Kunati  harton deklaratën e Partisë Republikane

21 Shtator 2015, 19:58Antena TEMA

Pas zhurmës që u bë ndaj botimit të dënimeve të Fatziut në dy shkallë në Itali, Kunati vendosi t’i japë ndihmë për të kaluar situatën. Vendosi ta marr vetë përsipër hartimin e deklaratës në mënyrë sa më bindëse. Vonoi ca, por në mbasdite ua dërgoi.

“Deklaratë.

Partia Republikane kërkon të sqarojë opinionin publik,  për një incident të papëlqyeshëm që i ka ndodhur kryetarit të saj Fatzi Medihoxha në Milano në vitin 1999. Ai ishte i ftuar në Strasburg, si kryetar i Partisë Republikane. Tema e takimit ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës në rajon.

Zoti Medihoxha, si njeri luajal me partinë, na mblodhi dhe na kërkoi, nëse partia jonë kishte ekspertizë në këtë fushë.

Me vendim unanim, partia i rekomandoi një ekspertin tonë të njohur në Berat, që e njihte me hollësi këtë fushë.

Eksperti kishte përvojë konkrete dhe njihte gjithë infrastrukturën e krimit të organizuar në vend. Kjo i pëlqeu shumë Fatziut tonë kryetar dhe ai vendosi ta marrë pjesë të delegacionit.

Duke qenë parti e veprimeve konkrete, ai na kërkoi si parti, që kështu duhet vepruar sa herë ka konferenca ndërkombëtare.

“Duhet të tregohemi seriozë dhe të çojmë atje ekspertët e duhur”, tha ai.

Por këtu lindi dhe problemi. Eksperti që ne i rekomanduam, ishte më ekspert seç duhej, dhe kishte ngjallur zili tek kolegët e tij në Evropë, të cilët kishin ndërhyrë në polici dhe i kishin hequr të drejtën të udhëtonte me emrin e tij.

Por ai tha se kishte dhe vëllain e vet ekspert. Atëhere Fatziu, si njeri i fjalës së mbajtur që është, urdhëroi që partia të hartonte një shkresë ku policia të pajiste me pasaportë me të dhënat e vëllait ekspertin në fjalë.

Policia nuk e bëri fjalën dy dhe e zbatoi. E vetmja gjë njësoj mbetej fotografia e ekspertit.

Këtu nisi dhe problemi. Kur shkoi në Milano, polici dyshoi tek fotografia pasi ju duk si ajo e kompjuterit. Filloi ta verifikojë dhe po i ngjante shumë. I tha ekspertit t’i merrte pak shenjat e gishatve. Sapo i mori, e ndaloi. Ligësia kishte funksionuar.

Por kryetari ynë nuk mund t’i linte njerëzit rrugës. Ai u përfshi në debat me policët, u tregoi rëndësinë e konferencës dhe rëndësinë që kishte fakti që eksperti republikan të ishte aty në kohën e duhur.

Policia i tha të bënte kujdes se mund ta humbiste dhe ai konferencën. E thirrën në dhomën tjetër dhe i komunikuan se dhe ai ka nevojë për avokat, nga ai moment.

Fatziu thirri avokat Ngjelën dhe po i shpjegonte se eksperti i tij ishte i pafajshëm, ai i pafajshëm, por po i binin më qafë.

-Dëgjo këtu, i tha avokati, se më ka gjet belaja me ju. Është ndryshe ekuacioni. Nuk gënjehet avokati kur bën gabim, gënjehet gjykata, se po gënjeve avokatin, fillon dhe gënjen dhe avokati duke bërë artifica dhe del e vërteta dhe ha burgun. Mua më thuaj të vërtetën, se e gënjej unë gjykatën.

Por Fatziu jonë nuk pranoi të bëhej spiun dhe nuk ja tregoi. Dhe ndaj tij ra hakmarrja dhe ligësia e kundërshatërve tëtij dhe ekspertit.

Partia Republikane. Tiranë.”

2 komente në “Kunati  harton deklaratën e Partisë Republikane”

  1. Lul Bolja says:

    Uauauuua! Cfare drame! Cfare heroizmi! Vete XUMIA do habitej!

  2. San Benedetto says:

    Bobo, Antena, i keni qire robt hahahaha ! Kryeveper !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje