Plas sherri në PD për tu distancuar nga Lymi

7 Tetor 2015, 20:55Antena TEMA

Një incident i rëndë ka ndodhur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Disa deputetë i kanë kërkuar Lulit të distancohet nga deklaratat e Lymit, e cila në thelb thoshte se njerëzit që bëri me lekë Doktori kanë lënë gratë dhe kanë marrë kurva.

Luli u vu në siklet dhe u përpoq të mohonte përgjegjësinë për atë që kishte thënë Lymi.

-Ai ka folur më kokë të tij, tha. Unë dhe Doktori nuk dimë gjë.

Pas Lulit e ka marrë fjalën Arben Imami.

-Nuk dua të flas për vete tha se unë jam martuar para se të kthehesha në PD, kështu që nuk prekem nga deklarata, por gjëra të tilla na bëjnë parti fshatarësh të pagdhendur.

-Ke të drejtë,  i tha Luli, por unë nuk kam përgjegjësi. Do ta diskutoj dhe me Doktorin.

Pastaj e mori fjalën Pollo.

-Ai zotëria duket se e ka me mua, por duket që shpif, se unë nuk jam martuar më.

-Ke të drejtë, i tha Luli, do t’i tërheqë vërejtje, por kjo nuk duhet të të pengojë të martohesh.

-Nuk jam dakord me këto sulme ndaj kryetarit, tha Paloka. Kuth ka mizën Brenda, le t’i djegi. Unë jam ndarë në kohën e qeverisë Meksi dhe jam rimartuar në qeverinë Berisha. Nuk e ka për mua.

-Jo ti je në rregull, i tha Luli, por nuk dua të fryhet shumë kjo punë.

-Edhe unë jam ndarë në kohë të socialistëve dhe jam martuar në kohë të demokratëve, – tha Ristani.

-Epo ti në kohë të socialistëve ke bërë më shumë lekë, i tha Paloka the je socialist.

Ristani u mat të ngrihej ta qëllonte, por ndërhynë dhe i ndanë.

-Provokator,- i tha Ristani. Do të fyesh Zenin po s’ta mban dhe merresh me mua.

-Mos u zini për Zenin,- tha Ruli se ai ka pas lekë gjithë jetën. Por kam dy fjalë me Lulin.

-Dëgjo djalo, – i tha Lulit. Se unë e ti as jemi ndarë, as jemi rimartuar, se jemi njerëz të duruar. Po kjo puna e kryetarit të ri të partisë është si puna e nuses së dytë. Duhet të mësohesh me rregullat e jetës që kemi pas me burrin e parë. Ne njihnim atë për burrë. Ai na bënte të qanim, të qeshnim, të hidhëroheshim të gëzoheshim… Tani ti thua do më njihni mua për burrë, por për të qarë e për të qeshur do tu bëj Lymi. Kjo është sikur të marrësh një burrë hua, për të argëtuar gruan.

4 komente në “Plas sherri në PD për tu distancuar nga Lymi”

  1. shvejk says:

    Rruli vertet nuk eshte ndare, por ama ka vite qe nuk jeton me gruan.

  2. Komb says:

    Hahahaha e zbuluat dhe kete ju te medias, ky eshte si Ver Llapa atje ne Lushnje, Luli e ka bere kryetar. Lushnjaret qeshin se kur shkon luli ne lushnje ngelin vetem te dy.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Z Basha
    Bej nje pastrim me themel
    ATA qe ste njohin te ikin
    Boll Kane ngrene dhe e shkatertuan kete parti
    Keta qe ste njihkan me paskan votu per ty nga frika e babes.

  4. the truth hurts says:

    Ne fakt Lymi thote gjysmen e se vertetes. Qe ta plotesoje ate duhet te shtoje se Lymi dhe shoket e Lymit kane dashnore; gruaja e Lymit dhe grate e shokeve te Lymit kane dashnore, por ata se kane problem kete gje, keshtu skane pse te divorcohen; ata bejne sikur nuk dine gje per bashkeshortin/bashkeshorten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje