E enjte, datë ….
Sot u çua para orës së zakonshme, pasi nuk ka fjetur mirë. Kjo u kuptua nga biseda me të shoqen.
-Jam i shqetësuar se kam intervistë në TV Klan, i tha, dhe ai Fevzo të bën pyetje të vështira.
-Po a i ka dërguar pyetjet, i tha e shoqja?
-I pashë, se i ka dërguar, por dyshoj se i ka false ato, i tha ai.
-Ke ndonjë info, apo e thua nga vetja këtë, pyeti e shoqja?
-E kam konsultuar dhe me Çim Pekën, i tha, dhe ai dyshon se pyetjet janë kurth.
-Pa prit t’i shikoj njëherë, i thotë e shoqja.
-Ja shikoji, i thotë ai. Një pyetje thotë kështu: “Berisha, Basha, Meta, Rama. Çfarë mendoni ju?”. Ose kjo tjetra, “Tani dua një përgjigje të sinqertë me “Po”, ose “Jo”: A pi kafe me Doktorin apo jo?
-Po ku është kurthi këtu, pyeti e shoqja?
-Është, është, i tha ai. Se mund të thellohet p.sh. të thotë më jep mendimin tënd për Berishën, apo më jep mendimin tënd për Bashën. E gjitha është provokim i rëndë.
-Paske të drejtë, tha e shoqja, por unë mendoj që ta konsultosh dhe njëherë me shefin tonë të protokollit, se ai më duket i mençur.
-Jo, jo, sa ai kam mend vet unë.
Pas këtij debati piu kafe dhe porositi parukieren t’i vinte mbasdite në zyrë, të rregullohej për emisionin.
Ora 12:00 : Në telefon e shoqja. I thotë që për drekë ka mashurka, por ishin nga ato të frigoriferit.
-Po pse nuk i bleve tek fshatarët, i tha ai?
-Nuk mundja, se fshatarët nuk kanë kasa fiskale dhe nuk mund të shesin më.
-Kjo është skandal, shfryu ai. Ja, për këto gjëra duhet rrëzuar kjo qeveri. I tërbuar siç ishte, thirri rojen e tij.
-Dua të bëj sherr me qeverinë, i tha. Shko më bli tre misra të pjekur në mes të rrugës dhe mos prano faturë tatimore. Nuk e njohim këtë qeveri.
-Pjek Zani misra, i tha roja. Ky bahçevani që kemi këtu tek Pallati i Brigadave ka bërë një zgarë hekuri vet. Është shumë e mirë.
-Jo, jo i dua me i ble në mes të rrugës. Le të guxojnë të prekin, se nuk ua firmos kurrë ambasadorin e OSBE-së në Vjenë.
Mirë, tha ushtari dhe u nis.
Ora 20:30. Niset për në TV Klan. Parukierja i hipi në makinë, se kishte merak mos i bëhej jaka me ton, ngaqë i kishte vënë shumë. Zbritën para TV Klanit. Rojet ndaluan parukieren.
-Jam me zotninë, tha ajo.
-Na vjen keq, i tha roja. Presidenti ynë është në zyrë dhe s’na ka dhënë urdhër për ty. Na ka thënë që vjen vetëm zotnia.
Tek shkallët shfaqet Sandri. Shikon sherrin dhe pyet rojen çfarë ka.
-Është kjo zonja, i tha roja, thotë dua t’i qëndroj afër atij burrit.
-Po hajd o burrë leje, se çdo t’i bëjë ky asaj, tha Sandri dhe u nis drejt zyrës.
Përgjimet vazhdojnë…
Haha Raxh Kapuri yne per president. O zot i madh sa poshte ka rene Republika jone !
Nje pyetje kam. Kush ja qin gruan ketij??
-Paske të drejtë, tha e shoqja, por unë mendoj që ta konsultosh dhe njëherë me shefin tonë të protokollit, se ai më duket i mençur.
Ledjo Nuraj RR.K nga lumi vlores, shvejk 101 kara-tsh.
Shoku nr.2 me i ngushte i Odetes, pas shokut nr. 1 me te ngrohte te Odetes O.Lafes
Te dy nga kuplarate e Ministrise se Kultures
Edhe pas F.Nurit, djali i astrit me ner me thone nurit, lepiresit te bythes.
Olsi Lafe, Florian Nuri, Ledio Nuraj, Arti Cicolli
…na turperoi Shkollen Skenderbej…