Murati shpjegon arsyet përse u tërhoq nga heqja zvarrë e Ramës
Samurai kryesor i opozitës, Murat Basha, u tërhoq nga thirrja për të marrë zvarrë Edi Ramën. Në sqarimin e tij zyrtar, nuk thuhet qartë shkaku i kësaj tërheqje. Por burime afër tij bëjnë të ditur, se arsyeja e parë ka qenë profesionale. Sipas Muratit, në sportin e tij të samurait, nuk ekziston opsioni i tërheqjes zvarrë të kundërshtarit, por vetëm ai i nguljes së shpatës në bark.
Arsyeja e dytë ka qenë politike. Murati përfaqëson vijën e kryetarit të PD-së, e cila për momentin nuk është e fokusuar tek kryengritja ose heqja zvarrë, por tek edukimi i qeverisë që të sillet mirë.
Arsyeja e tretë ka qenë fizike. Sipas llogarive që bëri Murati, Edi Rama është shumë i gjatë dhe nëse i binte Muratit ta tërhiqte, mund të turpërohej se nuk e tërhiqte dot.
Arsyeja e katërt është se e ka mbiemrin Basha.
Zbulohet përgjigja e Ronaldos për aktoren Gixhari
Një aktore që është e njohur si fotomodele në Shqipëri, ka postuar një foto provokuese me rastin e ardhjes së Ronaldos në Shqipëri. Aktorja ka një njohje të vjetër me të, pasi kur erdhi herën e parë Ronaldo për të luajtur tek “Qemal Stafa” me Gramozin e Ersekës, u fikën dritat dhe ai shkoi tek dhomat e zhveshjes. Aktorja kishte zënë pritë tek shkallët sipër hyrjes tek dhomat e zhveshjes dhe kur ky kishte kaluar, i kishte hedhur një zarf me fotot e saj.
Tani që Ronaldo u rikthye, aktorja postoi në Facebook fotografinë që i ka hedhur atëherë në zarf.
Sipas gjithë gjasave, Ronaldo e ka kapur sinjalin dhe i ka kthyer përgjigje me një kod sekret aktores shqiptare. Ai është parë në stërvitje duke dalë nga fusha dhe kur hyri tek tuneli i dhomave të zhveshjes, ka kruajtur pjesët intime si sinjal për aktoren. Fakti që këtë e ka bërë në të njëjtin vend ku ajo i hodhi zarfin me foto, është e sigurtë që është sinjal për të. Tani pritet sinjali i dytë, se ku do t’i lërë takimin.
Pacolli me Fevzon do përsërisin udhëtimin me charter
Behxhet Pacolli ka deklaruar se udhëtimi i tij me charter për në Danimarkë së bashku me Fevzon, i solli fat Kombëtares shqiptare. Në një status në Facebook, Pacolli shpjegon se fati erdhi për shkak të vendimit të tij për të qenë pranë ekipit kombëtar me Fevzon.
Që kjo gjë të përsëritet, Pacolli ka vendosur të marrë Fevzon me makinë në Prishtinë dhe sot të vijë me të me charter në Tiranë. Në këtë udhëtim duhet doemos dhe Tik Llalla, që të mos quhet udhëtim i paligjshëm. E vetmja pengesë është se Fevzua do të këshillojë sot De Biazin për formacionin dhe mund të vonohet. Po ashtu, pritet të takoj vet Ronaldon, për t’i lënë një takim me aktoren Gixhari.
Shtëpia e “Babë Myslymit” pushtohet nga tatimorët
Shtëpia e Babë Myslymit në Pezë i ka rezistuar pushtuesve italianë dhe gjermanë. Aty kanë fjetur dhe jetuar personalitete të larta të vendit, përveç Babë Myslymit, siç është Mustafa Gjinishi, Abaz Kupi, Haxhi Lleshi, Enver Hoxha, Spiro Moisiu, si dhe dekadën e fundit Edi Rama.
Por ja që atë që nuk ia bënë gjermanët, ia bëri Edi Rama. I dërgoi befas një skuadër tatimorësh dhe i futi një gjobë 500 mijë lekë të vjetra. Pas kësaj u hap debati nëse xhirua në lokal është për biznes të vogël apo të madh.
Zgjidhjen e dha vetë Dashi:
“Pavarësisht se ne kemi strehuar si shtëpi njerëz të mëdhenj, ata kanë jetuar si njerëz të thjeshtë dhe të zakonshëm, ndaj dhe e mbajmë si biznes të vogël. Kur ta bëjmë biznes të madh, nuk do ta quajmë shtëpia e Babë Myslymit, por Pub Myslymit”.
Fevzo dhe paqolli jane martosur bashke?
Olta eshte tifoze kuqe e zi dhe Ronaldo me pas shans te takohet me te duhet te beje autogol, ne te kundert te haje mut, se Gixharin e kena me te mire se ate rusen pa bythe qe kishte te dashur, Irinen.
Po deshi po s’deshi,le te masturbohet t’u pa fotot e Oltes.
ky basha murat eshte nje komplet idiot…