Humor nga politika në fund të gushtit

27 Gusht 2015, 18:46Antena TEMA

Aksioni i parë i Bashkisë kundër atyre që urinojnë poshtë Urës së Lanës, pati dhe një incident. Njëri prej të kapurve në flagrancë ishte një fakir që nuk kishte lekë në xhep.

Polici e ndalon dhe i kërkon emrin dhe mbiemrin.

Pastaj e pyet përse e bën urinën aty dhe jo në një tualet të ndonjë lokali.

-Nuk di gjë vëlla, i tha fakiri. Këtu më zuri, këtu e bëra.

-Dakord, do paguash gjobë, i tha polici.

-Ça gjobe thua ti, i tha fakiri! Merni këtë timin, ku kam lek unë.

-Dhe atë do ta marrim, i tha polici, se do ta nxjerrim në fotografi.

-Mos, ju lutem, jua paguaj gjobën, vetëm fotografinë e tij mos ma nxirrni, se kam gënjyer për madhësinë gjithë dynjanë.

Ministri jonë i Ekonomisë i zuri me radhë gjithë ministrat në takimin e Vjenës dhe bënte nga një takim me ta. Në fund e kishte lënë të takohej dhe me ministrin e Ekonomisë së Austrisë.

Më në fund homologu i tij erdhi dhe ju prezantua si ministri për Detet në Austri.

-Më vjen keq, i tha ministri jonë i Ekonomisë, po çfarë detesh qeveris ti, ju s’keni det!

-E bëra për t’u mbrojtur, i tha homologu austriak, pasi thashë mos po tallen që ka dhe Shqipëria ministër Ekonomie, pa pasur ekonomi.

Mes atyre që reaguan nga PD pro Kishës së Shën Thanasit, më i detajuar ishte Genc Pollo. Ai i kishte hedhur poshtë të gjitha arsyet, përse qeveria ka ndërhyrë në Kishë dhe kërkonte shpjegim, përse nuk trokiti qeveria në derë të Janullatosit.

Një komentues më poshtë i kishte kthyer përgjigje.

-Po ku ta gjente Janullatosin mo Pollo, kishte ikur në Athinë të ankohej si gjyshi jot qëmoti, që vrau gjithë përmetarët pse nuk pranonin qeverinë e Zografit.

Dhe përgjigjia e Pollos ishte e menjëhershme.

-Dukesh që je komunist, se merresh me biografi

UEFA ka nisur hetimet për shitje të ndeshjes me liderëve të Ballkanit dhe atyre të BE.

Hetimet janë përqëndruar tek fakti se ballkanasit fituan me gol të Gruevskit, i cili është lideri më pak i pëlqyer nga BE në Ballkan.

Pas ndeshjes, Merkeli, e mërzitur që ekipi i saj humbi me gol të Gruevskit, tha:

-Mos mendoni se dhe ne gjermanët e kemi atë shprehjen e urtë ballkanase, “budallait hapi rrugë”. Nuk funksionon tek ne kjo. Fakti që fituat ndeshjen nuk do të thotë se do t’u hapim rrugën për Evropë.

-A dyshoni se ndeshja është shitur, i thanë gazetarët?

-Nuk besoj, tha Merkeli. Shqipëria nuk mori pjesë në ekip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje