Batutat më të forta të fundjavës

19 Tetor 2015, 19:23Antena TEMA

Armina ndryshon kuptimin e fjalës xhelozi

Armina ia ka dalë të ndryshojë tërësisht kuptimin e fjalës xhelozi. Nëse me sjellje xheloze, njerëzit kuptojnë një burrë që bëhet xheloz se mos e tradhton gruaja dhe i rri asaj natë e ditë pas duke e kontrolluar, për Arminën ka kuptim tjetër. Në një intervistë për shtypin rozë ajo ka thënë se  Zeni nuk ka arsye të bëhet xheloz, pasi ai rri gjithmonë pas asaj.

Pra, fakti që Zeni rrikërka natë e ditë pas Arminës, sipas saj, tregon që ai nuk është xheloz. Kështu që duhet ndryshuar fjalori i përkufizimit të fjalës xhelozi. Xheloz duhet të quhet ai burrë, sipas Arminës , që  nuk do t’ia dijë fare për gruan e tij dhe nuk rri pas saj që ta ruajë…

Politikanët shqiptarë mohojnë Nënën Terezën

Shqipëria ka disa vite që e ka shpallur festë dhe pushim zyrtar datën 19 tetor, që është dita e lumturimit të Nënë Terezës.

Problemi i parë vjen me veprën e Nënë Terezës. Ajo u bë e famshme në botë dhe një figurë e shenjtë, për shkak se ka punuar natë e ditë në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe paradoksi është, që Shqipëria, që është shteti amë i saj, e nderon me një ditë pushimi.

Kontradikta e dytë janë politikanët shqiptarë. Nënë Tereza ka predikuar gjithë jetën e saj, solidaritet, paqe dhe mirësi mes njerëzve, me qëllim që të jenë të bashkuar. Politikanët shqiptarë më 19 tetor, e kanë përkujtuar Nënën Terezën, njëri nga Tirana e tjetri nga Lezha, duke sharë njëri-tjetrin. Më keq se kaq nuk mund t’ia bënin pas vdekjes Nënë Terezës.

Shakohoxha sqaron përse nuk na duhet De Biasi

Gjithë Federata Shqiptare e Futbollit është e angazhuar të krijojë idenë që De Biasi mund të largohet si trajner i Shqipërisë, ndërkohë që ai është në kulmin e popullaritetit në vend. Vetë De Biasi po ruan qetësinë dhe nuk po përfshihet në debat. Por, kryeargumentin përse De Biasi është i panevojshëm e ka dhënë Shakohoxha, i cili ka theksuar se futbolli është një lojë që luhet me këmbë dhe nuk duhet të përdorim më termin “Koka e Kombëtares”, pasi futbollistët nuk kanë nevojë për kokë, po për këmbë.

Por, ilustrimin më të mirë për Federatën e dha Lutfi Dervishi. Duke vlerësuar se çfarë ka bërë De Biasi në këtë histori dhe çfarë ka bërë Federata ai thotë: De Biasi ka pjesën e luanit në arritjen historike, të tjerët kanë pjesën e ujkut dhe ndonjë edhe pjesën e dhelprës!

5 komente në “Batutat më të forta të fundjavës”

  1. ZIKE Protopapa says:

    Une them qe nese Federata largon De Biasin, edhe futbollistet duhet te lene federaten ne balte. Dhe le te luajne ne France Duka, Bushi, Shakohoxha, Shaqopordha dhe Dukakaka.

    1. arnaut says:

      Eh mer Zike sa me pelqeve! Nuk thone kot harbuti nuk behet dot fisnik.

  2. Arber Iliri says:

    Turp dhe primitivizem.De Biazi tregoi se eshte nje trajner I klasit te larte.Me kombetaren shqiptare ju dha mundesia ta vertetoje kete.
    Si zakonisht primitive dhe imkopetente me marrezite e tyre dhe ligesine I bejne dem vetes dhe se ardhmes se kesaj kombetareje te ndertuar nga ky trajner I klasit te pare.
    Opinioni public dhe personat me autoritet duhet te bejne te heshtin keta debile e injorante qe hane buken kot e perfitojne duke bere vetem dem.

  3. real says:

    dervishi I ka rene ne te. kerkon duka copen e luanit, po ne fakt eshte ujku e dhelpra bashke

  4. po pastaj? says:

    Teknika e Berishes;kur nje sukses nuk eshte i tij,ai nuk perfiton “lavdi”;duhet sulmuar qe te mos ket njeri “te zot” vec Dukoqenit dhe Shakohales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje