Komentet më të spikatura pas ndeshjes me Serbinë

9 Tetor 2015, 20:01Antena TEMA
Komentet më të spikatura pas ndeshjes me Serbinë

Edi Rama: Kjo ishte një fitore e madhe e qeverisë shqiptare, e policisë shqiptare, e Shërbimit Informativ, e koalicionit PS- LSI dhe imja personalisht. Për të tjerat përgjigjet De Biazi.

Lulzim Basha: U tall me mua populli shqiptar, që më ikën zëri kur dua të bërtas. Ua hoqi Edi Rama zërin dhe figurën në stadium dhe rinin si pula të lagura në shi. Ngrihuni ta përmbysni, se nuk durohet më!

Supermbesa: E mo shqp. Kshu fitohet, jo si ju që donit me fitu me grushta. Lat pikën e nomit si rob. Pvk, unë e kapa skedinën se për punë të tilla pyes gjyshen, se ajo është më e ktjellët. Gjyshi vetëm pyeti sa vure, se ishte koficenti 1 me 5. Kur i  thashë shumën më tha të kishe vënë ca më shumë se na duhen për deklaratën e pasurisë, thoshim kena kap skedinën. Mrp e men për herë tjetër.

Armando Duka: Kur u bon gjithë shqiptarët tifoza mos mbet njeri pa u bë tifoz. Po futbolli është llogari, s’është flamur kuqezi. Armenët na kërkun 10 milion për ndeshjen e së dielës, i  futëm një 3 milionsh në skedinë, nxorrëm lekët e Armenisë, na ngelën dhe ca për vete. Kshu dhe në Francë shkojmë dhe para nuk harxhojmë.

Ballist Morina: Kërkoj lirimin pa kusht nga burgu, me ik në Armeni, se nëse fitoni, këtë fitore e keni prej meje. Po mos të ish droni im, nuk do kishit marrë tre pikëshin në Beograd, as nuk do t’i hiqej tre pikëshi Serbisë dhe sot do ishte Serbia në vendin tonë. Vetëm kjo kombëtare mund të kualifikohet për kampionat, ku autorin e  fitores e mban në qeli.

Ilir Meta: Unë them të ruajmë qetësinë dhe në Armeni ekipi të bëj ndërrimet e nevojshme, pasi ka ardh koha që ka nevojë për impulse të reja. Por kur them për impulse të reja, nuk kam parasysh skedina të reja.

Fevzo: Kjo që ndodhi ishte diçka që pritej. I thashë Canës para takimit të vinte në lidhje direkte ne emision, tha nuk e kam të sigurtë. I thashë De Biazit, më tha mos më shqetëso se po merrem me skemën taktike….Epo mirë u thashë, më qafi paçi veten, se nuk e kuptoj si do fitoni pa dalë tek unë.

Arbitri: Unë kam një të dashur shqiptare dhe kjo që ndodhi kam frikë se do më armiqësojë me të. Jam i  shqetësuar seriozisht pasi këtu pashë që fati i  çdo gjëje në jetë varet nga ekipi kombëtar. Nëse kjo do të shkatërrojë lidhjen time me të dashurën shqiptare, do të jetë tragjedi dhe do ta flak titullin si arbitri më i  mirë në botë.

Ruli: Ça tu them unë djalo. Po e le fatin e kombit tek ushkuri i  brekëve, në dorë të llastikës së brekëve mbetesh.

Nishani: Leri fasulet sonte se s’më hahet. Jam mërzit shumë.

4 komente në “Komentet më të spikatura pas ndeshjes me Serbinë”

  1. Arber says:

    Hhahahahahahahahahahahaha.. ?

    1. LIKE LAFSHA says:

      Komente nga dy udheheqesit historike te partive: Nuk pati koment. Ne mikrofon u degjuan disa zhurma, fatmiresisht pa arome, dhe diku nga larg degjohej jehona e fjales groshe, groshe per dreke me pilaf dhe ne darke te ftohta. Bum bum.

  2. saimir says:

    KM tregoi edhe nje her qe eshte Lejfen 100 karatesh. Me studentat Serb, me Tifoza pa za vec me figure, me policin, na kujtoi kohen e qoftlargut qe gjithcka e shiste per internacionalen komuniste. V. L.

  3. 2015 says:

    Uahahahahahahhahhah Mero je i madh!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje