Çdo 12 shtator demokratët shkojnë për vizitë tek busti i Azemit. Sa ishin tek godina e vjetër e PD-së ishte në rregull. Mblidheshin në oborr dhe shkonin vendosnin lule tek vendi 10 metra më lart.
Sivjet u komplikua çështja. Luli iku përfundimisht edhe nga Bashkia, edhe nga selia e vjetër. Demokratët e vjetër vazhduan të mblidhen në selinë e vjetër dhe prisnin Lulin të shkonte të vendoste lule.
Kunati ishte tek selia e re në SHQUP. Sipas zakonit, ai do merrte demokratët në oborr dhe do t’i çonte drejt bustit.
Ndryshimet e reja në PD dhe futja e njerëzve të Kunatit kishin ndryshuar tërësisht turmën.
Kunati doli dhjetë minuta para Lulit dhe takoi shokët e miqtë e vet që ka futur në PD.
-Duhet të ikim tek njëri që qenka vrarë si sot më 12 Shtator, u tha. Quhej Azem Hajdari.
-Ah po kam dëgjuar, – tha një djal i ri që është për marrëdhëniet me publikun dhe ngjan si një personazh i Portokallisë. Duhet të ecim gjatë me këmbë, se mesa di unë ai është vrarë në Qytetin Studenti, – tha.
-Jo e kundërshtoi tjetri. Atëherë shpëtoi ai. Nuk e vranë se kam pas babain në polici. Mbaj mend që thoshte “na shpëtoi qeni, s’e vramë dot”. Do jetë vrarë më poshtë.
Kunati filloi ta mendoj vet dhe iu kujtua se Xhafa në atë kohë e shante në shtëpi dhe përmendte Universitetin.
-Ore mos është vrarë para Universitetit? – tha Kunati, se më duket diçka kam dëgjuar.
Ndërkohë, ata kishin dalë në rrugë dhe po i drejtoheshin rrugës së Elbasanit. I arrin duke iu marr fryma Enno me dy n.
-Jo andej jo, – i tha. Në parlament. Azemi u vra në parlament, e mbaj mend shumë mirë. Më ka treguar dhe Genci madje.
Demokratët e rinj u qetësuan dhe u kthyen nga rruga drejt lulishtes së parlamentit ku do të ndërtohet xhamia.
U afruan tek dera e parlamentit.
Një ushtar i gardës u bëri shenjë të largohen.
-Do nderojmë Azem Hajdarin, – i tha Enno me dy n.
-Nuk punon sot parlamenti, – tha ushtari. Nuk ka Azem këtu.
Demokratët u vunë në siklet. Dy prej tyre kishin blerë ca lule plastike në duar dhe nuk kishin ku t’i vendosnin. Njëri zbuloi një bust në horizont.
-Shikoni! – tha, ja qenka ai busti atje. Azemi do jetë.
U nisën drejt bustit para Akademisë së Shkencave. Kur dolën para bustit ishin të pasigurtë. Burri në bust ngjante me Azemin, i shëndosh, por kishte pak mjekër.
-Ka pasur mjekër Azemi? – pyetën Ennon.
-Jo, jo, – tha Enno. Do jetë Teodor Keko ky. Ai mbante mjekër.
-Lëre se qenka Fan Noli, – tha Kunati që lexoi emrin.
Nuk dinin ku të shkonin. Kthyen kokën tek godina e vjetër e PD-së. Pallati i ri i Fevzos u ndërpriste pamjen, por dëgjoheshin thirrje “Azem, ti je gjallë”.
-Nga vijnë këto zhurma? – pyeti Salianji, Kunatin.
-O nga pallati i Fevzos, o nga pallati i Beharit, – tha Kunati, që e mban mend Tiranën vetëm nga lejet e pallateve.
-Ah po, – tha Enno. U kujtova. Këtu në parlament u vra, po nuk vdiq. Aty tek pallati i Beharit vdiq.
U nisën prap me këmbë ta gjenin ku binte. Pasi u rrotulluan pas pallatit të Fevzos u shfaq një strehë tek pallati i Beharit dhe poshtë saj memoriali i Azemit. Demokratët e vjetër ishin mbledhur dhe po e nderonin. Ndërkohë Luli arriti me Doktorin.
Turma u entuziazmua.
-Amaneti i Azemit ishte që Luli të bëhej kryetar, – tha një demokrat nga turma. Shpërthyen të gjithë në duartrokitje.
Demokratët e rinj panë njëri-tjetrin të çuditur.
-Paska qenë vizionar, – tha Salianji, që ngjan me atë të Portokallisë.
Hahaha, bajgat e PD erat
Po Grida nuk I ngjan asaj tjetres te portokallise, asaj qe eshte familje e madhe.
Qe ngjan me personazhin e Drejtorit te portokallise …
4 veta e shkaterruan Shqiperine: F. Nano Greku, Saliserb Berishovici,
Azem Katrani dhe Gramos Pashko Ziu …!!!! Mallkuar qofshin brez pas
brezi …!!!
Amin
Ore keta demokratet tane kaq te shashtisur dhe te crregullt jane sa te mos dine se ku u vra nje nga liderat e tyre? Si pretendojne per te qeverisur?
Dy vjet Rilindje dhe asnje personazh i ri ?!
Ha…ha…ha… e bukur kjo.