Kunati i raporton Halla Dorisit për mbrojten e nderit në Tiranë

3 Shtator 2015, 21:02Antena TEMA

Njoftimi se Partia Demokratike u bë anëtare e Partive Popullore Europiane u shoqërua nga Halla Doris me frazën se “tani erdha koha të pranohet dhe PD në PPE, pas ndryshimeve të bëra”.

Ndryshimi i vetëm i bërë kohët e fundit ishte ikja e Doktorit.

Kunati e konsideroi këtë sinjal, si mbështetje për lidershipin e ri dhe luftë kundër Doktorit. Dhe për këtë shkak vendosi ta informojë Halla Dorisin, se çfarë po bënin “të rinjtë” e PD për këtë gjë.

Në raportin dërguar Halla Dorisit, Kunati shprehet:

“E dashur Halla Doris.

Sot një deputet socialist tentoi të të fyejë ty.

Sapo e mori vesh Luli, më thirri në telefon. Më tha tregojani vendin atij plehrës.

Ne si brezi i ri dhe i edukuar, që jemi ndarë nga trashëgimia e Doktorit, duhet t’i tregonim vendin atij plehre. Dhe i hyra punës.

Në një deklaratë për shtyp, e cilësuam atë uturak. Ju ndoshta nuk e dini çfarë është uturaku. Uturaku është një send që përdoret për heqjen e urinës për pleqtë e moshës tënde, që nuk lëvizin dot. Duke e cilësuar uturak deshëm t’i tregonm atij, se “Ti zotëri, t’i hash m… Halla Dorisit”. Nuk di si tingëllon kjo në gjermanisht, por ne si brez i ri, duhet t’i tregonim doemos vendin.

Pastaj vazhdova duke e quajtur kanal i ujrave të zeza. Nuk e di a e kupton këtë fjala Halla Doris, se ju në Gjermani i keni të mbuluar kanalet e ujrave të zeza. Është ai kanali që merr mutin dhe shurrën nga pallati dhe e çon në vendin e grumbullimit. Vendosëm ta quajmë kështu për të pasur një lidhje logjike mes fjalës uturak dhe vazhdimit të mbeturinave që mbledh uturaku. Kjo e bëri më të fortë dhe më të pëlqyeshme deklaratën. Ne brezi i ri i kulturuar, që jemi ndarë nga shkolla e Berishës, duhet të biem pak në sy për një gjuhë më të qartë dhe më të ashpër opozitare ndaj dhe i kam kushtuar rëndësi të veçantë.

Në fund desha t’i them dhe fekale. Tani ç’është fekalja do thuash ti? Afërsisht është urina e ndenjur disa ditë në një vend. Po këta ma korrigjoi Luli. Më tha nuk ka nevojë, duhet të tregojmë pak etikë. Mirë e kemi tekstin lart.

Pak a ashumë kjo ishte përgjigjia që i kthyem për të të mbrojtur ty. Besoj ka qenë një përgjigje dinjitoze. Më thuaj ç’farë ndjen kur ta lexosh këtë letër”.

Pas pak mbriti përgjigjia e Halla Dorisit:

“E lexova letrën tuaj dhe gjithë përshkrimin që i keni bërë armikut Erjon Braçe. Nuk di si është ndjerë ai, por me shpjegimet që më bëre për uturakun, kanalin e ujrave të zeza dhe fekalet, mua po më duke vetja si mut”.

2 komente në “Kunati i raporton Halla Dorisit për mbrojten e nderit në Tiranë”

  1. liqeni says:

    te mos i hame hakun, halla i gjan atij sendi qe thote……

  2. Qeramudin Kolaqi says:

    Mos u merrni me nje plake, qe e mbylli pa nder kar-ieren e saj pulatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje