Pas akuzës publike se Shkëlzeni ka qenë bashkë me Kastriot Ismailaj dhe një femër me emrin Rebeka në hotel Mandarinë në Pragë dhe më pas disa herë në Vjenë gjatë kohës që negociohej marrëveshja e DIA-s me ÇEZ, Kunati u vu në alarm.
Ai filloi të analizojë gjithë rreziqet që mund të kishte për PD-në kjo situatë.
Mundësia që Zeni ta përgënjeshtrojë nuk pi ujë, pasi ai përgënjeshtroi dhe për kalin e Sadijes, tha që “nuk kam ndonjë kal për të çuar në Suedi”, por kur erdhi Sadija i mori kalin, thoshte pse merreni me kalin e Sadijes. Madje vuri dhe të dashurën e re ta merrte në mbrojte, duke thënë “ju më morët kalin unë kam…”
-Kjo nuk do të thotë gjë, tha Ruli. Çështja e kalit ishte çështje e jetës private. Kurse kjo është çështje publike. Këtu Zeni s’ka gënjyer kurrë. Mbani mend që tha s’kam fol kurrë me Delijorgjin dhe doli e vërtetë. Nga tabulati u pa që kishte fol Delijorgji me të. Tha s’kam lidhje me fishekët që shkonin në Afganistan dhe nuk e kam kërcënuar Kosta Trebickën dhe i doli fjala. Kosta i shkretë vrau veten nga turpi që i kishte bërë Shkëlzenit.
Tha që s’kam gisht në tokat e bregdetit, se ato janë ose në emër të Rafit, ose në emër të Çimit. Dhe i doli fjala. Pas verifikimeve në emër të atyre të dyve janë të gjitha. Pra, nuk është se nuk duhet besuar si njeri. Shpesh herë thotë të vërtetën.
Rreziku i dytë mund të vijë nga zgjerimi i hetimeve. Ka shumë dyshime pse Doktori filloi të ngrejë zërin vetëm muajin e fundit për këtë çështje. Çfarë e ka trimëruar atë? Dhe pse pikërisht tani këmbëngul për DIA-n. Gjithë dilemat e Kunatit për këtë çështje i zgjidhi Ruli.
-Doktori është korrekt, i tha Ruli. Të vetmin dëshmitar të gjallë që kishte, i cili ndërhyri tek çekët duke u folur në emër të tij për Ismailajn, ishte ambasadori Tepshi. Priti sa vdiq ai dhe më në fund e hapi si çështje.
-Kjo na e komplikon punën më keq, tha Kunati. Po sikur të fillojnë hetimet pse vdiq Tepshi, nga se vdiq, pse vdiq tani etj. Dalim dhe të inkriminuar.
-Mos ça kokë, i tha Ruli. Sido ti ketë pas punët me Doktorin, pas vdekjes, Doktori flet gjithnjë mirë. Ç’të bëjmë ne të shkretët që jemi akoma gjallë.
Problei i tretë i Kunatit ishin udhëtimet e Zenit në Vjenë dhe takimet me Ismailajn atje. Kjo e bënte dhe më të dyshimtë punën, pasi shoqëria që ka bërë studimin dhe ka përligjur kontratën e DIA-s është austriake. Dhe një foto me ata duhet dhe hajde mba këta, tha Kunati.
Por dhe për këtë çështje e qetësoi Ruli.
-Nuk ka problem dhe sikur t’i kenë filmuar të gjithë bashkë duke fol për DIA-n, tha. Ne jemi gati t’ua plasim në fytyrë. U themi duam hetim ndërkombëtar për Zenin. Ata nuk e pranojnë, kështu që jemi në rregull. Puna është të mos bëhet hetim kombëtar. Ai është problem.
-Kam dhe një merak. Të lutem ma hiq dhe këtë, i tha Kunati.
-Fol biro, se qenke zverdhur kot sot, i tha Ruli.
-Si i bëhet sikur ta kenë filmuar Kastriotin duke hyrë në zyrën e Doktorit në atë kohë bashkë me Rebekën?
-Mos ça kokë, i tha Ruli. Vizita ka qenë para 21 Janarit. Pas 21 Janarit ne e dogjëm serverin, kështu që s’ka fakte njeri.
-Ah po harrova, tha Kunati. Uf, shyqyr se më lehtësove!
@ Antena
Kaloi një ditë
Që kur është botuar
Asnjë TemA-tar
S’e ka komentuar?!
P.S.
Nuk është shijuar?
Nuk është kuptuar!