Pas presionit të opinionit publik se si i bëri Luli 1 milion euro në Holandë para se të vinte në Shqipëri, Kunati vendosi të bëjë një sqarim për demokratët shqiptarë përmes një letre.
“Të nderuar demokratë!
Makineria baltosëse e Edi Ramës kërkon të bëjë pis tanimë të shkuarën e Lulzim Bashës, ngaqë nuk përballen dot me të tashmen e ndritur të tij. Ka disa ditë që media po merret me faktin se ku i gjeti ai 1 milion euro para se të vinte në Shqipëri.
Unë po iu shkruaj jo vetëm si kunati i tij, por dhe si bashkëjetues në një shtëpi me të.
Bashkë me Lulin kemi jetuar në Holandë deri në vitin 2002. Unë kam njohur plot njerëz punëtorë, por punëtor si ai nuk kam njohur kurrë.
Ju siguroj se nuk kam parë njeri që ikte në mëngjes nga shtëpia dhe kthehej mëngjesin tjetër. Paradite rrinte me një të moshuar që e kishte mbajtur si djalin e tij në shtëpi, mbasdite punonte si barist në një lagje të shtrenjtë të Amsterdamit, ndërsa natën, bënte lloj- lloj punësh që i dilnin përpara.
Unë dhe motra ime e shikonim vetëm në mëngjes, kur ndodhte që e kishte zënë gjumi mbi kolltuqe nga lodhja.
Pastaj iku nga Holanda dhe shkoi në Kosovë. Dhe aty nuk iu tremb punës. Gati një vit, deri në vitin 2003, punoi si DJ në një klub nate në Prishtinë. Pastaj hyri përkthyes në UNMIK dhe më vonë në ekipin e Gjykatës së Hagës për krime lufte. Aty natë e ditë brodhi maleve e fushave të gjente viktimat serbe të genocidit shqiptar, derisa ia arriti. Për këtë dhe u pagua shumë mirë.
Kështu, në janar të vitit 2005, kur ai erdhi në Tiranë, kishte bërë rreth 1 milion euro.
Por, e vërteta është se nga viti 2005, Luli e ka shkrirë gjithë pasurinë për PD-në. Ai është kujdesur që në gjithë tenderat e Ministrisë së Transporteve, jo vetëm të mos merrte asnjë qindarkë për vete, por kushdo që fitonte tenderin, ai i jepte para nga xhepi, i gëzuar që kompania do bënte punë të mirë për Shqipërinë.
Pas kësaj, ai harxhoi pjesë nga pasuria e tij për policinë shqiptare dhe diplomatët e saj ku shërbeu deri në vitin 2011.
Pas vitit 2011, kur ai hyri në Bashkinë e Tiranës, ai ofroi ndihma nga xhepi i tij për çdo qytetar që kishte halle dhe për çdo ndërtues që kërkonte leje. Gëzimi i tij kur dikush kërkonte leje ishte i pamatë dhe më urdhëronte mua të shkoja tek kasaforta dhe t’i jepja lekë në dorë për iniciativën.
I vetmi rast kur nuk kemi harxhuar para ishte gara me Olldashin, pasi atë e mori përsipër Doktori. Pastaj pas garës, me zgjedhjet në parti dhe çdo aktivitet tjetër ai e ka bërë me paratë e tij.
Sot ai rezulton më i varfër se sa kur ka hyrë në politikë dhe kjo është një gjë e rrallë, pasi ai i ka dhënë shpirtin politikës dhe nuk e ka problem t’i japë dhe pasurinë e tij. Prandaj të gjithë ata që pyesin ku i gjeti Luli lekët para se të hynte në politikë, duhet të pyesin njëherë se ku i shpenzoi ato lekë për popullin, pasi ka hyrë në politikë.
I juaji, Kunati”
Ato lloj-lloj piune natën në Amsterdam duhet tëkenë qënë interesante dhe fitimprurëse………….!
Te gjitha sa thuhen per shpirtin human dhe bamires te Lulzim Bashes jane te verteta!
Une jam nje prej deshmitareve te ndershmerise se tij!
Kur rashe shtatzane me cunin e pare,i kerkova Bashes te me ndihmonte me 500 mije leke per te blere mobiljet dhe veshjet e cunit dhe m’i dha kokerr me kokerr nga xhepi i tij!
Prap i shkova kur do lindja me operacion dhe me dha edhe 500 mije leke te tjera!!!
Do ja di per nder tere jeten dhe do ia shperblej sa me pare,se helbete ne femrat e bukura bejme ca pune qe nuk i bejne shumica!!!
Vdeksha une per Lulin,sa i mire qe osht!!
Lum ne qe e kemi LIDER!!
Plasni ju te tjeret!
Vetem nje e QESHGUR e tij te shton jeten 5 vjet!!!
Prandaj une vete ne cdo fjalim te tij!!!
I MORSHA TE LIGAT E JU BOFSHA KURBON!!!
Me falni se harrova:Keto 1 milion leke qwe m’i mdha mua hiqjani nga llogaria e tij se e merrni me qafe kot njeriun e ndershem!
Si mua u ka dhe cdo dite edhe nja 10-15 veteve ndihma per buke,dasma,fejesa,pushime jashte shtetit etj!!
Shkurt:BAMIRESI ME I MODH I BOTES!!!
Tani ai nuk ka buke te haje,vecse e qerasin shoket e ju i kerkoni 1 milion euro!
Po keto i ka pase,por nuk i ka MO!!!
Na ka neve fukarenjve deshmitare!!!
keto qyfyre lexojme cdo dite do zoti mos i hengshin ilace te gjithe politikanet te djathte e te majte per vehte e per gjithe sojsorollopin e tyre
Ahahahahahaha
Luli puntor i madh,o sa te bene me qeshur,sa per pjesen e mbrapshme mundet te ja kene punuar se vete ai nuk punon
O kunat o katunar
sado leke te besh
ngelesh po kar
AMSTERDAM leket jane ne ajer dhe rrokullisen rrugeve te amsterdamit
e ka thone dhe mckresha
Si e ndroi Hollanden qi mirte 1 miljon Euro ne vit dhe shkoi ne Kosove te merte 60 mije ne vite.Kuja ja shet Keto brockulla? ra te marij 15 her me pak.
Te hapet dhe te tregoje me dokumente sipas taksave Hollandeze dhe sa taksa ka paguar per Shtetin Hohhandez.
Mos shiste miellin e BARDH (Droge) se ajo shitej naten.
eshte person i pabesueshem ,cdo mashtrim ja tregon shprehja e fytyres sado te mundohet te kamufloje veten ,me shume e nxjerr ate ne pah, eshte aq i paftyre sa ka kurajon te te akuzoje ,kur vete akuzohet per te njejtat veprime ndoshta dhe me te renda.vjedhje vrasje genjeshtra etj etj.me nje fjale eshte nje mashtrues i lindur.