Deputeti 3K u trondit sot në mëngjes kur mësoi se Lubonja paska vendosur të iki nga Shqipëria dhe ka deklaruar se kush qëndron atje, është i nënshtruar.
I mërzitur shumë nga ky gjest, deputeti 3K vendosi t’i bëjë Lubonjës apelin e fundit për të mos u larguar nga vendi.
“Biri im!
Mësova së fundmi se ke vendosur të ikësh nga Shqipëria dhe të na bësh lanet ne që mbetëm në këto anë. Të njoh mirë biri im, ty dhe delirin tënd për t’u sjellë si njeri i madh dhe vizionar. E di që s’na ke dashur kurrë si popull, por ngaqë nuk të donte ndonjë popull tjetër, e shtyve si e shtyve me ne. Ca kohë me Ramën, ca kohë me mua, ca kohë me Berishën, ca kohë me Metën, shumë kohë me Sandrin dhe në fund me Beketin. S’le gjë pa thënë për ne, biri im. Mua më quajte mafioz plehrash më 2004-n dhe më 2014-n shkove e u punësove tek kompania më e madhe e plehrave italiane që kishte hapur biznesin e saj në Shqipëri. Sandrit i the mafioz katundar dhe vet shkove tek një mafioz në kërkim ndërkombëtar. Edi Ramës i the i çmendur që do na çmend të gjithëve, por deri tani vetëm ty të ka çmendur. Ne të tjerët mbahemi.
Kur e pashë deklaratën tënde e dija ç’kishte ndodhur. Zëre se të kisha përpara syve, kur përpiqesh të imitosh Konicën apo Fishtën, të cilët të mërzitur herë pas here me këtë vend që të telendis pa punë, kanë lëshuar dhe ata nga një ofshamë të tillë. Konica i mërzitur e ka thënë një herë “Shqipëri të kam dhjerë, s’të mora vesh asnjëherë”. Dhe Fishta e ka thënë një gjë të rëndë duke ikur, i sharë e mallkuar nga shqiptarët, duke thënë “le ta marrë vesh bota mbarë, se Gjergj Fishta sot nuk është shqiptar”. E kishte fjalën që po ikte për Itali dhe ai.. Nga mërzitja e tha, se këtu vdiq dhe as kockat s’i gjetëm dot.
Tani, ti biri im duhet ta ndash këtë punë. Po do të imitosh këta të mëdhenjtë tanë që inatoseshin herë pas here me këtë vend, bëje, por bë dhe veprat e tyre, jo vetëm inatin e tyre. Po qe se e ka hall tëndin vërtetë, të kuptoj. Vendet e punës janë rrudhur ca dhe s’para ka shumë. Por për ty do vë dorën në zemër. Po do të punosh tek unë prapë, eja dhe shkruaj ç’të duash. Ti e di që gazeta ime ka prioritet të nxjerrë arritjet e qeverisë, por dhe të metat. Ti mund ta mbulosh mirë këtë sektorin e të metave. P.sh, duhet të bësh një shkrim, që ky Endri Fuga i nxjerr me shumë vonesë këto përgënjeshtrimet te faqja e transparencës së qeverisë. Duhet t’i nxjerrë rrufe, menjeherë, se nuk është se thellohet njeri në ato që shkruan, thjesht i botojnë. Tema të tjera për kritikë ka plot. Për shembull ky Edi Rama duhet kritikuar se herë pas here bën shumë shaka në Kuvend. Duhet të jetë më serioz. Dhe tek çështja e drogës ka plot vend për kritika. Për shembull, Saimir Tahiri është një ministër i papërgjegjshëm. Këtë javë ka djegur 4 tonë drogë. Me 1200 euro kg që ka shkuar, i bie që ka prishur rreth 60 milion euro mall. Po ja, kaq është gropa e tatimeve këtë muaj, e kishim mbyllur me këtë, pasi e sekuestruam dhe e shisnim në Holandë si mall nga rezervat e shtetit.
Ja tema të tilla për kritikë ka plot. Unë këtu jam dhe do të kujtoj çdo ditë nga një, se çfarë të shkruash. Por nuk duhet të dorëzohesh dhe nuk duhet të largohesh. Po u dorëzove, i ke vënë vizë gjithë çfarë ke bërë. Unë them të qëndrosh dhe t’i përvishemi bashkë kritikave për qeverinë dhe ta sjellim në “islla”, siç thotë populli.
Kthehu biri im! Mbaje brenda vetes inatin dhe bëhu njeri i madh. Ky vend ka nevojë për ty. Do na lësh në dorë të Fevzos po ike dhe hajt t’i mbushësh mendjen atij të bëjë kritika. Nuk do të ta fal kurrë po ike.
I yti, deputeti 3k”
briliant. who did this?
Me gjase Ylli Rakipi. Ne te kundert Mero Baze
Haha, lubonja ne gjurmet e Konices! Por ka nje ndryshim, Konica nuk i ka rene kazmes ne Spac!
Po ky me pseodonimin k 3 d.m.th.ka–i, i trete.
Ku keni surrat juve te beni ciniket me nje nga intelektualet me te paster shqiptar! Te mos shfrytezosh nacionalizmin injorant nuk do me thene se je antishqiptar o njerez medioker!
