Sot ishte në formë kur u ngrit në mëngjes. Doli në verandë dhe kërkoi kafe turke pa sheqer.
-Po pse pa sheqer, u dëgjua gruaja?
-Kam ngrënë shumë fiq dje dhe më kanë rritur sheqerin në gjak, u dëgjua ai. Më mirë pa sheqer.
Pastaj u vendos heshtja derisa erdhi kafja. Ndërkohë që po pinte kafe, u dëgjua zilja e celularit. Ushtari i Gardës vrapoi dhe ia afroi celularin tek tavolina.
-Të kam thënë mbaje me vete telefonin, u dëgjua gruaja.
-Ç’e dua, u dëgjua ai. Ky dy a tre herë dita bie. Kush më kërkon mua.
-Po mbaje se s’i dihet, ja të kërkoi Doktori. Ku ke fuqi ti të ngrihesh e ta marrësh. Mirë këtu që jemi ne.
-Të drejtë ke, u dëgjua ai. Po të premteve e mbaj afër se zakonisht të premteve merr.
-Kush të ka thirrur, u dëgjua ajo?
-Janë disa nga këta të përndjekurit. Dua t’i çoj të prishin atë bunkerin e Edi Ramës. Duan t’i bëjnë karshillëk bunkerit që bëri Doktori me Lubonjën tek Bulevardi. Mirë që janë kopjacë, por duan dhe të na ulin vlerat.
-Shumë mirë do bëni, u dëgjua ajo. Mbështeti fort.
-Patjetër, u dëgjua ai.
Takim në Presidencë.
Dëgjohet kryetari i delegacionit të ish të persekutuarëve.
-Zoti president, ju e dini mirë se çfarë janë bunkerët, u dëgjua ai.
-E di si nuk e di, u dëgjua ai! I kam ndërtuar vetë. Madje kam mbrojtur dhe diplomën me temën mbi fortifikimet e bunkerëve në Shqipëri, si një masë e sigurtë kundër sulmit të NATO-s dhe Traktatit të Varshavës në një ditë.
U dëgjua pak heshtje dhe një kollë e thatë.
-Ashtu qe ajo kohë, u dëgjua ai.
-Dhe unë kam ndërtuar bunkerë në Qafë të Buallit, tha njëri, biles kam marrë dhe tre S sulmuese, po ajo kohë ishte. Ke të drejtë.
-Unë them të bëni ndonjë gjest simbolik, u dëgjua ai.
-T’i bëjmë shurrën zoti president, u dëgjua njëri. Zakonisht shqiptarët kanë bërë shurrën në bunkerë.
-Jo, jo se dënoheni, pasi Bashkia ka vënë gjoba për ata që urinojnë rrugës. Më mire pështyjeni. Akoma nuk ka gjoba për pështymë rrugës.
-Ka, ka po është u ulët, u dëgjua njëri. Na e paguan Zeni atë.
-E shumë mirë, tha Jari. Kështu bëjeni…
Vendoset qetësi. …Degjohet zilja e një telefoni dhe zëri i atij.
-Shiko mos është Doktori? Se është e premte sot.
-Po, po Doktori është, tha sekretarja. Më tha se mori të të kujtojë që duhet të bësh vizitën sot tek fizioterapisti.
Aman nderpriteni pergjimin se kush duron dhe eren e pordheve te
ulokut, ere qe kalon edhe ne kabllograme.
Ju lutem, aman.
Po pse pergjimi vetem ne verande eshte i kufizuar? Nejse, me mire se zoti na ruajt nese shtrihet edhe ne vende te tjera. Kushedi cdo lexonim!
Per te percaktuar vleren e politikes dhe fatkeqesisht te Shqiperise aktuale analizoni personalitetin e pjesetareve te ketij takimi,intelektin e tyre e sidomos pamjet dhe fytyrat.Po mire mo cfare te keqe kemi bere ne shqiptaret qe jemi denuar te degjo0jme e shikojme keto fytyre.Meshire