Debati publik mes Bleonës dhe mjekut nga Burreli, që kërkon të bëjë nënë Bleonën, ka ngjallur kureshtjen e Kunatit. Ky i fundit po heton nëse mjeku është me PD, me PS apo me LSI.
Për këtë Kunati ka krijuar tre skenarët e tij.
Nëse mjeku është me PS dhe kërkon publikisht të jetë babai i Bleonës, kjo duhet përdorur për një fushatë sensibilizuese për amoralitetin e PS. Sipas saj, PS ka figura të degjeneruara, të cilat nën shembullin e kryetarit të tyre, martohen disa herë pa pikë problemi.
Duhet bërë kujdes të shikohet dhe e shkuara kriminale e mjekut, se nuk ka mundësi të jetë me PS e të mos ketë qenë kriminel dhe të mos ketë një lidhje me Edi Ramën.
Nëse mjeku është me LSI, atëhere duhet parë mundësia të paraqitet ana korruptive e tij. Ky mjek me siguri që merr bakshishe në spital, të lë të vdesësh po nuk e pagove para operacionit, dhe mbi të gjitha duhet të ketë një vëlla që ka mbledh lekët e prapambetura të KESH.
Nëse mjeku është me PD, atëhere duhet parë ana pozitive e kësaj kërkese, fakti që dhe në moshën 64- vjeçare demorkatët janë të fortë, janë burra të denjë, ose siç thotë Doktori, burrë 24 orë me ngarkesë të plotë.
Pasi po i diskutonte këto skenarë me Lulin, ky i fundit bëri një pyetje të pafajshme.
-Po mire, dakord jam për të tre variantet unë, por puna është për Bleonën çfarë të themi?
-Po ç’të them unë i shkreti, tha Kunati. Nëse mjeku është i PS, duhet të dalim me parrullën, “PS i puth bythën Bleonës”.
Nëse është i LSI duhet të themi që LSI blen Bleonën.
Nëse ëhstë i PD, e kemi parrullën: “Kush shan Bleonën, derri ja q.ftë nonën”
Ha ha ha … ☆☆☆☆☆
cfare ndryshimi ka dalip “doktori” nga mati me kte MORONIN anglez??
..vecse eshte qesharake…pune te shkaresh nga mendja
https://www.youtube.com/watch?v=BaZCaWH96xw
Po pse u terhiqe o Gopist( Gomisit) i Ndermarjes Shteterore te Ripaimit te Automjeteve K.?
Po le te thone te tjeret c’te duan ti vazhdo rrugen tende. Po na mungojne vargjet e tua plot humor.
Vazhdo sic e kishe nisur.
Po presim vargjet e tua!
S’u tërhoqa
Z. Ilir
Jam këtu
E bëj sehir.
☆
Kam pas kohë
Për të lexuar
Jo mjaftushëm
Komentuar.
☆
P.S.
Kjo Antenë
Kompetente
S’ka nevojë
Për komente ?
hahahahahahahahahahaha