Kunati në hall me ligjin e dekriminalizimit

22 Shtator 2015, 19:27Antena TEMA

Një konflikt i madh ka nisur mes Zenit dhe Kunatit për ligjin e dekriminalizimit. Zeni ka dyshime se Kunati po tenton të fusë marrjen e shenjave të gishtërinjëve për deputetët, ngaqë kërkon të djegë Faten. Plani që i është ngulitur Zenit në kokë, është i thjeshtë. Luli bën si radikal dhe kërkon të merren shenjat e gishtërinjëve të të gjithë deputetëve, ndërkohë që ato janë tek pasaportat në Ministri të Jashtme. Atëherë do të lindë nevoja të verifikohet arkiva e Ministrisë së Jashtme. Nëse ajo verifikohet, del që Fatja ka pas një herë dhe mbiemër tjetër, më të gjatë se ky që ka. Nëse del kjo, atëherë Fatja digjet nga politika.

Këtu pritet të nisë dhe kriza. Siç e njohin të gjithë Faten, ai nuk mund të rrijë pa folur, dhe do t’ia nisë.

“Më erdhi Zeni në zyrë, më tha kam një mik që dua të më ndihmosh. Do bëjmë një punë bashkë në Vorë. Unë nuk e dija që miku ishte Misha. Për sy të ballit nuk e dija. Kur e mora vesh, unë i thashë Zenit duhet të flasësh me babain për këtë gjë, se ai nuk e ka qejf”.

-E ka, e ka, më tha. Ishte keqkuptuar më parë që e sulmonte. Nuk mu nda dyzet ditë në Ministri sa i dhashë dhe zyrë atje dhe mbylli gjithë letrat. Dhe më tej do të tregoj si e bënë biznesin e dytë në Rinas me fishekët kinez… Pra me një fjalë shashka e Lulit do të përdoret kundër meje.

Kunati e dëgjoi i trembur gjithë skenarin që kishte paranojë Zeni dhe i ra në gjunjë duke iu përbetuar që nuk i kishte shkuar kurrë në mendje kjo gjë.

-Atëherë tërhiqu, i tha Zeni.

-Po është vonë tani, i tha Kunati. Do tallen gjithë dynjaja me ne.

-Nëse nuk tërhiqeni, nuk e keni me Faten, e keni me mua, tha Zeni.

-Po sikur t’ia blejmë atë partinë, i tha Kunati? Çe do ai atë parti kot. I japim ca lekë dhe ia blejmë. Vëmë një kryetar tonin dhe ai merr ca lekë e ikën vetë nga politika.

-Po të jetë për të blerë, ai ka Gon Dukën, pse do na e shesë neve, tha Zeni? Puna jote është të mos më nxjerrësh mua në pritë, duke bërë sikur lufton Faten.

-Të përgjërohem që nuk ta kam me të keq, tha Kunati, por na ngeci në dorë kjo punë se na e futi në mendje Kaç Islami, dhe testin e drogës dhe këtë. Tani nuk tërhiqemi dot. Kaçi thotë që Ramën e kapim, se e ka pas emrin Edvin, e ka bërë Edi, ndaj i futëm shenjat e gishtërinjëve.

-Gjeni mënyrën të tërhiqeni, tha Zeni. Ndryshe nëse Fatja digjet për këtë shkak, atëherë jeni duke bërë lojën e Edi Ramës. Po mos mendoni se do ta kaloni lehtë.

-Dakord, po tërhiqemi, tha Kunati. Po e lëmë në projekt, që të verifikojmë a i kanë gjithë gishtërinjtë në rregull deputetët. Kush e ka prerë, të quhet i dyshuar.

-Kjo po, tha Zeni.  Kështu ka kuptim, mund të dalë pa lagur. Dhe atë të testit të drogës duhet ta heqësh, se Kaç Islami thotë që del testi dhe pas dhjetë vjetësh.

-Po unë mendoj që është shumë mirë që del, tha Kunati.

-Po pse mo k… do pres akoma dhe dhjetë vjet unë, që të hyj në Kuvend, i tha Zeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje