Nga përgjimet e fshehta të jetës personale të Jarit

18 Shtator 2015, 21:01Antena TEMA

Jari u ankua publikisht këtë javë se qeveria po përgjon jetën e tij personale, me qëllim që të shantazhojë atë dhe opozitën. Antena brenda Familjes arriti të sigurojë disa nga përgjimet që qeveria i ka bërë jetës së Jarit dhe që tregojnë shumë për të.

E hënë: Ora 8:00 e mëngjesit. Sapo është ngritur nga gjumi dhe kërkon të rruhet. Pastruesja i çoi gërshëren e mustaqeve. Ai nxehet dhe i bërtet. Kam një vit që i kam hequr mustaqet, nuk shikon. Më duhet brisku. Më fal, i tha pastruesja. Pas kësaj ai thërret në telefon gruan dhe i shpjegon gjerë e gjatë sesi pastruesja ka ngatërruar makinën e rrojes me gërshërën dhe është e pavëmendshme ndaj shqetësimeve të tij dhe e pakulturuar. Nëse vazhdon kështu duhet ndërruar.

E hënë, ora 12:00. Telefonatë nga gruaja. Ka një shqetësim për tokën që i ka zënë Kisha në Elbasan, pasi nuk po ia prishin. I premton se do të flasë me Xhin Xhonin, mos e bëjnë me gjyq.

E hënë, ora 13:00. Bisedë e gjatë për pjatën e dytë të drekës. Kuzhineria ka menduar për speca të mbushura, por ai do bamje. Ajo ngul këmbë se bamjet nuk ishin të freskëta. U ra dakord për speca të mbushura, por dhe ca qepë të njoma.

Ora 17:30. U çua nga gjumi i drekës. Mori sekretaren në telefon dhe e kujtoi t’i bënte telefon Doktorit në orën 10:00 për të marten, të vinte tek zyra.

Ora 19:00 Gjysmë ore lexim për shkrimet e Çim Pekës.

Ora 20:00. Kuzhineria ka gjetur bamje dhe ia ka bërë për darkë.

Ora 22:00. Fillon emisioni i Fevzos dhe zë vend në kolltuk. I çon një mesazh Lul Bashës, i thtoë a po e ndjek emisionin e Fevzos. Ai i thotë “po, po”, por pastaj e sqaroi se ka vënë dikë ta shikojë se po punon. Ky i çon mesazh, i thotë kam një gjë të rëndësishme për të të thënë. Luli bëhet kurioz dhe e pyet për çfarë.

-Ta them nesër i thotë ky pas orës dhjetë. Më dhjetë  kam lënë takimin.

-Kë do takosh ambasadorin amerikan? – pyeti Luli.

-Jo, jo, i thotë ai. Të madhin fare.

-Ka ardhur ndonjë nga Uashingtoni?

-Jo pra jo, të madhin të thashë.

-Ka ardhur ndonjë nga Brukseli? – pyeti Luli.

-Jo pra kam takim me Doktorin, – i tha ai. Ta shofim një herë ca po bëhet. T’i them të gjitha kur të mbaroj se e di që ke një muaj pa e takuar.

-Lum si ti, të kam zili, – i tha Luli.

Fundi i përgjimit për sonte.

6 komente në “Nga përgjimet e fshehta të jetës personale të Jarit”

  1. mimoza tufa says:

    kam nje mendim perse vicidollin jarin e lulin nuk i lene ne nje zyre bile edhe ne nje apartament sepse ata kane nje mendje i thencin mendje ata te tre vec mendje s,kane keshtu kursejme dy zyra dhe punet behen bukuri pika qe su bie te treve e ndoshta shpetojme nga keta hajvane.

    1. Sero says:

      I madh je Mero, leximi i Qim Pekes ne mbremje ishte nje perle. Duhet te haje sa me shume bamje se i çohet niveli i inteligjences.

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mjerë Mileti
    E vaj Vatani
    President
    bujar nishani.

    ☆☆☆☆☆

    Shqipëtarë
    Si e mbani
    Na fëlliqi
    Sharlatani.

    ☆☆☆☆☆
    Edi Rama
    Zot na ruaj
    Kur të kemi
    “Jarin” tuaj.
    ☆☆☆☆☆

    P.S.

    @Antena

    Dhe qëllimit
    Ja mbërrin
    Dhe Humori
    Është shumë fin ***

  3. Anita Zhoga says:

    O ZOT CFARE DUHET TI PERGJOJNE KETIJ GJYTYRYMI TE PD>>>>PRESIDENT I PD TURP EDHE SIKUR E VERTETE TE ISHTE KURRE NJE NJERI I ZGJUAR NUK DO TE FLISTE NE PUBLIK ?????

  4. Martini says:

    O Mero,dihet qe je gazetar qe nuk punon ne boshllek.Kesaj here e ke prishur,cmeresh me Jarin.kemi pare shume cudira gjate ketyre 25 vjeteve,si shqiptare,por te na vije rende kur jari del,takohet dhe bisedon me te huajt,kjo nuk kandodhur me pARE.iSHALLA ESHTE I FUNDIT.

  5. Pashai says:

    Auf Deutsch po po heißt bythë bythë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje