Aldo sqarohet me Lulin për biografinë e vjehrrit

1 Shtator 2015, 19:08Antena TEMA

Lajmet e botuara në gazetat e ditës se Zhulali u ka thënë anglezëve, se Berisha donte ta vriste, ndaj ai është arratisur në vitin 1997, e turbulluan keq Aldon. Pikërisht kur tani i kishte punët në vijë me Lulin, ky lajm i prishte shumë punë.

Për këtë vendosi të fliste njëherë me Lulin dhe t’i shpjegonte rrethanat.

I shkoi në zyrë dhe pasi u rehatua në kolltuk, ia hapi vetë bisedën.

-Besoj i ke parë ato lajmet sot për vjehrrin tim, i tha?

-I pashë, tha Luli. Ça t’i bësh, ashtu ka qenë 97-ta.

-Unë besoj se ata anglezët janë komunistë dhe i sajojnë ato gjëra, i tha Aldo. Zhulali nuk e ka shitur kurrë Doktorin.

-Po dhe mund ta ketë bërë, tha Luli. Kohë të vështira ishin. Më ka fol dhe vjehrri im. Dhe atij iu desh të protestonte kundër Doktorit, se ishte tek VEFA në punë dhe kishte frikë mos e merrnin turmat përpara.

-Sidoqoftë, nuk besoj se vjehrri im ka ikur nga frika se mos e vriste Doktori, tha Aldo.

-Po ku i dihet, dhe mund t’i jetë fiksuar, tha Luli. Vjehrri im përshembull mblodhi lekët e çfarë kishte, dhe i nisi fëmijët në Holandë. Ishin kohë të vështira.

-Nuk di si e ka pritur Doktori sot, tha Aldo. Kam frikë se do ta marrë për ters.

-S’di ç’të them se kam një muaj që nuk i kam shkuar në zyrë, tha Luli. Po pyet njëherë Bujarin.

-Nuk e pyes dot, tha Aldo, se kam hall se trembet. Më ka dhe gruan në punë dhe ma heq fare, se mund ta mendojë si të pabesë.

-Jo, nuk e bën dot, tha Luli. Ai ka qenë vet sekretar tek Zhulali. Po ka tradhtuar Zhulali, ka tradhtuar dhe ai.

-Sidoqoftë, nuk e testoj dot, tha Aldo. Po vetëm një gjë ta dish, që sido që të ketë qenë Zhulali, unë s’kam pse i ngjaj atij. Unë kam prindërit e mi.

-E ke gabim, i tha Luli. Ndonjëherë njeriu i ngjan më shumë atij që do. Ja, unë i ngjaj më shumë vjehrrit p.sh.

-Nuk është e vërtetë, i tha Aldo. As e kam dashur fare vjehrrin në fakt, se nuk e kam njohur fare.

-Po mos ki merak, i tha Luli. Unë nuk i shikoj këto gjëra.

-Nuk i shikon ti, po i shikon Doktori, tha Aldua. Dua t’ia bësh të qartë që unë nuk kam lidhje fare me të. Dhe e kam dënuar veprimin e tij më 97-ën.

-Nuk i them dot, tha Luli, se më kujtohet vjehrri im, dhe ai me armë në dorë kundër Doktorit ka qenë.

-Po si t’ia bëjmë që ta përgënjeshtrojmë këtë lajmin, tha Aldua? Kjo është e rrezikshme tani, se janë këta të rinjtë që kanë ardhur në PD, që nuk mi njohin meritat dhe mund të më turren për këtë çështje.

-Sa të jem unë këtu nuk të gjen gjë nga biografia e vjehrrit, i tha Luli. Vetëm shiko mos bën ndonjë gabim vetë.

-Të faleminderit shumë, i tha Aldo. Kam shpresë që dhe Bujari do ta respektojë këtë gjë, se e ka pas shef Zhulalin.

-Ka shumë respekt, tha Luli. Më ka treguar një ditë që nuk ia harron kurrë kur e mori për herë të parë në punë. U paraqit Bujari me mbiemrin Mehmeti. Pasi u bënë verifikimet, doli që kishte qenë vullnetar për mbrojtjen e bustit të Enver Hoxhës dhe sipas nenit 24, fraksion 1, nuk mund të punonte në administratë. Atëherë i sugjeroi vetë të ndryshonte mbiemrin. Shkoi e bëri Nishani dhe filloi punë. Dhe Zhulali nuk ia tregoi njeriu.

-Epo mire, tha Aldo. E paska dhe ai një sekret. Shpresoj të kalojë pa pasoja kjo furtunë. Nuk ma kishte prerë mendja të më hapte kaq shumë telashe pas vdekjes vjehrri.

-E di çdo të thotë kjo, tha Luli. Unë e kam ende gjallë dhe më hap telashe.

4 komente në “Aldo sqarohet me Lulin për biografinë e vjehrrit”

  1. "BALASHI" says:

    E po te krahasosh budallain Xhafer Isufi nga Rexhini me Safet Zhulalin ky eshte kulmi…

  2. Bilbil Rushiti nga Gremshi says:

    Hahaha, sa bukur e ka bere Bujari. Nderroi mbiemrin dhe shpetoi biografine. Se ai, si secili prej nesh, duke qene se merr mbiemrin e babait, ka edhe te drejten ta ndroje mbiemrin me lehtesi, se fundja babai edhe nuk i dihet se kush ka qene i verteti. Ka plot kopila bota. Mbase Bujari ka pas ndonje arsye, apo si i thone ndryshe, indicie. Po qofte edhe per qef. Hallall.

  3. mimoza tufa says:

    jo mbiemer jo emer qe te ndroje jari por edhe lekuren ai mbetet nje .. c.te them kam frike se nuk ofendohet gomarit veri samarin e kalit prap gomar duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje