Jari ngatërron shqiponjën, por e qan tekstin
Në mos për ndonjë gjë të madhe, Jari do të mbahet mend si presidenti që bën urimet më qesharake në këtë vend. Pas urimit të tij të parë për vit të ri, i tipit “E dua qiellin me aviona, i dua rrugët me makina, i dua detet me vapora, i dua fëmijët nëpër shkolla…”, urimi i sotëm nuk mbetej pas. Ai postoi një shqiponjë si ajo e flamurit amerikan, me mbishkrimin “Urime për ekipin Kombëtar, që e fitoi këtë garë. Kur të shkoni në Paris, urim tjetër do të nis”.
Të gjithë urojnë Kombëtaren, Doktori uron Fullanin
Ndërsa tetë milionë shqiptarë uronin sot ekipin kombëtar, Doktori ishte shkëputur nga turma dhe uronte gjithë ditën lirimin e Fullanit. Në një deklaratë për shtyp, Doktori e cilësoi Fullanin, si një nga mendjet më të ndritura të bankave në Evropë. Në fakt, po ta shikosh me qetësi dhe pa emocione, Fullani e ka një rekord europian. Është i vetmi që ka vjedhur 7 milion dollarë nga Banka dhe ka dalë i pafajshëm. Doktori nuk flet kot.
Edi Rama kërcënon se do të mbajë peng De Biazin
Pas festimeve në Kryeministri dhe para saj, u vu re se Edi Rama kërcënoi De Biazin, se mund ta mbante peng në Shqipëri, duke mos e lejuar të ikte në Itali pas Kampionatit Europian. Deklarata u prit me shqetësim nga Armando Duka, i cili ishte kundër Edi Ramës. “Unë e mora De Biazin, pasi e dija që Shqipërinë në Europë nuk e çonte dot një trajner shqiptar. Këtu misioni im dhe i De Biazit u mbyll. Kjo nuk është punë e Edi Ramës. Edi Rama po të dojë të futë Shqipërinë në Europë, le të marrë hua një ish- kryeministër italian dhe mbaron punë. S’ka pse lodhet kot”.
Artan Lame bën një vlerësim historik për situatën
“Me pak fjalë do të thosha kështu. Me serbët sa herë kemi bërë betejë na kanë mundur, sa herë jemi ulur në tavolinë ua kemi futur. Edhe këtë radhë na e futën në betejë, po ua futëm në tavolinë.
Me italianët duhet të jemi të kujdesshëm. Çdo gjë europiane që ka Tirana, e ka italiane. Ndërtesat më të mira janë italiane, projektet më të mira urbane janë italiane, kafja më e mirë në Tiranë është italiane dhe trajenri më i mirë që na bëri europianë është italian. Pra çdo gjë europiane që ka Shqipëria, e ka italiane. Kështu që nëse nuk na pranojnë në Europë, mund ta përsërisim atë kërkesën t’i bashkangjitemi Italisë”.
Ambasada greke notë proteste, qeverisë shqiptare
Një incident i rëndë ka ndodhur në “Sheshin Skënderbej”. Një këngëtar i quajtur Flor Mumajesi ka marrë mikrofonin dhe ka ndezur turmën duke sharë Serbinë me parrullën e famshme vlonjate “Serbi, Serbi të q… motrën”. Për çudi, ambasada serbe në Tiranë nuk ka reaguar, kurse ambasada greke i ka dërguar një notë proteste Ditmir Bushatit, ku proteston ndaj parrullës në “Sheshin Skënderbej”.
“Ne kemi fakte se ju e konsideroni Greqinë, si motrën e madhe të Serbisë në Ballkan, ndaj parrulla juaj “Serbi, Serbi të q…a motrën” prek drejtpërdrejt dinjitetin tonë”, shkruan mes të tjerash nota e protestës.
Partizanët, komunistët, zogistët dhe ish- prokurorët kërkojnë lirimin e Ballistit
Në mitingun në “Sheshin Skënderbej”, gazetari sportiv Shakohoxha kërkoi publikisht lirimin e Ballist Morinës, duke e cilësuar atë si hero kombëtar. Ndërkohë, Baba Taku shkoi ta vizitonte atë në qeli. Princesha Zaharia po ashtu kërkoi lirimin e tij, si përkahës i mbretit Zog. Pas gjithë kësaj rrëmuje, Artur Rroshi, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, shpalli fitoren historike të Ballit Kombëtar. “Më në fund e drejta jonë historike triumfoi, shkruan ai. Për lirimin e një ballisti sot po lufton Doktor Berisha, një ish-komunist, Shakohoxha, një djalë partizani, Baba Taku, një prokuror i diktaturës dhe princesha Zaharia, trashëgimtare e Familjes Mbretërore, që ishin kundërshtarë me ballistët. Tani më lini të vdes i qetë, se ideali i Ballit Kombëtar u bë realitet”.
Ai qe ka shkruar keto rreshta eshte thjesht gjenial.
Ankesa e Greqise eshte me vend.Duke share Serbine me thirrjet “Serbi te q…motren” ne fakt Shqiptaret kerkojne te q…Greqine dhe jo motren e saj Serbine.Sharja ne fakt i eshte adresuar Greqise,motres se Serbise.
o fierak. na cave k