Si do të jetë raporti i OSBE për Doktorin dhe prostitutat

11 Shtator 2015, 19:33Antena TEMA

OSBE, si çdo ambasadë në Shqipëri, mbledh çdo mëngjes, çdo gjë që shkruan shtypi shqiptar dhe i mban aty për të hartuar më pas raporte analitike. Zakonisht nuk kanë kritere seleksionuese dhe mbajnë shënim gjithçka. Këtë e provoi dhe një lajm i botuar sot, për të cilin vetë OSBE bëri shpjegim se të gjitha ato i kanë marrë nga shtypi dhe nuk janë të tyre.

Kur dëgjoi këtë, Kunati u bë kurioz se çfarë do shkruhej një vit më pas tek ky raport i OSBE për lajmet e sotme në shtyp, sipas të cilit, “Doktori ka qenë korrekt me prostitutat”.

Ja një variant.

“Sipas disa burimeve të shtypit, ish- presidenti Sali Berisha dhe dy herë kryeministër i vendit, ka pas shkuar me prostituta dhe i ka paguar ato rregullisht. Burime nga parlamenti bëjnë të ditur se ai ka pranuar vetë, se nuk i ka mbetur borxh asnjë prostitute të shtyllës, dhe askujt tjetër.

Media ka zbuluar se djali i tij, Shkëlzeni, është i kënaqur nga deklarata, pasi dhe ai ka histori me prostituta dhe ndjehet mirë që në këtë pikë i ngjan babait. Ai ka shprehur rezerva vetëm tek pazari, pasi ai i paguan më shtrenjtë. Edhe politikane të rëndësishme gra, si Topalli, Doda apo Bregu, kanë shprehur simpatinë e tyre për korrektësinë e Doktorit, por dhe habinë se nuk kanë pasur mundësi ta hetojnë këtë hobi të tij.

Politikanë të tjerë si Ristani, kanë dëshmuar se ai ka tentuar disa herë t’i hapte atij një muhabet privat, ngaqë mendontë se Ristani ka përvojë në këto punë, por s’ka pas konfidencë dhe nuk i është hapur. Politikanë të tjerë si Ruli, mendojnë se ai mund të ketë bërë dëm serioz në këtë punë, duke mësuar prostitutat me para cash, ndërkohë që shumë ministra të tij kanë preferuar dhurata.

Ky zbulim ka shkaktuar debate dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti tejet kritik me Berishën, Erjon Braçe, që s’ka lënë gjë pa zbuluar për korrupsionin e familjes Berisha, mbeti i shokuar nga deklarata dhe duke vënë duart në mes, tha para Kuvendit: “Edhe atyre u paske dhënë lekë..turp! Këtë se prisja.”

Po ashtu, deputeti Taluant Balla e ka pyetur atë publikisht për çmimin, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit Leskaj, ka kërkuar të mbyllë fjalimin, pasi ajo më parë ka pas një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Skandali vjen si bombë në politikën shqiptare, pasi besohej gjerësisht se Berisha nuk e kishte tradhtuar kurrë gruan e tij. Me këtë deklaratë, mund të shpjegohet dhe rekrutimi i shumë femrave të botës së show-t në PD, të cilat rekrutoheshin si politikane, pas një karriere si këngëtare tallavaje dhe seksi. Po ashtu, janë shtuar dyshimet për investimin e tij personal për kandidaten për deputete të Durrësit, Grigja Dume, e cila u vendos me këmbënguljene  tij në atë qytet, edhe pse Basha caktoi një kandidaturë tjetër dinjitoze.

Zbulimi i ri i këtij vesi të Berishës, mund të prodhojë një imazh të ri për PD, si parti e hapur liberale dhe pa elementë konservator, siç mendohej që ishte Berisha. Pasuesi i tij vjen nga Holanda, një vend ku prostitucioni është legal dhe konsumi i hashashit është ligjëruar.”

P.S. Ky raport nuk pasqyron mendimet e OSBE, por është nxjerrë nga shkrime të botuara në datën 11 shtator 2015 në gazetën TemA. Më poshtë keni dhe  burimet:

http://www.gazetatema.net/web/2015/09/11/batutat-e-deputeteve-te-ps-se-per-prostitutat-e-doktorit/

http://www.gazetatema.net/web/2015/09/10/doktori-shokon-pd-ne-me-korrektesen-ndaj-prostitutave/

19 komente në “Si do të jetë raporti i OSBE për Doktorin dhe prostitutat”

  1. Psikopati, qe do te kopjoj z.Rama.Por ky legen mmund te jet vetem bire bushtre,as nene dhe as kurve,sepse meret me prostituta!Ju shofte raca pjelle e qelbur.

    1. Flori says:

      Opo saliu prostitute eshte per vete madje nga ato me te degjeneruarat po cti bejme ne qe e patem ate fat te zi ta kishim per gjith ato vite ne krye te vendit. Imagjino te perfaqsohet vendi jone nga nje njeri I degjeneruar si ai !! Dhe normale qe duke qene i tille drejtuesi i nje partie si pret te jete partia qe ai drejton ?!
      Te Mos flasim pastaj qe ishte dhe drejtes i familjes se tij..

