Një nga pikat e veprimit kundër qeverisë ishte caktuar aksioni guerril për krijimin e incidenteve me rastin e ardhjes së ekipit kombëtar të Serbisë. Doktori ia mbajti planin sekret Kunatit dhe ky i fundit ishte dhe në makth, por dhe kurioz se çfarë aksionesh do të bëheshin.
Sa herë pyeste Doktorin, ky i fundit i thoshte “Prit se do ta marrësh vesh”.
Më në fund erdhi çasti dhe plasi lajmi. “Është qëlluar autobusi serb. Qeveria ka dështuar në qendër të Tiranës. Ministri të japë dorëheqje.”
Kunati fluturoi nga gëzimi.
Pyeti sërish Doktorin.
-Yni ishte ky sulm?
-Yni, i tha Doktori. Do ta paguajnë deri në një burgosjen e Ballistit. Me atë kishim kry punë tamam.
Pak më vonë doli policia dhe publikoi dhe emrin e “atentatorit”. Kunatit i bëri përshtypje mbiemri Qeleshi.
-Mos, tha! Do na kuptojnë. Do ta lidhin me Ben Qeleshin, me atë Qeleshin tjetër që ka punu në studio të Argitës dhe na dekonspiruan.
I alarmuar pyeti Rulin si mund ta shmangnin këtë situatë.
-Çfarë situate djalo, i tha Ruli.
-Po ja, mos na e faturojnë ne këtë guerrilasin 14 vjeçar me mbiemër Qeleshi.
-Nuk ka asnjë shans, i tha Ruli.
E para, ai është përzgjedhur për shkak të mbiemrit dhe jo për shkak të lidhjeve familjare me Doktorin. Meqë ka mbiemrin Qeleshi dhe meqë qeleshja është simbol i tifozëve kuqezi, ata kanë gjetur një njeri me mbiemrin Qeleshi që ta qëllojë autobuzin.
E dyta, nuk ka sesi të akuzojnë Doktorin që ka vënë njerëz të sulmojë autobusin serb, vetëm pse një njeri me mbiemrin Qeleshi ka qenë në studio të Argitës. Aq më tepër kjo s’mund të ndodhë. Argita mund të ketë kushëri gjysmën e autobusit, se ka gjyshen serbe, si do të vërë njerëz të qëllojnë gjakun e saj! Asnjë shans nuk ka.
-Epo shyqyr më qetësove, i tha Kunati, se kush e dëgjon këtë Ed Ramën. Këtij po i preke Vuçiçin dhe Metën nuk përmbahet.
hehe ky qe goditi autobuzin eshte nipi i ben qeleshit. nuk eshte 14 vjec po shume me i rritur