Disa probleme të padrejtësive që bëhen ndaj zyrtarve të lartë

14 Tetor 2015, 20:53Antena TEMA

Ilir Beqja akuzon Ramën për klimë të keqe biznesi

Ministri aktual i Shëndetësisë, Ilir Beqja është vënë në hall me ish-kompaninën e tij. Shifrat e publikuara flasin se ajo ka përlarë disa tendera të rëndësishëm publik në fushën e IT-së, disa prej të cilëve duket sikur janë të sajuar vetëm për para, pasi nuk kanë ndonjë rëndësi në prokurimin e tyre. Por ministri është i qartë në përgjigjen e tij.

Së pari ai ua bën me dije të gjithëve se nuk është pronar, por ish-pronar.

Së dyti dhe këtu bëhet dhe njeri i vëmendshëm, kur krahason shifrat që kjo kompani ka bërë më Ramën, thotë që kulmi i saj ka qenë në kohën e Berishës. Kjo është dhe një akuzë e tërthortë për klimën e biznesit që ka krijuar Rama, ku shihet qartë që dhe një ish-kompani e ministrit ka bërë më shumë lekë me Berishën se me të. I detyruar, mes dy zjarresh të mbrojë kompaninë apo punën e qeverisë, Beqja i ka rënë shkurt, ka mbrojtur kompaninë dhe ka sulmuar qeverinë, që nuk jep shumë shanse për biznes.

Fullani mezi po pret panairin e librit

Ka zëra se ish-guvernatori Fullani mezi po pret panairin e librit. Ai ka porositur rreth 13 metra libra të gjatë dhe, ka bërë kujdes tu thotë shtëpive botuese se i do librat me faturë tatimore.

Kjo ka zgjuar interes të madh tek botuesit dhe janë çuditur sesi i është kthyer dëshira për të lexuar në këtë kohë ish-guvernatorit që nuk ka lexuar asnjë libër gjithë jetën.

Por shpjegimin e dha një miku i tij që është ende në bankë.

-Pas gjyqit që bëri, më në fund ai kuptoi që të blesh libër pa faturë tatimore hyn në burg, por po bleve 13 metra libra dhe t’ia japësh atij arkëtarit të bankës t’i zëvendësoj me 13 metra lekë, nuk dënohesh. Thjesht tani e di ç’duhet të bëj!

Damiani në dorë të Baba Takut

Bujar Leskaj ka akuzuar Damianin se i ka shkaktuar shtetit dëm 470 milionë euro meqë ka mbyllur kontratën me ÇEZ pa gjyq. Damiani i është kthyer e si ka lënë gjë pa shjeguar, që nuk ka asnjë faj.

Baba Taku duke lexuar përgjigjen e Damianit qeshi nën buzë.

-Hë qerratai, tha. Kështu është kur do ti bësh varrin shokut, bie vet brenda. Akuzoi Doktori Metën për 4,7 milionë euro dhe Damiani fërkoi duart duke bërë sikur nuk e kishte mendjen. Tani që Doktori e njëqind fishoi shumën nga 4.7 në 470 milionë, kërkon ndihmë. Dakord, i japim ndihmë për të na japë dhjetë përqindshin si avokat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje