Më në fund u arrit paqja e madhe. PD-ja kishte mbi dhjetë vite që nuk pranohej anëtare e Partive Popullore. Shkaku ishte Genc Pollo. Kur u shkri bashkimi i Partive Demokristiane 15 vjet më parë dhe u themeluan Partitë Popullore Europiane, Pollo ishte në luftë me Doktorin. Në Gjermani kishte njeriun e zemrës që e mbështeste, Halla Dorin. Së bashku ia dolën t’i mbushnin mendjen Partive Popullore që të mos e pranojnë PD-në anëtare, por t’i japin statusin e vëzhguesit, të njëjtin status që i dhanë dhe partisë së Pollos.
Kështu për rreth 13 vite, PD-ja ishte e varur prej Pollos në raportin me Partitë Popullore. Pollo e përdori këtë për tu afruar me PD-në, për tu bërë minister, deputet e kështu me radhë deri në vitin 2013. Doktori nuk guxonte as ta hiqte nga minister, megjithëse ishte simboli i të korruptuarit. Shkaku ishte gjithmonë Halla Dori dhe Partitë Popullore, me të cilat Pollo bënte presion.
Ky presion vazhdoi dhe pasi erdhi Luli. Pollo vazhdoi t’i bëj presion për të mbajtur njerëzit e tij në PD-në e re. Kështu Luli u detyrua të mbaj Ennon me dy n, Tritanin, kryetarin e Korçës etj.
Por më në fund Kunati ia gjeti anën. Një ditë u nis vet drejt Halla Dorit dhe e takoi. i qau hallin dhe i tha që Luli nuk është si Doktori. Është i ri, i bukur dhe i dashur.
-E dua me prove, – tha Halla Dori. Nuk para iu besoj ju të Berishës.
Dhe kështu u bë. U nis vet Luli, takoi Halla Dorin. Pas kësaj situata ndryshoi. Halla Dori i tregoi gjithë arkivën e letrave të Gencit kundër Doktorit, që nga fakset e vitit 1999 e deri më 2015-ën. Kjo shkaktoi dhe sherrin e Jozit me Halla Dorin.
Luli u betua se nuk ishte si Doktori dhe se do të bënte çfarë të kërkonte ajo.
Kështu u hap drita jeshile dhe Luli u pranua në Partitë Popullore.
Kur e mësoi lajmin Glori u gëzua shumë.
-Na shpëtove, – i tha Lulit, se tani kur të shkojmë në mbledhje mund të ulemi si gjithë të tjerët. Me Doktorin torturohesha, se prisnim të bënim foto në korridor.
-Na shpëtoi Genci, – i tha Luli. Po të mos ishte ai, akoma vëzhgues do ishim.
-Po të mos ishte ai, do ishim anëtarë me kohë, – tha Glori, po hajt. Me kaq qoftë.
tani shpetuam do hapet q,,,,,, lulashi ja hodhi sali bajges
Shkërdhatllëqe Shqiptare!
Ky eshte nje sukses I Lulit ne raport me Saliun. Se e kuptojne kete gjermanet, qofshin edhe kurva apo kurvare, qofshin komuniste apo fashiste, se nuk mund te pranohet injoranti I Vicidolit ne ndonje grup partish, perpos asaj te deleve dhe dhive.