Kunati analizon filozofinë e re të Doktorit, “pse demokrati nuk sulmon demokratin”

16 Tetor 2015, 20:02Antena TEMA

Kohët e fundit në PD ka pasur shumë debate. Disa ish- ministra janë sulmuar ngë njerëz të Bashës, duke bërë “de facto” një fushatë spastrimi në PD.

I vetmi që ka reaguar dhe i është kthyer Lulit është Ruli, i cili e akuzoi atë se qëndron pas sulmeve.

Por më në fund foli Doktori dhe i vuri kapakun bisedës.

Në një emsion televiziv Doktori tha:

-“Jam kategorikisht kundër që një demokrat të flasë dhe të sulmojë një demokrat tjetër. Një demokrat sulmon vetëm një komunist”.

Kjo e vuri në mendime Kunatin, i cili nuk e njeh mirë historinë e PD, se ka ardh bashkë me Lulin.

Për këtë thirri në ndihmë Rulin që ta zbuste dhe pak sherrin me të.

-Kam nevojë për disa fakte historike, i tha. Thjesht duhet të mi shpjegosh. Doktori ka thënë dje, që nuk ka lezet që demokrati të sulmojë demokratin. Tani dua të di që kur është themeluar PD, kë ka sulmuar Doktori, se i bie që ata që ka sulmuar Doktori, kanë qenë komunistë.

-Ah mor djalë, tha, po duhen dy ditë kohë t’i shkruash.

-S’ka gjë se i mbaj shënim, tha Kunati.

-Epo ç’të të them unë! Të parin sulmoi Neritan Cekën. I tha “ke dalë nga nevojtorja e Ramiz Alisë”.

-D.m.th ky Ceka komunist. tha Kunati?

-Jo jo, ishte këshilltari i Doktorit deri më 2012, tani ambasador në Itali.

-Aha, qenka nxituar Doktori, tha Kunati.

-Pastaj sulmoi Pashkon. Dhe atë e akuzoi si ramizist dhe djalë blloku, plus dhe agjent grek.

-Çfarë ka qenë ky, tha Kunati, komunist?

-Jo, para se të vdiste ishte kandidat i PD më 2005, bashkë me Lulin.

-Aha, qenka nxituar Doktori, tha Kunati.

-Pastaj sulmoi Preçin, pasi ky i fundit kritikoi disa gjeste ekstremiste të tij.

-Preçin, këtë që është me ne tani, pyeti Kunati?

-Po të keqen, këtë, i tha Ruli. E zboi nga partia dhe si la gjë pa thënë, duke i botuar pjesë nga dosja tek “RD” çdo muaj.

-Qenka nxituar Doktori, tha prapë Kunati.

Pastaj i erdhi radha Imamit në gusht të 1992. E përjashtoi nga partia si mocionist dhe e akuzoi si bashkëpuntor sigurimi.

-Çe ka këtë Arben Imamin tonë, i tha Kunati?

-Ai është i njëjti, i tha Ruli.

-Ah, qenka nxituar Doktori, tha prapë Kunati.

-Pastaj i erdhi radha Azemin. Ai kishte rrahur një roje tek PD, se nuk i jepte çelsat e zyrës dhe Doktori i hoqi imunitetin, duke e cilësuar si spiun sigurimi, që e kishte fut Ramiz Alia në PD.

-Ou, çe kishte Azem Hajdarin, pyeti Kunati?

-Ai pra ishte Azemi, që shkojmë vëmë lule si democrat, i tha Ruli.

-Ah, prapë qenka nxituar, tha Kunati.

-Pastaj i erdhi radha Tan Hoxhës. Atë e shkarkoi nga ministër dhe e shpalli në kërkim.

-Ua, çe ka këtë Tan Hoxhën që do ta bënim president, tha Kunati?

-Ai është i tha Ruli.

-Ah, prapë qenka nxituar …

-Pastaj i erdhi radha Kalakulës dhe Baletës, por ata i përjashtoi si ekstremistë të djathtë, tha Ruli. Ata nuk u kthyen më.

-Pastaj i erdhi radha grupit Ruli – Uka.

-Si,… ty tamam,.. pyeti Kunati?

-Po po, na donte në burg të dyve, po ne nuk e dorëzuam kokën në sini dhe e mundëm me vota.

-Qenka nxituar Doktori, tha prapë Kunati.

-Pastaj i erdhi radha Ed Selamit. Atë e shpalli poliagjent.

-Çe ka këtë Ed Selamin që ka ardh tani nga Amerika?

-Ai është, tha Ruli, e la 15 vjet në arrati .

-Qenka nxituar Doktori, tha prapë Kunati.

-Pastaj ç’të të them, u erdhi radha të gjithëve, Dash Shehit, Brojkës, Pollos, Xhaferit, me radhë.

-Këta që kemi në PD, pyeti Kunati?

-Këta, tha Ruli.

-Ua, qenka nxituar shumë Doktori, tha Kunati. Ai sapo tha që demokrati nuk e sulmon kurrë demokratin…

-Këtë se ka thënë keq, tha Ruli, por duhet ta kuptosh që Doktori ka qenë sekretar partie dhe ka qenë në të drejtën e tij të na sulmonte.

5 komente në “Kunati analizon filozofinë e re të Doktorit, “pse demokrati nuk sulmon demokratin””

  1. "BALASHI" says:

    Fejtoni me brilant qe ke nxjerre…

    1. Hahahaa e papare, duket si humor por 100% e vertete.

  2. Kastriot F says:

    Nuk kane thene kot te paret tane: Selanik e tatepjete, Shqiperia sic ka qene do te jete!

  3. sizi says:

    I pa pare me kete humor.

  4. saimir says:

    Ah more Ramiz ca i bane ktij populli ty mos te lante vorri mrende. Ata patem borxh kete jete tash 25 vjet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje