Reagimet në opozitë pas ngjarjes në Laç

5 Shtator 2015, 18:44Antena TEMA

Pas lajmit se deputeti socialist i Laçit ka qëlluar mbi katër persona, Partia Socialiste reagoi zyrtarisht duke e përjashtuar deputetin nga Grupi Parlamentar.

Pas këtij vendimi, plasi debati për cilësinë e kësaj mase nga opozita. Kunati arriti të mbledhë opinionet e shumicës së njerëzve kryesorë të opozitës për këtë çështje.

I pari reagoi Berisha.

Ai e quajti ndëshkimin, një farsë të Edi Ramës dhe kërkoi që populli të rrëmbejë armët e t’i tregojë vendin. Sipas Berishës, ngjarja e Laçit është bërë për të tërhequr vëmendjen nga aksioni i tatim-taksave, por kjo qeveri nuk do ketë kohë të mbledhë taksat, se populli do ta përmbysë.

Pas tij reagoi Lul Basha.

Ai kërkoi që populli të ngrihet në protesta, t’i tregojë vendin qeverisë. Pas një takimi me Murat Bashën, ai mori siguri për një repart special samurajësh që do të jenë në pararojë të këtij revolucioni të dhunshëm. Ata do të përdorin shpata të vjetra trofe, që nuk quhen armë zjarri dhe nuk të kap ligji.

I treti reagoi Ed Paloka.

Ai kërkoi që vëllezërit Cali të hetohen për dyshimin pse e kanë kursyer deputetin Prenga, kur kishin gjithë mundësitë ta vrisnin. Sipas Palokës, në këtë histori ka një pazar dhe duhet zbuluar. Për këtë, ai ka lënë një takim në burg me gjeneralin e Babrrusë, të kuptojë se ku fle lepuri.

E katërta reagoi Jozefina.

Ajo kërkoi që Vahina të shpallet zonë krimi dhe të mos shkelet nga askush, derisa të rrëzohet kjo qeveri antipopullore. Sipas Jozit, kjo qeveri po e ndan plaçkën me dhunë dhe “ne duhet ta përmbysim”.

Pas saj reagoi Strazimiri, i cili e quajti Prengën bashkëpuntor të Ben Ndokës. Sipas Strazimirit, grushtat e Prengës mbi Edi Palokën ishin paralajmërim i grushtave mbi të në sallën e Kuvendit. Ndaj, ai duhet dënuar jo vetëm si autor krimi, por dhe si frymëzues krimi.

Ndaj situatës reagoi dhe ish-deputeti i Laçit, Pal Dajçi, i cili ka qenë deputeti më jetëgjatë i zonës.

Dajçi tha se situata ka dalë jashtë kontrollit, qyshkurse PD hoqi dorë prej tij si deputet. Që atëherë, tha Pali, bodigardët dhe shoferat e mi u shpërndanë ca me PD-në e ca me PS-në, dhe rrihen me njëri-tjetrin. “Sa isha unë,  i kisha vetëm për të vënë flamujt në takime dhe për të thirrur “Poshtë Fatos Nano” kur bëhej miting”.

Kaçi dha shpjegimin më të gjatë dhe të plotë.

Ai kërkoi nga socialistët që të përjashtojnë nga partia Edi Ramën, me arsyetimin se ai ka inkriminuar shoqërinë shqiptare. Kaçi e ilustron këtë me rastin e tij.

“Të dashur miq, shkruan Kaçi. Ju më keni parë mua që rri nga mëngjesi në darkë me një deputet të Laçit, që është akuzuar për vrasje më 23 qershor të 2013-ës. Edhe pse unë vij nga Parisi, rri me një njeri të thjeshtë dhe të fortë nga Laçi, për shkak të Edi Ramës. Ai po na inkriminon dhe depersonalizon çdo ditë. Unë jam i detyruar të rri nga mëngjesi në darkë me një laçian, vetëm e vetëm që të shpëtoj nga dhuna e Edi Ramës. Me atë ha mëngjesin, drekën, darkën, ai ma blen kostumin e parlamentit dhe më paguan çdo shpenzim, me kusht që unë të mos kem frikë Edi Ramën. A nuk është ky një krim? Deri kur shoqëria jonë do të durojë pushtetin e të fortëve të Laçit për shkak të Edi Ramës? Po të mos kish vënë ai në listë Prengën, as ne nuk do kishim deputetin e Laçit dhe kështu unë do isha njeri më i lirë. Por këtë situatë e kemi peshqesh nga Edi Rama. Ndaj iu bëj thirrje socialistëve të ndershëm, të mblidhen e të përjashtojnë Edi Ramën.

Pas kësaj, unë jam gati të vij përsëri aty”.

Por, i vetmi që dha një shpjegim logjik pse socialistët e përjashtuan nga grupi Prengën, ishte Genc Ruli.

-Unë mendoj se ai e meriton këtë ndëshkim, tha Ruli. Ata e kishin marrë në parti për qitës të zotin, ai qëllon kot më kot dhe plagos katër vetë pa vrarë asnjë. E ka merituar plotësisht të përjashtohet, përderisa e kanë marrë për të vrarë dhe ai përfundon në plagosje.

2 komente në “Reagimet në opozitë pas ngjarjes në Laç”

  1. Zeqo Pilafi says:

    Genc Ruli, kunadhja e PD.

  2. Adil Ajeti says:

    Nuk e kuptoj prokurorine se çfar duhet te kete me shume per prove se sa thirrjet ti kapim armet dhe ta permbysim qeverine dhe shume sharje e fyerje qe as te semurit psiqik nuk i lejojne vetes,por sidoqofte PD drejtohet nga nje i tille qe quhet sali berisha i cili perdor çdo gje kunder EDi Rames edhe kur rrufeja gjuan fajtor Rama edhe kur korenti mbyt dike fajtor Rama edhe kur xeni ndahet nga gruaja nene e tij fajtor Rama e shume te tjera,pasaj edhe vete Rama dhe qeveria nese nuk ndeshkon kercenuesit qe bejne foto si boksera ateher vertet nje dite do ta provojne revolucionin sepse kjo pjelle e keqe e provoj edhe diten kur u vra Azem Hajdari ku me arkivol mbi supe thyen dhe plaqkiten çfar gjeten,plagosen dhe vrane edhe ushtaret e gardes,shapllen sali berishen mbret por qe nuk i zgjati me shume se nje ore,prandaj duhet pjerdhe ne dru kete kategori plehrash dhe kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje