Kunati, vërejtje me paralajmërim Murrizit

6 Tetor 2015, 20:16Antena TEMA

Pas deklaratave të ashpra të Murrizit se disa ish-ministra të PD-së lanë gratë dhe morën dashnoret kurva pasi u bën me lekë, Kunati i shqetësuar u ul dhe i bëri një vërejtje me paralajmërim me shkrim Murrizit për deklaratat, që i cilësoi si të papërgjegjshme. Në letër ai përshkoi dhe arsyet përse Murrizi nuk duhet të flasë ashtu.

“Zoti Murrizi!

E lexova deklaratën tuaj në gazetat e ditës dhe u shqetësova shumë.

Në radhë të parë më shqetësoi koncepti që ju keni për familjen, gruan dhe të dashurat. Sipas jush, shkaku që një njeri që qëndron me gruan është se nuk ka lekë, pasi po të ketë lekë ai e ndan atë dhe merr një dashnore kurvë. Po të ishte e vërtetë kjo, Luli do ishte ndarë me kohë nga motra ime, por jo vetëm që nuk e ka bërë, por është më i lidhur se kurrë me ne. Sa për dijeni, siç ka thënë dhe një deputet i partisë çame, gjithë Shqipëria Lulit i njeh Kunatin, dmth mua dhe jo vëllain. Po ashtu gjithë Shqipëria i njeh vjehrrin dmth babin tim dhe jo babain e tij. Kjo hedh poshtë gjithë aludimet e tua se në PD po bëre lekë e ndan gruan dhe ikën me dashnoren kurvë. Plus që kjo e dyta është fyese, pasi nuk është e thënë që dashnorja të jetë kurvë.

Së dyti, deklarata jote sjell implikime personale në PD dhe identifikon një rreth të ngushtë njerëzish të afërt me Lulin, të cilët na kërkojnë llogari sot pse përgojohet jeta e tyre private.

Ne si parti kemi reaguar dhe kemi bërë një deklaratë të ashpër ndaj Arben Ndokës kur ai i përmendi Pollos histori nga jeta e tij private. Tani ti më keq se Arben Ndoka, jo vetëm që ia përmendë që pasi bëri miliona ndau gruan, por ke fyer dhe të dashurën e tij duke e quajtur kurvë. Ajo ka paraqitur një ankesë pranë Komisionit disiplinor në parti dhe ne po e shqyrtojmë. Por me këtë qëndrim na ke vënë në pozitë të vështirë, pasi na duhet të kemi dy standarde, një për Arben Ndokën dhe një për ty.

Aq më keq në rastin tend, duket sikur është çështje personale, pasi Pollo thotë se e vetmja kohë që bëra lekë ishte kur isha Ministër Arsimi dhe ai në atë kohë të ka dhënë dhe licensë për Universitet.

Sa për të dyshuarin tjetër që ka qenë Ministër Drejtësie, ai është i mërzitur, pasi personi që keni përgojuar si i dyshuar për të dashur është sot një kuadër me prespektivë për PD-në në drejtësi.

Së treti me këtë qëndrim tuajin konservator, krijoni idenë sikur në PD nuk lejohet as të ndash gruan as të martohesh prap nën shembullin e Doktorit. Këtu e keni shumë gabim. Ne nuk jemi brezi i Doktorit. Jemi brezi i Zenit dhe mbi të gjitha akuzat tuaja rëndojnë shumë atë, i cili fiks kur bëri lekë ndau gruan dhe gjeti dashnore, që s’ma nxë goja të them ashtu siç e thua ti. Ndaj të lutem, merre këtë si një paralajmërim serioz për të ardhmen tënde politike.

I juaji, Kunati”.

4 komente në “Kunati, vërejtje me paralajmërim Murrizit”

  1. Artemisa says:

    Edhe Serxhio Mazkareku eshte martuar 12 here ku 8 prej tyre vijne o nga Kafazi i arte ose nga Bigu, por nuk eshte anku njeri se osht elbosonos flori, me prona, me pare, me mend, me seder, me manxhuk dhe me ojna.

  2. Arber Iliri says:

    Zeni ne fakt eshte tamom personi qe beri lek, ndau gruan, dhe mori dashnoren kurve, por ai nuk ishte minister, ishte me teper se minister djali I KM dhe sypeshkaqen.hahaha.

  3. Mulliri i Vjeter says:

    Serxho Mazreku te vetmin mekat qe ka bere eshte se i ka dhene shume pilaf qazim shehut e bahrushe myftarit…:)))

  4. Elvisi says:

    Marsiiiiiiida, Marsiiiiida, Marsiiiiida ………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje