Lajmi se një femër me emrin Fevzie është shpallur si femra më e bukur në botë, e gëzoi shumë Fevzon. Sapo pa lajmin që femra ishte dhe me origjinë të përzier shqiptare, ia nisi.
Mori një nga tetë gjyshërit e vet, kapi njërin prej tyre që e kishte emri Fevzi dhe nisi shpjegimin.
-Kjo femër është kushëria ime, një paraardhësja ime. Siç dihet, një nga tetë gjyshërit e mi, që daja i mamasë ka marrë mbiemrin Fevziu, ka pas një babë me emrin Fevzi dhe këtij i vunë mbiemër Fevziu, që e trashëgoi daja i mamasë dhe pastaj unë. Edhe kjo është një nga pasardhëset e këtij gjyshi, që për respekt të tij babai i vuri emrin Fevzie. Kjo lidhje është e qartë dhe së shpejti unë do t’i kushtoj asaj dhe një dokumentar.
-E kuptova Fevzo, i tha Sandri. Me këtë shpjegim, ti del kushëri dhe me Bledi Klosin, se keni emrat njëlloj.
“Një nga fituesit e Big Brother, ka sharë me nënë e babë tatimorët se i kanë vënë 500 mijë lekë gjobë tek lokali, ngaqë nuk kishte në rregull dokumentat fiskale. Të sharat e tij u botuan në disa portale dhe situata u bë kritike, pasi tatimorët u nxehën dhe vendosën t’i shkojnë sërish për rikontroll.
Para kësaj situate ai vendosi të ankimojë gjobën dhe të shpjegojë arsyet përse nuk është i formalizuar.
-Pretendimi im, që gjoba është e padrejtë, bazohet në faktin se unë jam njeri shumë i njohur dhe si i tillë, përbëj një lloj pasurie për shoqërinë tonë. Kur njerëzit përmendin emrin tim, ata nuk kanë parasysh thjesht një shitës, por një personalitet. Dhe si i tillë, më dukej e padrejtë të ulesha në nivelin e një shitësi ambulant e të pajisesha me fatura tatimore e kasa.
Nga ana tjetër, profili im politik është shumë kompleks. Unë vij nga një familje e majtë komuniste, me lidhje të shëndosha me Sigurimin e Shtetit, me kontribute të mëdha në LSI dhe me një krushqi të fortë me PD-në, pasi kunati im është deputet i PD-së. Duke qenë kaq konsesual dhe nga ana politike, çdo përpjekje për të më formalizuar si shitës dhe jo si një njeri konsesual më është dukur provokim. Është kjo arsyeja që unë kam refuzuar dhe refuzoj taksën e biznesit të vogël. Ju lutem, merreni në konsideratë për të ardhmen.”
Pas kësaj mbërriti përgjigja nga tatimet.
“Taksën si personalitet dhe si njeri me lidhje konsesuale do ta bëjmë zero, se aq i takon. Këto të tjerat duhet t’i paguash”.
Sot nuk ia vlente të zbardhnim bisedat që qeveria i ka përgjuar Jarit në jetën e tij private. Ka tre ditë që porosit speca të mbushura për të dielën dhe vetëm me atë punë është marrë gjithë ditën…
ahahahaahahahah
sju ka ngel gje tjeter pervec se te tallni k….
Obobo, nipi i Njaziut, i biri i Clirimit, kunati i Gertit, si ka mundesi te kete takse XERO per personalitet? Ai eshte super VIP dhe shume afer te qenit PIV. Amani mos ma lendoni djalin, se edhe babin e ka pas keshilltar te tre presidentave.
Nga burime te sigurta prane qeverise,mesohet se Sherbimi Inteligjent i saj ka rregjistruar nje kerkese te Shkelqesise se Tij,zotit,Nishanlliu(alias gjytyrymi),prane nje firme prestigjioze europiane,per t’i sjelle nje WC me VETLARJE!
Pra WC-ja,pas kryerjes se nevojave personale,ka aftesi t’a fshije MENDEREN(ta LAJE,po te jete mysliman) dhe te shplaje veten me aroma te caktuara!!!
Kjo WC perdoret per ata qe nuk mund apo nuk duan te perdorin duart per FSHIRJEN(larjen) e sumnes per arsye te ndryshme!!!
Mos pranoni kuponat e kasave fiskale,sepse ato sherbejne vetem per rritjen e rrogave te tstimoreve bastsrde dhe administrates partiake komunisto majtiste.Motoja e kedaj administrste eshte”i afti te punoje,,psraxiti ” tatimori” te jetoje.”
-Bleona Qerreti ka kohe pa bere seks dhe babai i saj e ka pare ate topless.
-Lady Gagen e kane perdhunuar kur ka qene 21 vjece.
-Rajmonda Bulku dhe Timo Flloko kane perdorur carcafa ne skenen e seksit te filmi Vdekja e Kalit.
Znj Thomaidha,
Ju keni shume te drejte persa keni shkruar.
Nishanlli gjytyrymi, kur ka bere kete kerkese, ka pasur parasyshe yzerhanen (WC) e kohes se Perandorise Osmane. Njehere, sulltani i kerkoi nishanlliut te vet nje WC ala Avrupa. Dhe nishanlliu qelloi i squet.
Poshte vrimes se WC, qw ahere ishte e sheshte, futi nje arap eunuk me nje furce me bisht te gjate dhe, kur mbaronte pune sulltani, ai zgjaste furcen e lagur dhe ia fshinte e ia lante prapanicen.
Mirepo sulltani ishte kurioz per kete shpikje, ndaj nje dite, pasi mbaroi pune, afroi te vrima e WC-sw fytyren per te pare “mekanizmin cudiberes”. Por eunuku atje poshte vazhdonte te tundte furcen e tij dhe ai duke iu dukur fytyra e sulltanit si prapanice, ia lyu e sterlyu surratin sulltanit ne hale me… fekale.
Keshtu e pesoi sulltanziu, keshtu, me sa duket, kerkon ta pesoje edhe Nishanlliu.