Tani lajmi i parë i mirë është që ky mbushi gjashtëdhjetë vjet. Me reformën e re të zotit Veliaj, ne këtë mund ta durojmë zyrtarisht dhe shtatë vjet. Pastaj ia lëmë në dorë, shpresave që kemi të gjithë tek reforma për shëndetësinë falas të Ilir Beqjes. Kemi besim, që shpresat për një shëndetësi falas do të funksionojnë dhe do të bëjnë punën e vet.
E sigurtë është, se boshëllëku që do të lërë në gazetarinë shqiptare pas kësaj, do mbushet nga kryeministri Rama, i cili i ka qëndruar besnik zanatit të tij të vjetër dhe nuk ka pranuar të jetë asnjë ditë kryeministër, por gazetar.
Si çdo mbetje toksike dhe ikja e këtij njeriu ka problemet e veta. Ky ka lënë pas nja 9 libra, qindra artikuj dhe një trashëgimi të tmerrshme me zë dhe figurë tek Fiks Fare, të cilat duhen sistemuar. Një mënyrë e mire, që ato të harrohen e mos t’i zërë njeri në gojë është të kalojnë nën kujdestarinë e Ministrisë së Kulturës dhe, nëse duhet që të mos prekin si virus brezat e ardhshëm, mund t’i bëjmë tekste shkollore, pasi është e sigurtë, që me këtë sistem shkollor, pas reformës arsimore, nuk i lexon më njeri. I vetmi rrezik është t’i lëmë në heshtje, pasi ashtu mund të bëhen kurioz njerëzit e t’i lexojnë.
Prandaj sugjeroj që çdo mbetje e tij që do lërë mbi tokë, t’ua japim ministrive, t’i asgjesojnë siç dinë ato të bëjnë me çdo vlerë që ngelet rrugëve.
Nga këtu lind dhe halli i Fiksit. Për gati 20 vjet do t’i duhet ta lërë atë punë, duke qenë truri i saj. Topi do ta ketë të vështirë të blejë dikë tjetër duke ia besuar Fiksin, por që të jenë brenda, mund të konsultohen me Damianin dhe të marrin përvojë nga ÇEZ, sesi transferohet një pasuri, nga një dorë tek tjetri, duke i dhënë dhe ca para me vete.
Me ikjen e këtij njeriu do të lindë një problem seriozë se me çfarë do merret prokuroria shqiptare, pasi deri tani e ka kollaj; rri në darkë para Fiksit dhe në mëngjes arreston ndonjë njeri. Sado ta ndihmojë kryeministri ynë me ndonjë berber apo bari që ther viçin pa faturë tatimore, duke i arrestuar, ky nuk zëvendësohet lehtë. E vetmja shpresë mbetet Reforma e Drejtësisë, që zoti Fatmir Xhafa dhe Nasip Naço e kanë marrë shumë seriozisht. Qoftë dhe për këtë hall, ajo ia vlen të bëhet.
Bashkë me prokurorinë do ketë problem dhe Lefter Koka, pasi nuk ka kush ta lajmërojë që po pritet ndonjë pyll dhe ministri Panariti, që s’ka kush ta njoftoj se domatet në Myzeqe i bëjnë me kimikate, por ata kanë dëshmuar vullnet të mirë dhe kanë thënë vetëm ai të iki, pa i bëjmë vet dhe këto punë.
Së fundmi kemi një problem dhe me personalitetin e tij kombëtar. Për fatin tonë të keq ka lindur në Shqipëri nga një nënë greke nga Delvinaqi i Janinës dhe një baba nga pakica greke në Dërmish të Sarandës. Për këtë shkak, Edi Rama krijoi Bashkinë e Vurgut me qendër në Dërmish dhe ka vendosur t’i vërë dhe një rruge emrin “Filip Çakuli” në atë fshat si dhe të ngrejë një bust të tij. Kjo është e vetmja mënyrë, që këtë njeri ta shajë gjithë fshati dhe ne të mësojmë se spiunë i kujt ka qenë gjithë jetën, i grekëve apo shqiptarëve. Se me këto që ka bërë, nuk kemi çfarë ta gjykojmë. Ka sharë priftërinj grek si pedofil, ka sulmuar priftërinj katolik si homoseksual, hoxhallarë si hajdut dhe ka rënë dakord që feja më e mirë është ajo e Baba Mondit, që nuk ndalon asnjë qejf, madje as rakinë. Si në çdo rast kundër Edi Ramës, doli Koço Kokëdhima, i cili i kufizoi nderimet deri tek bërja e Dërmishit qendër e Bashkisë, duke ia hequr emrin e rrugës dhe bustin nga fshati, me pretendimin se harxhohet kot një cop tokë që mund të mbillet me hashash. Kështu që Filipi rrezikon të mos ta shajë njeri në vendlindje dhe ne mos të marrim vesh kurrë kush është dhe, sidomos kush ka qenë.
Tek karakteri i tij i theksuar kombëtar, duhet të vëmë në dukje se ai është regjistruar si qytetar grek në Filat të Çamërisë dhe ka deklaruar si adresë banese ish-shtëpinë e gjyshit Gaz Demit, duke ia përdhosur veprën patriotike Xha Musait dhe duke detyruar Gazin të bëjë hasha shtëpinë e tij në Filat. Prej asaj kohe, takohen çdo natë në përpjekje për të zgjidhur konfliktin në prani të Yllit dhe Qifit, tek klubi Gazit.
undefined
still not ?
http://bit.do/seks-tek-publikimi-i-librit-te-rudines
undefined
undefined
Hahaha shakat jane,gjysma e te verteres..
E ne kete rast, ca te verteta te hidhura jane thene me gjysem shaka’.
Filip, te heqim kapelen per gjithcka te mire qe ke bere per Shqiperine dhe shqipetaret!
Tallje qe e meriton plotesisht( me falni per imitimin e keq te gjuhes te grekeve qe mundohen te flasin shqip) ky shqipetari greki qe nuke rija pa futur gojen neper gjirizi. Dhe kija prej gjirizi nxjera evroja shum,shum, duke kercenuara njerzite me video nga personale jeta tyre.
Beja mire Mero Bazi qe shkrojta per kete greki ndyri.
Fix per shqiptaret eshte mondi. Nga kapterr u BA cobani i tufes te deleve te bektashive shqiptar dhe tani kryegjysh. Filipi do Ta kishte ba ma mire kete detyre. Edhe ma mire ta kishim pas kryetar te PD qe ne ’92. I vetmi gabim i madh i Ramizit qe zgjodhi salen e nuk zgjodhi Filipin.
Shkrim shume i kendshem ku nuk mungon as humori as problematika.
Mirë e keni ju të Antenës. Daullja bie për ata që kanë vesh, po kush e dëgjon këtë daulle.
Derri do plumb dhe mundësisht në lule të ballit.