Disa gazeta kanë botuar sot parkun e makinave të deputetëve të PD-së në SHQUP. Shumica e makinave janë të viteve të fundit, me çmim mbi 80 mijë euro. Fotot kanë shkatuar shumë komente online dhe gjithë pisllëkun e bëri Erion Veliaj, se bllokoi sheshin dhe Bulevardin, dhe ata u detyruan t’i parkojnë të gjithë makinat në oborrin e SHQUP-it. Pas kësaj, Kunati filloi t’i pyesë një nga një pronarët e makinave, si mund të përgënjeshtrohej lajmi.
I pari është Doktori. Ai ka një Benz seria S, të vitit 2012, që kushton 100 mijë euro. Mori me takt Zenin në telefon dhe e pyeti sesi mund ta sqarojmë, që këtë Benz ia ke dhuruar ti.
-Unë ia kam dhuruar gjithnjë makinat babit, tha Zeni. Madje dhe atëherë që ka pas Benzin e blinduar të Mirit të Xhikes, në fakt unë ia dhashë, se ai ma dha mua.
-Po si ta shkruajmë këtu, nga i ke të ardhurat ti, pyeti Kunati?
-Po shkruaje nga ndërmjetësime, atë kam pas si zanat deri më 2013. Tani marr vetëm të ardhurat nga bizneset.
Pas Zenit mori Topallin.
-Më duhet ta shkruaj këtu një deklaratë, i tha, se ku i ke gjet paratë me ble fuoristradën.
-Ku i kam gjet unë?! Po pse mar, mu gjete me pyet për një makinë të qelbët ti. Po aq pare ti i ke marr me gjysmën e një leje ndërtimi, plehrë.
-Më fal, se s’du të bëj sherr, por më duhet ta shkruaj se do bëjmë një deklaratë për shtyp.
-Shkruje mar, nga paret e pronave që kam marr.
Pastaj pyeti Ridvanin.
-Si ta shkruaj, ku i ke gjet paratë për Benzin S që ke blerë, se të ka dalë në gazeta?
-Po ku di unë o byrazer? Pyet Çimin, ai merret me makina. Unë thjesht e përdor.
-Po Çimi me se është marrë?
-Po Çimi me punët e mia është marrë, por ai e kishte detyrë të blinte makina.
Pastaj me radhë pyeti Imamin.
-Unë nuk e mbaj mend fare si e bleva, tha Imami. Thjesht ma lanë para shtëpisë. Më thanë e ke falas nga ne.
-Ça ishin ata?
-Ca çuna të mirë, merreshin me skrapin në ushtri.
Pastaj pyeti Ristanin,
-Ore si ta shënojmë këtu në deklaratë, si e ke blerë makinën që përdor?
-Po jo mo vëlla, unë ua mar hua disa miqëve të mi se kam qenë avokat i tyre. Bile dhe me atë dalë dhe jashtë.
-Përse janë dënuar ata?
-Po hiç o. Nja dy vrasje ka, por i kam ndihmuar në gjyq.
Kunati nuk vazhdoi më. Llogariti vlerën e 7 makinave të para dhe kalonin 1 milion euro. Ishin shumë dhe nuk ia vlente të bëje as deklaratë. Vendosi të pyesë Rulin se si mund të bëhej në këto raste.
-Po ç’të të them unë djalo, i tha. Kemi dy muaj që i themi Tahirit pse i ka dhënë makinën e vet kushërinjëve. Tani mirë është që ne të gjejmë kushërinj që të deklarojnë që na kanë dhënë dhe neve makina, se ne parti e djathtë jemi. I kemi kushërinjtë të pasur.
Këngë për Sali Berishën (verisioni rea)
https://www.facebook.com/396392290460003/videos/vb.396392290460003/839704372795457/?type=2&theater
Jam tepër kurioz të di cili është ky Çimi misterioz i Ritvanit. Ma tregon kush?
Luli, Muli, Ruli, Tuli dhe Liria e Saliut.