Pas vendimit për të ngritur një komision paraprak për dekriminalizimin në PD, në krye të të cilit është vendosur Dr.Halimi, Kunati vendoi të marrë një takim kokë më kokë me të, për t’i shpjeguar ligjin.
-Ne kemi bërë një ligj të kujdesshëm, i tha Kunati. Prandaj duhet të jesh i vëmendshëm në interpretim.
Projektligji ynë, penalizon të gjithë ata politikanë që janë të përfshirë në veprimtari kriminale, por kemi dhe ne përjashtimet tona, të cilat i shërbejnë frymës së tolerancës që kemi për kundërshtarët.
-Mi thuaj ti di, tha Halimi.
-E para, projektligji ynë përjashton nga penalizimi figurat politike që kanë qenë dy herë kryeministra dhe dy herë president. Pse do thuash ti? Po kuptohet pse. Një njeri që ka qenë dy herë president në këto 25 vjet dhe dy herë kryeministër, është burrë shteti i vërtetë dhe çfarëdo që ka bërë, hallall e ka, se ky popull e ka votuar katër herë, dy herë për president e dy herë për kryeministër. Kështu që këtij i fshihet çdo gjë, vrasje, vjedhje shkatërrime… Çdo gjë tjetër.
Ne e kemi në parim, nuk e kemi për ndonjë person konkret. Koeçidencë është, që Doktori e plotëson këtë kriter, po nuk është faji ynë. Po të kenë dhe socialistët një të tillë, dakord jemi. Vetëm Enver Hoxha e plotëson këtë kriter, por ai ka vdekur. Kështu që jemi në rregull me këtë pikë.
-Shumë e qartë dhe logjike, tha Halimi. S’mund të dalim kundër vullnetit të popullit.
-Duke u përjashtuar ky nga penalizim, përjashtohet automatikisht çdo gjë që mund të dalë për djalin, vajzën apo dhëndrin e tij, pasi këto burojnë nga fakti që ai ka qenë në pushtet. Kjo buron jo vetëm nga parimi që kemi ne si parti, që nuk merremi me biografi, por dhe nga vet fryma e ligjit, që ia bën nul çdo përgjegjësi trungut kryesor të familjes.
-Shumë e qartë, tha Halimi. Dhe unë mbaj mend në klinikë kur më vijnë vajza të reja për të lindur dhe i pyes të kujt jeni. Më kujtohet si kanë lindur dhe aq lekë sa i kam marrë mamasë u marrë dhe këtyre, me përjashtim të rastit kur kanë Iphone ose Samsung.
-Pastaj kemi bërë një përjashtim të dytë. Të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria, që nuk kanë mundur të shkojnë në Gjykatë, nuk duhet të hapen më. Kjo, sipas parimit që po e mbajte kokën pas, pas do bësh.
-A, e bukur shumë kjo, tha Dr.Halimi. Më duket se e ka thënë shoku Ramiz këtë.
-S’e di, nga babi e kam dëgjuar, tha Kunati.
Me këtë parim ne shpëtojmë nga gjykimi Lulin dhe Fatmir Mediun. Kjo ka shumë rëndësi, pasi vë në provë pushtetin, a e ka me Lulin këtë dekriminalizimin apo e ka për parim. Plus kësaj, duhet të ndajmë në projektligj përgjegjësitë që kanë ministrat për afera korruptive dhe vrasje për shkak të korrupsionit. Duhet t’i përjashtojmë nga penalizimi. Korrupsioni është një ves njerëzor individual dhe nuk mund të fajësojmë ish-ministra për gjëra të tilla. Nuk jemi polici e veseve.
-E qartë, tha Dr.Halimi.
-E treta, duhen përjashtuar nga ligji njerëz që janë dënuar si ish-gjyqtarë për korrupsion. Ti e di ç’të bëjnë njerëzit në gjykatë, të fusin me zor lekët në xhep. Duhet ta shmangim këtë gjë, pasi kështu marrim më qafë gjithë dynjanë. Ç’faj ka Ristani se i ka çuar në shtëpi një biznesmen 20 mijë dollarë për një hall të tij. Sikur qe halli i Ristanit. Dhe Doktori me Gazideden janë nxituar që e kanë arrestuar. Por tani Doktori ka reflektuar dhe është dakord të mos futet në ligj.
-Shumë mirë, gjë e pjekur kjo, tha Dr.Halimi.
-Dhe të përjashtojmë dhe personat që dënohen tani nga gjykatat. Kemi raportet ndërkombëtare, që gjykatat janë të korruptuara. Si do quajmë dënim ne, dënimin e Xhelal Mziut? Në asnjë mënyrë. Të rregullojnë njëherë gjykatat, pastaj shikojmë.
-E drejtë dhe kjo, tha Dr.Halimi, po mu bënë shumë. Më thuaj kush lejohet të dënohet nga tanët.
-Me emra tamam do biem dakord me Lulin kë do heqim nga PD-ja. Kur ta kemi listën, ta sjell. Tani për tani kemi këta që nuk duhet të dënohen.
-Shumë mirë, tha Dr.Halimi. Kjo është gjë serioze.
Gjerat ‘serioze’ per njeres ‘serioze’. Dr. Halimi esht njeri serioz prandaj Partia e ka emerue n’detyr
Po Halimin kush e pastron? Apo e pastron gruaja! Hahaha.
Une mendoj se duhet denuar vetem nje: KUNATI
Te qafsha moj shege se na mbeti plenci varur.
Ky diskutim te kujton menyren se si kryhen tenderat ne Shqiperi. Formulohet ne menyre te tille qe fitimtar te dale ai qe ka paguar shumen me te madhe nen dore!