Doktori shpjegon pse nuk votoi për hetim ndërkombëtar

2 Tetor 2015, 19:44Antena TEMA

Pas këmbënguljes së Doktorit për hetim ndërkombëtar dhe ikjes së tij nga momenti i votimit, pati shumë konfuzion në opinionin publik pse e bëri këtë veprim. Pas kësaj Doktori bëri shpjegimet e tij, të cilat argumentuan dhe gjestin e ikjes nga votimi:

“Së pari, dua t’u them ju dhe gjithë atyre që duan të hedhin helm mbi gjestin tim, se unë, familja ime dhe ish-kryeministri dhe ish-presidenti i këtij vendi, nuk i tremben votimit. Jo nuk i jam trembur kurrë. Votimi për mue është një moment sublim, të cilin unë e përdor si moment fitimtari.

Por çfarë ndodhi, do thoni ju? Ua them unë ju. Sapo erdhi momenti i votimit unë pashë se puna kish lëviz. Deputetë të PS dhe LSI flisnin vesh më vesh me njëri-tjetrin. Atëherë mendova se shumica ishte sigurue. Mendova se Edi Rama, siç më pat sigurue Luli, do t’u thoshte deputetëve të vet të votonin pro ligjit dhe unë ika, se isha në konflikt interesi. Se kam bërë kurrë, të votoj në interes të vetes sime dhe nuk do ta bëja as këtë radhë. Do të ishte e pamorlashme për mue, familjen time dhe emrin tim në historinë e këtij vendi, që unë të votoja një ligj nga i cili doja të përfitoja vet për të mos u hetue. Jo! Kurrë dhe kurrë. Do thoni ju pse e kërkova? Ua them unë pse e kërkova. E kërkova se ram dakord ta kërkojmë, për interes tonin, për interes të përbashkët, por meqë ishte dhe interesi im, unë s’mund t’ia lejoja vetes ta votoja. Dhe nuk e votova.

Së dyti, dua t’u siguroj ju dhe nëpërmjet jush gjithë demokratët shqiptarë, se unë, Sali Berisha, në gjithë jetën time politike nuk kam lejuar kurrë të përdor pushtetin ose votën për të mirën time. Nuk do ta lejoja as në këtë rast. Më thoni një rast, që unë si kryeministër, si president, si kryetar partie, si babi i vajzës që kam, si babai i djalit që kam, si burrë i gruas që kam, kam bërë një gjë të vetme, të favorizoj ata ose të përfitojnë gjëra që nuk u takojnë. Kurrë dhe kurrë! Është kjo arsyeja që nuk do ta bëja këtë dhe këtë radhë.

Së fundi, dua t’u them ju dhe t’iu siguroj, se kjo është hera  e fundit që i lejoj këta horra të tallen me fatin e hetimeve të mia. Tani e tutje do t’i marr vet në dorë hetimet, siç i kam marrë gjithmonë dhe i kam përfunduar me sukses. Po të ishte për këta, 21 janari nuk do të hetohej kurrë dhe nuk do zbulohej kurrë grushti i shtetit. Ishte puna ime dhe vullneti im që e zbuloi dhe e shpartalloi atë. Po të ishte për këta, s’do merrej vesh kurrë Gërdeci. Ishte sakrifica ime dhe e familjes sime, e djalit dhe baxhanakut tim, që e vërteta u ndriçua. Po të ishte për këta horra, e vërteta  e Rrugës së Kombit s’do merrej vesh kurrë. Ishte këmbëngulja ime që të mos dënohej Lul Basha, që këta ta merrnin vesh kush ishte fajtori i vërtetë. Për këto arsye nuk do të lejoj më kurrë, që drejtësia të ngelet si lodër në duart e këtyre kalamajve. Tani e tutje, çdo gjë do të jetë nën kontrollin tim dhe suksesi do të jetë i garantuar. Hajdutët të gjejnë vrimë të fshihen.

I jueji, Sali Berisha!”

4 komente në “Doktori shpjegon pse nuk votoi për hetim ndërkombëtar”

  1. komentues nano says:

    A po shihni te dashur shqiptar cfar thote krimineli me I madh I shqiptareve sot? Ky shkaterruesi I jetes se familjeve te varfera shqiptare! Shihni se cfare pelhure kerkon te na leshoje mbi fytyre!!! A mund te pranohet ky mashtrim? Cfare zbulimi I beri Gerdeit me baxhanakun e vet qe nuk I dinte as emrin? A e zhdervilloj apo e ngaterroi 21 Janarin ky riminel e klasit te pare? Cfare beri per rrugen e Kombit? Vetem peshtellime trillime mashtrime dhe fshehje provash. Kjo deklarate e sotme duhet te vleje per gjithe shqiptaret qe njezeri te kerkojme deri ne organizmat nderkombetare qe te arrestohet e denohet me cdo kusht. Nje provokim nje mashtrim nje tallje te tille shqiptaret nuk mund ta prandojne. Nje zeri te behemi per ta demaskuar e per ta quar atje ku I takon te pergjigjet per ato qe thote e per shume te tjera

    1. peço says:

      Zotëri, po më habit! Është humor, shkruar nga Tema për të vënë në lojë qëndrimin e Berishës dhe jo deklarim i Berishës, siç mund të kujtoni ju. Ju ka rënë rasti, i nderuar, të çoni një libër nga fillimi në fund, apo jo?

  2. nostradamus says:

    Horri numur nje i Shqiperise e ka emrin Sali Berishovici ! Krimineli nr.
    nje i Shqiperise e ka emrin Sali Vicidoli ! Hajni nr. nje i Shqiperise e
    ka emrin Sali kryekrimineli! Monstra nr. nje e Shqiperise eshte Sali Qeni!
    Ketij tradhetari e antishqiptari i duhet bere gjyqi nderkombetar si ai i
    Nurembergut dhe te varet mu tek sheshi Skenderbej per fatkeqesite e medha
    qe i ka sjelle popullit e kombit shqiptar …
    Ky qen i ndyre e shndrroi popullin shqiptar ne muhaxhir neper bote !
    Ky hajn e bandit mafioz duhet te jape llogari nje per nje para shqip-
    tareve duke i konfiskuar te gjitha milionat e miliardat qe ka plackitur
    failja e tij e babezitur dhe e pangopur …! Mbi te rente mallkimi i
    popullit shqiptar ..,!!! KY NJERI PERVERS I KA SHKATUAR POPULLIT SHQIP-
    TAR DEPRESIONIN ME TE MADH QE EDHE NE KOHEN E BARBAREVE PUSHTUES NUK E
    KA NJOHUR….! MALLKUAR QOFTE AJO DITE QE LINDI KETE MONSTER …!!!!

  3. po pastaj? says:

    Jepi Sali pordha,deri sa te shkon pazari ,futja te gjitheve vec vjedhjet e tua te mos dalin kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje