Sot u ngrit shumë herët. Duhet të ketë bërë gjumë të keq, se kemi regjistruar zhurma gjithë natën. Në mbrëmje postieri i solli një zarf të bardhë dhe u dëgjua mbyturazi emri i Fatmir Xhafës. Duhet të kenë qenë ndryshimet kushtetuese.
Në mëngjes doli herët në verandë. Tek shporta nuk kishte fiq dhe as kafja nuk ishte bërë.
Ai vazhdonte lexonte ato letrat nga zarfi. Ushtari i Gardës vrapoi dhe i solli shportën me fiq të freskët.
-Janë të mirë, tha, se është një fik këtu që nuk zë krimba.
-Mirë, mirë, leri aty, tha. E more vesh apo jo, duan të zhveshin presidentin, d.m.th mua?
-Si t’iu zhveshin zoti president, ashtu me zhapone siç dole në behar në TV?
-Jo, jo duan të më zhveshin nga kompetencat, i tha. D.m.th të më heqin fuqinë që kam.
-Akoma do të heqin fuqi, i tha ushtari i çuditur?
-Nuk i kupton ti, i tha ai. D.m.th duan të më dobësojnë.
-Aha, shumë mirë, tha ushtari. Babai im çfarë nuk bën të dobësohet e s’ia del dot. Ju të paktën ua siguron shteti.
-Ik, ik se s’kupton ti, i tha ai. Nuk është muhabet për ty ky, por s’kam me kë flas, se nuk më ka ardh as shoferi.
Ushtari iku i çuditur.
-Vetë më thotë duan të më zhveshin e s’e pranon, vetë thotë duan të më ulin fuqinë e s’e pranon, vetë më thotë duan të më dobësojnë e s’e pranon. S’e mora vesh këtë njeri. Vetëm kur më kërkon fiq është i qartë.
Në drekë thirri në zyrë disa njerëz nga KLD.
-Besoj e keni marrë vesh që seç duan të na bëjnë, u tha. Më jepni një raport të hollësishëm.
-Duan të të heqin emërimet, i tha njëri. D.m.th ti s’ke të drejtë më të emërosh gjyqtarë në Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.
-Unë …u dëgjua ai i habitur. Po unë s’e kam pas kompetencë, e ka pas Doktori!
-Nejse, Doktori i vinte, por e ke pasur ti me këtë kushtetutë, i thanë ata.
-Ua, qenka shumë keq, tha ai. Po tani kujt duhet t’i thotë Doktori për emërimet?
-S’ka kujt t’i thotë, s’vjen më si ty, i thanë ata.
-Këtë s’do ta lejojmë kurrë, tha ai. Po tjetër?
-Duan të të heqin kompetencën për të emëruar prokurorët në gjithë vendin.
-Po tani e kam pasur, pyeti ai?
-E ke patur, e ke patur, por ngaqë ke qenë i lodhur dhe pa qejf, ti ka emëruar gruaja me shefin e Kabinetit.
-Ashtu…në asnjë mënyrë nuk do ta lejoj, tha. Po tjetër çfarë kanë hequr?
-Duan të të lënë vetëm tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, por dhe ata, sa për firmë.
-Po tani sa kam, tha?
-Tani i ke të gjithë, por i emëron Doktori.
-Aha ok. Në asnjë mënyrë nuk do ta lejojmë. Po ndonjë gjë çfarë është shtuar, se vetëm heqje po dëgjoj. Këto dietat, ushqimi, si janë me kushtetutën e re?
-Nuk i kanë zënë në gojë ato më duket. Do t’i lënë siç janë, i thanë ata.
-Vjet ishin të ulëta, u dëgjua ai. Sikur të na i shtonin pak sivjet. Duhet të bëjmë pak luftë për këtë.
-Patjetër, thanë ata, por njëherë duhet të merremi me këto që po heqin.
-Me ato po, por dhe këto kanë rëndësi, tha ai. Kur dal jashtë s’kemi lekë të hamë një darkë tamam. Marr djathtë dhe sallam Hako me vete. Njëherë na mbajtën dhe valixhet, se u ishte dukur kallëp dinamiti.
-Ke të drejtë, i thanë ata. Por duhet të ngrejmë zërin fortë.
-Patjetër, u dëgjua ai. Do t’ia them Doktorit të gjitha një për një. Le të merren me atë pastaj.
mero je i papare
================================
To: Jari Ushtari
From: Gopisti i NSHRAK-ut, With …
Subject: Proposal …
Një mendim e kam
Për shokun Bujar
Fill nga presidenca
Të thirret ushtar.
*
Ta marr vesh Dynjaja
Ta marr vesh Mileti
Kush është de fuckto
Jar Zuzar Mehmeti.
*