Më në fund Kunati e kuptoi se diçka nuk po shkon mirë. Ndërsa ai ka urdhëruar RD-në të mburrë çdo ditë raportin e OSBE-së, Doktori është tërbuar me raportin dhe i është turrur OSBE-së. Kjo ka ftohur më tej marrëdhëniet e Lulit me Doktorin. Luli i ka bërë disa telefonata nga Brukseli dhe Doktori nuk ia ka hapur. Pastaj i ka bërë sms, i ka thënë, “jam Luli, ma hap”, po Doktori i ka kthyer përgjigje “nuk i hap telefonatat nga Brukseli”.
Kjo e ka shqetësuar Lulin, i cili i kërkoi Kunatit si ta rregullonin këtë punë.
Kunati i hyri punës seriozisht. E kontaktoi dhe njëherë atë djalin që ka bërë raportin dhe ia qau hallin.
-Si ta bëjmë të shtojmë ndonjë gjë dhe për Lulin, i tha, që të mos bjerë në sy që e kemi porositur ne, se është bërë Doktori tym.
-Po çfarë të shtojmë, tha ai djali. Pastaj duhet të bëjmë prapë sikur na rrodhi, por s’e marrin më ata që e morën…na komplikohet.
-Rëndësi ka ta fusim diçka, tha Kunati, se e zgjidhim pastaj si do ta botojmë.
-Po mirë, po fus ndonjë gjë për lejet e Bashkisë, tha ai. P.sh, të themi që Kunati i tij merrte 20 përqind për çdo zbardhje leje. Deri tek zbardhja gjithçka ishte në rregull, pastaj për ta zbardhur duhet të shkoje tek zyra e Kunatit e të paguaje 20 përqind.
-Jo, për mua jo, tha Kunati. Themi që i merrte ky shefi i Urbanistikës.
-Po na duhet referencë nga shtypi, tha ai djali. Për ty kanë thënë në shtyp.
-Po s’ka gjë, ia fusim atij të Urbanistikës, tha Kunati. Dhe mos e bë 20 përqind po 10, se i ngrihet mendja Zenit, thotë paskeni grirë dynjanë.
-Në rregull, kaq e bëj unë, tha ai djali. Shtojmë dhe që gjithë tenderat e Bashkisë i ka bërë me Megatek, ndërsa gjithë eventet me ortaken e gruas, Odetën.
-Fute dhe këtë, tha Kunati. S’u bë qameti.
-Në rregull, tha djali i raportit. Tani do bëjmë sikur pjesën për Lulin se kush e kish hequr, por media e zbulon. Kështu dhe i peshkojmë.
-Shumë mirë, tha Kunati. Të paktën të qetësohet Doktori, se i është mbushur mendja që e ka bërë Luli dhe nuk na flet më. Është bërë tym fare.
-Unë s’i kam thënë njeriu, tha djali. Vetëm nëse e ka kuptuar vetë.
-Nuk e di, po është bërë shumë keq. Jozefina shan lartë e poshtë, thotë “spiunët kanë kallxu Doktorin”.
-Do bëj diçka, mos u mërzit, tha djali që bën raportin. Vetëm se dua të flas me ambasadorin, mos mërzitet ai.
-Jo, jo se i thotë Luli, mos ki merak, i tha Kunati. Ah, prit se harrova. Shtoni dhe ndonjë gjë për Mediun. P.sh thoni që i ka futur lekët e Gërdecit tek një kompani agro-biznesi në Vorë, se e ka thënë Ilir Meta, e ka media.
-E fus mo e fus, por nuk e dëgjoj dot në telefon pastaj. Po hajt për hatër tënd po e fut, po s’ka kuptim, se atij i ka vdek Sabriu. Luli e ka gjallë Doktorin.
-Fute të shpëtojmë. Të dukemi dhe ne si shokët, tha Kunati, se na mbytën.
si shum po i han bytha kunatit.
Doktorri ska lene gje pa bere…kunatit i haka bytha… ik more pirdhu ti me gjith Cecen Sali Vocitolin