Lubonja nuk po iken se eshte inatosur,por ben vaki do ngrene strehen ne Maqedoni,sic tha dhe Sonila… ?
Fevzua pritet shume shpejt te drejtoje nje Talk Show ne nje nga TV e Arabise Saudite!
Nga sa më sipër Koqua del i nderuar dhe i rrespektuar…. Koqja i vërtetë del Lubua- të rrimë shtrëmbër e të flasim drejt- apo jo o Mero shpuza(qymyri i ndezur)
Ej toso nigjoje ket tutorin 3-4K se edrama s’e ma kot fare KO /Komisar operativ
Le qe t’ meson si t’ bohesh miljoner… Sekretar rinie, komunist, kapitalist vizionar, liberator- sharlatan …
komisar politik …tutor i KM e te tjera qe i di ene ti mero.
Ej
Toslubonja,
duhet nigju 3K tash qe ka nxene te lahet … te ligjeroje: ‘heshtni dhe m’ nigjoni
( mu Birbil Kokpalarin e Fierit…)
Nigjoni o milet, po ua them sot nji sekret qe s’e kisha nxjerrw: nano pijanec genjeu si derr/ shef i PS
kur tha qe edvinin e mora poshte Ures thonjpalare tu flejt me antikuaret qe trafikonte…
Nigjoje ket 3-4 K toslubonja se te del mire si i ka dale edrames!
Ps
Sa per gjynahet e lubonjes
jane te tjere ata qe mund te hedhin gure, mjero.
Ky 3K & KKKM ( Krenarist-Kellira Kanabiste Mafioze) Rilindoqorri
nuk gjun dot vec te trashave ne Parlamentin e si- Kellirave te veta …
Po deshi le te gjuje rrogat e atyre qe s’ja ka pagu…
Te na gjuje mesimin si e bleu per 5 leke Frigoriferin si u bo tutori erames e si kto e me tutje…
Kokpalaret nuk mund te gjujne me gure vec veten…
E di pse? Se vetem shokuenver dul paq…aq paq sa dul.
Ej,
NA s’ikim
se
haaala
s’kina pa gjo …
Ka mundesi ta kape kush per dore kete intelektualin me psudonimin EJ , e ta coje te beje kursin kunder analfabetizmit
Per te ardhur keq!! Nese ka nje gje qe nuk mund te vihet kurresesi ne pikepyetje keto 25 vjet eshte antikonformizmi dhe koherenca e Lubonjes!! Ka kaq shume probleme ky vend, pse duhet pikerisht te baltosim nje model nga i cili bejme mire te ndikohemi!!!
Mjere ne po iku Lubco me kapele , kam mejtimin qe nuk do kete dwell me ,si Tia Bejme mor aman “…….
Të kam dëgjuar shpesh z.Lubonja, po asnjëherë s’të kam marrë vesh. As cili je dhe aq më pak të të kuptoja se çfarë kërkon. Paske vendosur të na lësh. Mirë do të bësh të mbetemi edhe ne punët e hallet tona.
Vërtet unë jetoj larg. Por fizikisht. Se mëndërisht jam në Tiranën time. Se u bëra njëzetë e pesë vjet larguar dhe asnjë ëndërr nuk kam parë në vëndin ku kam vajtur. Jo. Kur ia thashë këtë një miku tim jugor, ai m’u betua. Edhe unë. Për ujërat e Vjosës, po të them dhe më rrëmbefshin ato, në qoftëse të gënjej. Po ti, o analist, për cilat ujëra do të betoheshe? Se në opinionet, apo shkrimet e tua, nuk kemi parë ndonjë dëshirë për asgjë tonën. E derisa s’të pëlaen asgjë, bën mirë të ikësh. Se Ters i Pojanit ke qënë për këtë vënd. Unë s’të mallkoj. Por miku im, mesiguri që kur t’a marrë vesh do të lëshojë ofshama të padurushme . Bën vaki të mos të të zënë. Se do të vuash rëndë. Ne tiranasit do të thonim “Të marrtë m.t. shalët. E rëndë është. Po se mos është e lehtë, kjo që po bën ti, o ditë e orë zi?
Prapa diellit nuk ke vajtur?!?
Gjenevasi
Lubonja, ngren-analizon faktin; pse shqiptaret kerkojne te ikin…I pergjigjen;”por ti kur do ikesh”!
Ne ate vend nuk ka mbetur asnje qe te mendoje me mendjen e tije,edhe nje qe mbase ka mbetur kerkojne qe te iki. Popull i çuditshem.
Ky shkruesi I artikullit duhet te jete ndonje enverist I vockel ne shpirt.Lubonja eshte nje personalitet I shoqerise shqiptare dhe meriton respect.Nese beri nje paralajmerim te forte duhet pare mire se vertet vendi e shoqeria mund te jene afer nje degradimi te forte qe zot me e kthu per se mbari.FFakt eshte qe Fullani do filloje te beje prap para sikurse Meta pas pafajsise u be me I forte e keto jane vertet degradim e turp I nje shoqerie> Nese nuk arrini te kuptoni paralajmerimin e Lubonjes me keq per ju.Do jetoni me Saliun edhe nja 20 vjet te tjera si udheheqes mjere ju.