    2. Kleo says:

      Po normale si te ndodhte ndryshe!
      Fundja ku do i harxhonte nje pjese te lekeve qe vidhte nga shteti! Popullit te shkrete i binte bretku duke punuar gjithe diten vetem e vetem qe saliu te kenaqej me prostituta dhe me pas kte hobi kaq fisnik tja line trashegimi dhe djalit te tij..
      Ne fakt lajme te tilla nuk na bejne me pershtypje fare,tr gjitha mund ti presesh nga nje plere si Saliu!

    3. Lul Shaba says:

      Po ky vetem me Lirine ka shkuar bre burre, tha Genc Ruli.

  2. Saliu eshte legen,do te kopjoj z.Rama. Ky bire bushtre meret me prostituta!?Turp i madh kush e ka drejtuar kete vend. Rama ka thene:Qe ska bire nene dhe bire kurve,o prostituta sali.

  3. osce says:

    OSCE padyshim qe duhet te perfshij ne raportin e vet keto fakte re pamohueshme qe dalin nga vete goja e sali berishes! Ne vend se te merret me pralla me mbret ben mire te perfshij gjendjen psiqike te doktorit i cili me mendjen ke prostitutat po e con pd-ne dhe vendin ne gallaten e vitit.

  4. meli says:

    Turp turp per kte lajm.ky qe u konsiderontE “burr shteti” tani na doli bir bushtre qe tradhtonka gruan e vet.sikur mos mjaftonin vrasjet qe I ka ber shqiptarve po lEket nga taksat tona ky I paska cu mE prostituta

  5. pagesa says:

    Si ka mundesi ke osbe-ja mund te raportoje per goja problematika ne zgjedhjet e fundit lokale si mosorganizim i tyre aq i mire, ne nje kohe ku serioziteti i polikes se partise demokratike kalon nga shtrati i prostitutave. Pra politike prostitutash kane bere dhe ne zgjedhje dhe raport duhet te perfshije dhe kete!

  6. hoteli says:

    Nese paryia demokratika dhe shqiperia eshte drejtuar gjithe keto vite nga nje njeri qe si pet sukses te vetem ka pagesen e sakte ndaj prostitutave, atehere osbe duhet ti qisi raporye te reja qe faktojne problematikat e zgjedhjeve me kurvllikun e sali dashnorit..

  7. intimi says:

    Organizata ne fjale tashme ka me ze dhe figure proven me te mire te bastardimit te ndertimit te shtetit dhe proceseve zgjedhore pasi me faljet e veta saliu pranon qe mendjen e la patur te jete vetem korekt me prostituat qe ka patur

  8. dashnori says:

    Sali berisha pervec dashnor i lirise mesa duket eshte dhe dashnor i prostitutave..per kte dhe ina ramen e deshte per prostitute bulevardi edhe pse i tha jo.urgjent kjo organizat duhet te raportoj per shkakun e vertete te degradim zgjedhor dhe politik ne shqiperi!

  9. proletari says:

    Epo dhe OSBE mesa duket i redakton raportet ke shqupi.Sepse nuk ka logjik tjeter,kur ajo behet njesh me mendjen e saliut dhe merret me prostitutat e saliut.Dhe osbe qenka bere si shqupi.

  10. sidriti says:

    Osbe na nxirrka raporte prostitutash te saliut?dhe sa seriozisht mund ta marrin shqiptatet raportin per zgjedhjet kur osbe u merrka me prostituat e saliut.Nje pytje per osbe,si i ka preferencat sala?

  11. borana says:

    Saliu ferkon duart tani; i bera te gjithe te vertiten rreth meje prape.O popull a nuk mjaftojne ato qe kemi degjuar deri tani per te kjo na cuditi aq shume??!!

  12. sumqina says:

    Kam vetem nje koment per kryeprostituten me emrin dhe mbiemrat e ndyr Grigja Suma Qina..esht turpi me i madh i ktij vendi qe pasi e shkerdheu ndertusi me syt byth kavanozi po e ferkon plakun me prostat ne krye te PD.Kjo shtremsir nga trupi dhe nga trut megjith mesimin qe mori ne zgjedhje duhet te merret prokuroria per mashtrimet dhe kurvlliqet.

  13. durrsakja says:

    Kryekurva Grigja Qina esht ajo qe e ndyu dhe po e ndyn perdit PD-ne. Po cti besh plakut qe ja ka ngref ne pleqri kjo baxhella e shtremt.vdes per pleq kjo Suma.

  14. ben says:

    Sa poshte ke rene o Mero Baze me keto shkrime te ndyra

  15. Peco says:

    Ndodh ndonjehere qe ‘Antena’ t’na beje per te qeshur, por kete radhe as per te qare nuk na bene me kete ‘humor’ mjeran.

  16. edison says:

    o mero d.m.th. ti keto 20 vjet ja paske fut kot e si te ka ardh per mbar me shkrimet e akuzat e tua e tani ne qe lexojm shtypin u dashka mos ti marrim seriozish ato qe thot shtypi dhe gjithashtu edhe ti si pjes e saj perderisa osbe qeka mbeshtet te shtypi jon i shkruar e qe paska bere gabim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje