit të Lulit për 21 qershorin”

  1. KATHERINE DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Ndoshta kthehet edhe S.M me ju?

  2. Abc of democracy says:

    Per Lulin ishte fitore se i vete parashikonte humbje me te thelle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje