Nga përgjimet e Jarit për ditën e sotme

23 Shtator 2015, 20:37Antena TEMA

Përgjimet e ditës së sotme zbuluan shqetësimin kryesor të Jarit. Në mëngjes u çua para kohe dhe po rrinte vetëm në verandën e vilës tek Pallati i Brigadave. Kishte rënë një ves dhe mikrofoni ynë nuk kapte mirë zhurmat që vinin.

Pastaj u afrua gruaja dhe zëri ishte më i qartë.

-Ço pak këtë ushtarin e Gardës të mbledh atë fikun në fund të rrethimit Gardës, – i tha.

Ajo thirri ushtarin dhe i dha porosinë.

Ushtari nuk po lëvizte nga vendi.

-Ik pra na mblidh ca fiq, – i tha gruaja.

-Më vjen keq zonjë, por i kemi ngrënë dje gjatë shërbimit. Të kërkoj shumë ndjesë, – i tha ushtari, por nuk e dinim që ishte e ndaluar.

-Mirë ke bërë. Ta kam falur, – i tha ai. Dhe unë kur isha begs haja gjithnjë fiq fshehur. S’ka problem më sill pak rrush, i tha gruas se do takoj pak Doktorin dhe duhet të bëhem gati.

-Çfarë ka ndodhur? – i tha ajo.

-Po qenka një ligj sot në Kuvend që ndryshohet e më heqin mua kompetencat. Unë s’e di fare, po ma tha ai dhe qe mërzitur shumë. Thashë ta qetësojë pak. Nuk e duroj dot veten kur e shikoj të mërzitur atë.

-Po përse ishte mërzitur tamam? – i tha ajo.

-Për emërimet e gjeneralëve më duket dhe diçka tjetër. I thashë, Doktor mos u mërzit se s’u bë qameti.

-Jo e ke gabim, – më tha. Kur t’i heqin ty kompetencat zëre se mi kanë heq mue. Nuk i fal kurrë. Kam për t’i bë zi si këpuca, të mos gjejnë vend të futen.

-Ua i shkreti. Gjynah! – tha gruaja. Qenka mërzit vërtetë. Mundohu ta qetësosh.

Në drekë ishte në zyrë. Mori në telefon Çim Pekën dhe e pyeti çfarë po ndodh.

-Ka shkuar Fevziu tek Llalla, – i tha ai dhe Llalla i ka dhënë një video kundër Metës, me porosi të Ramës dhe Bashës, kundër Metës dhe Doktorit.

-Jo ore, i tha ky. Qenka me zarar.

-Jo është shumë mire. Është në favorin tone, – i tha Çimi, se po u krijua dyshja Rama-Basha dhe dyshja tjetër Meta-Berisha, fiton dyshja jonë.

-Si është, ma thuaj dhe njëherë? – i tha Jari?

-Dmth Llalla ka thirrur Fevzon. I ka thënë këtu ke një video që e ha Meta. Ma ka dhënë Basha me Ramën. Po e hëngri Meta e ha dhe Doktori. Merre transmetoje.

Fevzo ia ka thënë prerë.

-Unë kam 20 vjet në media, nuk kam heshtur për asnjë skandal dhe do flas gjithmonë, por jo i pari. Ta japë dikush tjetër njëherë, pastaj unë.

-Po mirë i kishte thënë ai. Merre jepja kujt të duash, vetëm mua mos ma lërë këtu se po ma le do ta hetoj dhe s’kam ku të futem pastaj. Është e madhe shumë.

-Dmth ti thua që Rama dhe Basha janë kundër Metës dhe Doktorit?

-Po, – tha Çimi i gëzuar.

-Mos…po unë me kë të bëhem? – tha Jari. Si do vej halli im?

-Mos u përzje se e zgjidh unë këtë punë, – tha Çimi. Rri mënjanë.

Pas kësaj telefonate, dëgjoheshin gërhima për nja dy orë. Pastaj ra telefoni dhe gruaja i tha se kishte grosh për drekë, me piper djegës siç e do ai, se e gënjeu koha kuzhinieren dhe iu duk se u ftoh moti.

U dëgjuan përsëri ca zhurma dhe nuk u kuptua se ç’ndodhi.

7 komente në “Nga përgjimet e Jarit për ditën e sotme”

  1. mimoza tufa says:

    aahh jari gomari e ka pak

  2. nostradamus says:

    Rekord guiness ! Presidenti Jari i zgjedhur vetem me nje vote, me voten
    e Sali Vicidolit …!!!

  3. salem says:

    Ndodh edhe keshtu,nje gomar behet “pasha”.Qysh do ta shtyjme dhe keta muaj qe kane mbetur me kete trap ?!

  4. Arbeni says:

    ……..U dëgjuan përsëri ca zhurma dhe nuk u kuptua se ç’ndodhi.

    Pordhi ne breke Presidenti, ja cfare ndodhi.

    Bujar Llukan Mehmeti alias Bujar Faik Nishani

    1. Zeqo K says:

      Kush eshte ky Llukani bre Arben?

  5. Beni says:

    Ju shtofte testoteroni Florjan Nurit, Olsi Lafes, Arti Cicollit, Ledio Nurajt se pa keta
    Presidenti nuk i arrin dot fiqte.

  6. Beni says:

    I dashuri zysh Teftes o Zeqo,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje