Kunati udhëzime për mitingun “Çohuni burra, se u ndalu shurra”!

28 Gusht 2015, 19:49Antena TEMA

Pas masave të fundit të Bashkisë për gjobitjen e qytetarëve që urinojnë në vende publike, opozita ka ashpërsuar qëndrimin e saj dhe po përgatit protestën e parë pro shurrosjes në Tiranë.

Mitingu ka për qëllim të përdorë revoltën e qytetarëve të Tiranës, që tani nuk lejohet të bëjnë më shurrën rrugës. Ata duhen përdorur për t’i dhënë zjarr opozitës në këtë fillim sezoni politik.

Për këtë, Kunati ka përgatitur një udhëzim për gjithë degët e PD në rrethe që ftohen të vijnë në miting.

“I nderuar kryetar i Degës…

Ju me siguri jeni njoftuar për masat ç’njerëzore që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë kundër qytetarëve të saj në nevojë. Pasi u ka prerë dritat, pasi kërkon t’u presë ujin, tani kërkon t’i ndalojë dhe të derdhin ujin rrugëve.

Njoftimet e para bëjnë fjalë për një raprezalje dënimesh, shumica e të cilëve kanë qenë demokratë, të cilët janë njerëz të lirë nga shpirti dhe mendja. Ndërkohë që ata kanë shurrosur, policia i ka kapur në flagrancë, i ka detyruar të vishen me shpejtësi dhe t’u lagen panatallonat. Kjo pastaj është përdorur si provë që ata po shurrosnin.

Erion Veliaj duhet të gjobisë të parin Edi Ramën që ka dalë në publik me pantallona të lagura, pastaj qytetarët e tjerë. Por, nga Edi Rama nuk ja mban dhe gjen demokratët që kanë mbetur rrugëve për t’u dukur i fortë.

Në fillim të shtatorit, Partia Demokratike u fton të gjithëve në Tiranë, t’i themi jo kësaj diktature, që nuk të lë as të bësh shurrën. Ata duan të na mohojnë të drejtat themelore dhe e drejta e shurrës është e drejtë themelore, pasi është e drejta për të jetuar.

Çfarë të keqë i bëri shurra barit buzë Lanës, kur dihet që gjithë Lana është një kanal i madh shurre. Çfarë ndotje i solli urinimi poshtë Lanës, Tiranës, kur dihet se urinimi është një mbetje organike e tretshme. Asnjë ndotje. Kjo bëhet vetëm për të terrorizuar njerëzit dhe për të gjobitur demokratët.

Sot në mëngjes organizuam një aksion kundër Veliajt, duke vendosur disa tabela se ku duhet të pështyjnë njerëzit në surrat të tij. Por, policia bashkiake na i ka hequr.

Ne do vazhdojmë të vendosim të tjera.

Javën e parë të shtatorit, ju ftoj të gjithëve në Tiranë me pankarta, ku të shkruhet: “E drejta për shurrosje, e drejta demokratike”, “O Erion o legen, dhe për një shurrë nuk të len”, “O Erion o zogu Ramës, s’na merr dot bregun e Lanës” si dhe parrullën kryesore, “Çohuni burra, se u ndalu shurra”!

Me këto parrulla në dorë do marshojmë nga ShQUP-i deri tek Universiteti dhe pastaj në kthim do qëndrojmë para Bashkisë në sheshin “Skënderbej” dhe do të shurrosim në lulishten para saj.

Ky do të jetë mitingu që do të dridhë nga themelet Bashkinë e Tiranës dhe t’i tregojë vendin një kryetari të ri të papërgjegjshëm, që kërkon të na mohojë të drejtat themelore që kemi si demokratë”.

5 komente në “Kunati udhëzime për mitingun “Çohuni burra, se u ndalu shurra”!”

  1. haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaa, me shpetoj shurra nga te qeshurit….

    artikulli kryeveper per te qeshur deri ne pshurrjeeeeeeeeeeeeeeeee…….

  2. malokeria = qeneria says:

    O legena, me shpetoi shurra nga te qeshurit.

    1. Une says:

      Do te kisha dhene si pergjigje Laberia buceria por ti jr me duket nje grek apo vlleh qe ne malsoret dhe labet bashke te ju perdorim ti qe shkruan mal….qen… si legen per te bere shurren ne Tirane sa te behen banjot dhe pastaj si pastrues se qeneri dhe buceri.

  3. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ha ha ha


    Qohuni bre burra
    U ndalu dhe shurra
    Se iku bolliku
    Erdhi Diktatura!
    ☆☆☆
    Qohuni bre burra
    Se iku Doktori
    U ndalu rakia
    Sa erdhi Piktori.
    ☆☆☆
    Qohuni bre burra
    Ta rrëzojm Piktorin
    Ka me na ndalu
    Adhe njat Klitorin.
    ☆☆☆
    Qohuni bre burra
    Na shpëtoi shurra
    Po s’na len Erioni
    Me e ba ke ura.

  4. analisti says:

    Vendosja e gjobes per urinim do ti shtoj pune gjykatave administrative ku do te ankohen urinuesit kunder bashkise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje