Pas deklaratës së Doktorit në Kuvend, se ai nuk i ka borxh asnjë prostitute, Kunati u shokua. Ai po dëgjonte për herë të parë që Doktori ka qenë korrekt dhe me prostitutat, si me gjithë të tjerët.
Por, pranimi i faktit që ka qenë korrekt me prostitutat ngrinte dyshime mbi moralin e tij. Të gjithë e kanë pas ditur atë njeri që nuk e tradhton kurrë gruan dhe nuk shkon me prostituta.
Për të mësuar më tej sesi e kanë përjetuar të tjerët këtë gjë, Kunati mori një sërë përshtypjesh nga njerëz të afërt të tij në familje dhe në PD.
Zeni: Tani me këtë deklaratë jam i qetë, se më çmendën njerëzit duke më thënë nga ke ngjarë ti, si s’i ke ngjarë babit. Babit pra i kam ngjarë. Vetëm se ndryshe nga ai, unë i paguaj më shumë se çfarë vlejnë.
Gita: Mendoj që ka ndonjë keqkuptim. Babi nuk shkon kurrë me lekë, por e ka në kuptimin figurativ me ato gratë që ia kanë dredhur politikisht në PD.
Topalli: Nuk di çka me thënë konkretisht, por di me thanë parimisht se jam e bindun se askujt s’i ka borxh. Veç i kan borxh.
Luli: Unë mendoj se kjo tregon një tjetër dimension si njeri mendjehapur për Doktorin, të cilin duhet ta vlerësojmë. Sinqeriteti dhe transparenca janë në themel të punës sonë. Edhe në këtë rast duhet të marrim shembull.
Bregu: Nuk ka nevojë të pish gjithë fuçinë për të parë sesi është vera. Doktori duket që është korrekt në çdo veprim. As që e kam vënë në dyshim, që dhe në këtë pikë korrekt do ishte.
Mesila: Nuk mendoj se këtu lajm është korrektesa. Këtu lajm është që ne nuk e kemi ditur që kishte këto prirje. E kemi paragjykuar kot.
Bode: Tëmën e s’ëmës, mua më bënte namin për dy leka po t’i harxhoja kot, tani del që ky s’kursente leka për asgjë.
Ristani: E kisha kuptuar se diçka nuk shkonte disa herë që e kam takuar. Donte të më hapte një muhabet si privat ngaqë mendon se unë marr vesh nga kjo puna e prostitutave, por s’ka pas konfidencë me mua. Kam frikë se do ketë paguar mbi 110 euro dhe do ketë prish tregun, se ai s’merr vesh nga çmimet.
Ruli: E ç’na gjeti belaja me këtë njeri. Dhe për një gjë që mendonim se ishim të pavarur prej tij, e paskemi pas gabim. Tani e kuptoj pse kur i jepnim ndonjë dashnoreje ndonjë dhuratë, na e përplasnin në fytyrë dhe na thoshin “o lekët, o i thashë Doktorit”.
Po pse masturbimi eshte i ndaluar valle?
Keshtu eshte kur flet si papagall, do kepusesh edhe kumbulla.
Keshtu esht kut je kryeprostitut…e mos i thoni doktor se fyeni inteligjencen e doktorve te vertet,ai esht antihuman.Ka vra njerez ka vra shqiptar.
Aieshte bere per t’u lidhur, eshte e kote qe e zini me goje . Maloku me i keq ne Shqiperi eshte i zhytur deri ne gryke me krime e hajdutlleqe, prandaj e ka humbur qetesine.
Po ndonje koment te Gri(gje)s ka?
Ia ka pgue ne natyre, ndaj dhe insistoi qe ta vinte kandidate ne Durres. Qe s’fitoi ishte faji i saj jo intij. Keshtu eshte i lare dhe me te.
Klienti korrekt i Prostitutave….keshtu duhet quajtur ketej e tutje Doktor Rrumpalla. Deklarata e fundit e tij do jete qershia mbi torte e gjithe hajvanlliqeve qe ka thene gjer sot Doktori Psikopat.Besoj se kur te dale nga politika ta kete nje vend ne estraden e Tiranes si aktor me te meta mendore.
Nuk me beri pershtypje deklarimi i zotit Berisha ne Parlament, per korrektesen e shprehur ne lidhje me mardheniet me prostitutat, sepse nga qe, nuk di se cfar te thote, i merr xhiro te shpejta motori, dhe keput kercuj dhe mufka si disa vite me pare kurr, ishte ne delirin e fitores personale. Ju drejtohej njerezve ne zona te ndryshme te Shqiperise, me keto thenie:ne Moker popull mokare, ne zonen e Verces popull vercare,ne Maliq popull panxhar i Maliqit, ne Korce ju karcare e shume te tjera. por me e forta ishte ne shkollen e femijeve me difekte shendetesore, zhvillim te paket dhe te vonuar mendor qe, kurr i pergezoj, ju tha:Jeni e ardhmja e Shqiperise! Pra ishte i bindur se, do ta shkatronte gjithe popullin dhe me te vertete ashtu ka ndodhur Nga bemat,sjellja, intriga, pabesia,grabitja e shtetit, krimet e pa zbuluara, ja arriti asaj qe thuhet:- Kola e tregon vete kaun, mos u lodhni kot! Ne akoma nuk jemi bindur, keshtu qe, aktori i madh i humorit, fieraku Fuat Boci, kishte te drejte kur pyeste popullin:-Doni me per Belulin?!!!!