Letër nga Gusmari për Kunatin

8 Shtator 2015, 18:09Antena TEMA

I dashuri shumë, djali i Xhafës!

Jemi mledhur si fshat, e kemi tërë ditën që vrasëm mendjen kush ia çoi Lulit fotot me hashash nga fshati ynë. Jo se duam ta mohojmë që s’kemi mbjell hashash, por si punë me zarar që është, thamë të merrnim masat kush na e nxjerr llafin nga fshati.

Muarëm ëmrat e gjithë atyre që zbritën me furgon dje në Tepelenë, mos kishin bërë ndonjë foto, por nuk dolli gjë. Ata pak vet që zbritën, kishin hallet e tyre për të gjetur ndonjë Pazar, ta heqin qafe atë pak mall që kanë. Në fshatë nuk ka njëri internet, se helbete, mbajmë telefona të lirë, nga ata që përdoren e hidhen se i përgjon policia. Nga ato veglat intiligjente që keni ju nuk ma njeri këtu, se ato kushtojnë aq sa na bën droga.

Pasi u mlloisëm, i hymë punës të xbërthenim sojin e secilit në fshat, se kjo punë soisëzësh është.

I vetmi sua spiunësh në fshat nga të dy degët, dhe nga nëna dhe nga baba, na del ti, ndaj dyshojmë se njerëzit e tu këtu në fshat ta kanë çuar foton.

Kjo gjë lehtësoi çik, pasi të paktën me këtë rast, siç thomi ne nga ana jonë, mbyllet një derë, jo dy dyer. Ka gjet soji sojin dhe me këtë rast dhe vajza jonë ka gjet sojin e vet tek burri që ka marrë.

Siç e di dhe ti, po më mirë Xhafa, ne nga fshati jonë kemi pasur qëmoti një llaf që si fshat, gomarët, dhëndurët dhe nipërit nuk na dalin të mirë.

Në këtë rast, gomarët nuk kanë faj, se po punojnë. Nipi dhe dhëndri na kanë prerë në besë dhe na kanë spiunuar publikisht.

Po për një gjë na vjen keq. Ne kemi mejtuar se Xhafa na spiunonte në kohën e qoftëlargut, se e kishte detyrë partie si kapter që ishte. Ky spiunimi vullentar që po na bëni si familje nashti që kemi mbjell dhe ne ca rrënjë hashashi si gjithë bota, tregon se shumë spihuna të asaj kohe nga soji juaj qenkan bërë me dëshirë të atillët, jo se ua ka kërkuar partia.

Sa ishte me partinë, na spiunonte në degë. Pastaj u bë me Vebiun meqë ishte dhëndër i tij dhe na mori gjithë lekët, tani na la fukara pasi qeverisi tetë vjet dhëndri i tij dhe s’na lë as të mbjellëm ca rrënjë hashash, të përtërijmë kopenë vitin tjetër.

E di që s’para u kuqen sytë nga këto llafe, po një burrë që e lë veten ta përdorë gruaja për të nxjerrë inatet dhe në fshatin ku ka lindur, nuk është burrë po palo burrë.

Në të rëntë ndonjëherë rruga këtej, i kemi dy fjalë me ty dhe Xhafën. Kurse atë dhëndrin nuk e ngacmojmë, se i del e i tepron mavriut që është dhëndër në sojin tuaj.

Të fala nga gusmariotët

4 komente në “Letër nga Gusmari për Kunatin”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Antena’s M.

    Sa bukur
    E ke sajuar
    E ke penën
    Të bekuar.

    Qysh ja bën
    O i uruar
    Ke një mënde
    E dy duar?!

    Java shtatë
    E ti gjashtë
    Sa me grurë
    Sa me kashtë:

    Sapo lajmet
    Nis e dalin
    Ti qëndis
    Editorialin.

    Sapo lajmet
    Feksin Temën
    Fët e Fët
    Kërren Antenën.

  2. Gjonoshati says:

    Mero, bir, të ndrittë pena
    Lart më lart të shkojë Antena,
    Mero, me humorin tend
    More labi gjithë mend
    Ve në lojë ca “legena”
    Zullumqarë e shpirt qena,
    Bjeru, mos t’u lodhtë pena
    Ku u dhëmb e ku s’u dhëmb.
    Se rrit avenirin tend.

    Përshëndetje miqësore pa kursim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje