Kaç Islami ka arritur sot një sukses të paparë në media, pasi mori një skenar të prodhuar nga rubrika jonë “Antena brenda Familjes” ditën e humbjes në Elbasan dhe e ktheu në platformë politike. Antena duke iu referuar deklaratave të personaliteteve kryesore pas humbjes me Serbinë, kishte prodhuar me humor dhe justifikimin e Mand Dukës, që thoshte se na duhen lekë për në Armeni, ndaj ia lamë Serbisë. Kaçi këtë e mori dhe e kishte tezë kryesore në shkrimin e sotëm për ekipin kombëtar.
Me këtë rast, Antena sot po ofron deklaratat e personaliteteve politike për fitoren në Armeni dhe ftojmë Kaçin t’i marrë një nga një dhe t’i bëjë shkrime.
Edi Rama: Tani jam më i qartë kush ka qenë tersi i kombëtares sonë. Nuk duhet luajtur më në Elbasan dhe nuk duhet parë më ndeshja tek oborri i Kryeministrisë. Sa i përket ngjyrave, shansin më të madh e kemi kur ekipi kundërshtar luan me të kuqe dhe ne me të zeza, ose të bardha. Pra më mirë ta quajmë kombëtarja bardhezi se kuqezi. Kot s’e hoqa të kuqen nga PS-ja, e bëra mavi.
Lulzim Basha: Fitorja në Armeni është sponsorizuar nga qeveria për të tërhequr vëmendjen nga situata e vështirë në jug të vendit dhe sidomos përmbytjet në Vlorë dhe Fier. Qeveria kërkon të zhurmojë situatën dramatike me ndeshje futbolli. Partia Demokratike bën thirrje, të ngrihemi një orë e më parë, sapo të ulen ujërat dhe ta përmbysim këtë qeveri.
Ilir Meta: Ekipi kishte nevojë për impulse të reja dhe duket që i mori ato para ndeshjes me Armeninë. Kjo bëri dhe që të arrije rezultat pozitiv dhe historik për Shqipërinë. Ndaj këmbëngulja e LSI-së për impulse të reja, e ka një objektiv. Nuk është fjalë e hedhur në erë.
Armando Duka: Ua thashë, vëreni pa frikë 2-sh skedinën se do fitonim, se unë nuk jam budalla që u premtova 2 milion euro premio futbollistëve. Unë s’i pres me gërshërë lekët. Falenderoj dhe lojtarët e Armenisë, pasi dhe ata na ndihmuan mjaft.
Sali Berisha: Qeveria që ka burgosur Ballist Morinën, tenton të përvetësojë fitoren e kombëtares, ndërkohë që autori i fitores po kalbet në qelitë e regjimit më diktatorial të Evropës. Ballist Morina duhet të jetë pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar në Francë. Nëse kjo nuk ndodh, Partia Demokratike do t’i bëjë thirrje popullit të përmbysë qeverinë.
Supermbesa: Ça u bë mo, fituat ë. Eh keni gjet një kal të ngordhur në Armeni, pse sfitut me Serbinë pra, se sdini me lujt futboll, dini vetëm me rrah me grushta. Nejse unë svura skedinë fare se më mjafton 2 që vuri gjyshja me Serbinë.
De Biazi. Nuk dua të paragjykojë tifozët që thonë “O sa mirë me qenë shqiptar”, por di t’u them se s’ka më keq se të kesh të bësh me lojtarë shqiptarë. Gjithë bota ka një trajner dhe 11 lojtarë, ne kemi 11 trajnera në fushë dhe unë që vij vërdallë në pistë.
Genc Ruli: Ç’të të them djalo. Është hera e parë që mendoj se fitorja i përket tamam ekipit kuqezi, se një gol e shënuan të kuqtë, një gol të zinjtë dhe një gol gjysmë për gjysmë.
Shënim: Tani qe Kombetarja fitoi se ishte veshur me te zeza, ka kuptim te thuhet Kaci i Zi, parashikon kombetaren kuq e zi
Kam dy fjalë
Për Vuçiçin
Aleksandar
Kryedobiçin.
*
Ku ta gjejmë
Një si tënden
O Vuçiç
Të pjerdhça mëndjen.
*
S’është hata
Në sport po humb
Ti je derr,
Derri do plumb!
*
Notë proteste
Për një gur
Shpallët Luftë
Për një “Flamur”.
*
Shihni prralla
Me gogolë
Ju pushtoi
Një banderolë.
*
Janë heronjtë
Më të fundit
Por, Mirë qesh
Kush qesh i fundit!
*
Për ta vënë
Në balancë
Ju në Serpickë
E ne në Francë!
*
Gopistit
Nuk ka gje se fiton me te tjerat Vucici.
Donte zajednice, ja dhane, shqiptaret dhe kosovaret futen koken ne hale
Donte toka qe tja falte Malit te Zi, ja dhane, perseri shqipot dhe kosovaret koken ne hale.
Ne ngopemi me luge zbraz, si gjithmone.
Megjithate fitorja ne lumturon
tani e tutje duhet degjuar e keshilluar me profetin Kacin e zi qe me mire te ishte bere komentator e parashikush ndeshjesh se politikan si hajvan nga trupi e mente.Shkurt hajvan samari qe do i beje nder nje karvani idiotesh e llapaqenesh.
ja menderosi kaçi gazetes tema me parashikimin gjigand para ndeshjes per fitoren e Shqiperise ..Tani leri p…. o mjerane se mbeteni akoma shume larg nga z.islami ..ju mungon zgjuarsia mbi te gjitha ..jeni pjerdhur…o servila te rames…