Sandri ankohet tek Doktori për Lulin..

27 Tetor 2015, 19:58Antena TEMA

Sandri u rikthye sot tek zyra e Doktorit. Rreth mesditës, pasi Luli kishte nxjerr Strazen në konferencë për shtyp për të denoncuar skandalin në “Laguna Blu”, Sandri i futi një të sharrë Lulit në telefon, si b..q..dhe u nis për tek Doktori.

I bëri telefon dhe i tha se donte ta takonte.

-Eja, po të pres, i tha Doktori.

Kur shkoi tek paradhoma e zyrës, sekretarja i tha të ulej të priste.

-E kam lënë me Doktorin, i tha.

-E di, i tha ajo, po ka njerëz brenda. Më tha të prisje.

Sandri filloi të turfullonte.

-Ma bë një kafe, i tha.

-S’kemi kafe këtu, i tha ajo, se Doktori e pi në shtëpi.

Turfulloi përsëri.

-Ore, ky Lul Basha ka ardh ndonjëherë këtu kohët e fundit, pyeti sekretaren?

-S’di ç’të të them, nuk flas dot, i tha ajo.

-Ai është një kokër b..q, po ja fut pas shpine Doktorit. As mos e qasni fare.

-Po pse, çfarë ka bërë, i tha sekretarja?

-Po ja, Doktori më bëri mua planin rregullues për Golemin, se nuk donte ta bënte fare. Po meqë mora unë ato fushat e sportit në fushatën e 2013, i thashë Doktor ma firmos atë planin e Golemit, se na duhet. Dhe e bëri. E firmosi që fushat e sportit tek “Laguna…” do bëhen vila. Pastaj erdhi Ed Rama, ma dha lejen nga Komuna. Ngrihet ky b..q.. proteston, se më plasi trapi mua se s’ka ku të lozin gocat e tij. Ai ka konflikt interesi se ka vilën e tij atje. Ka dhe Doktori në Lalëz, por e ka të vajzës. Ky e ka të tijën. Po le të ikin të lozin në Holandë, kanë shtëpi tjetër. Burrë kurvë.

Sekretarja nuk i ktheu përgjigje dhe bëri sikur nuk po dëgjonte.

-Vonon shumë ky që është Brenda, e pyeti?

-Se di, tani hyri dhe ishte me kamera.

-Kush ishte me kamera, pyeti Sandri i shqetësuar?

-Jo jo, ishte nga Kosova. Ai që ka qenë shoqërues i Rugovës.

-Akoma merret me ata k… dhe ky! Nuk shef të mbledhë opozitën se e ka lënë në dorë të një budallai.

Sekretarja nuk foli prapë. U vendos një heshtje që zgjati shumë. Dera nuk po hapej. Sandri u bë nervoz dhe doli në korridor. Kishte kaluar gati një orë e gjysëm. Filloi të bënte disa telefonata të dukej sikur ishte duke folur, por pa sukses.

-Kujtoje dhe një herë që jam këtu, i tha Sandri sekreatres.

-E kujtova, po ka punë, i tha sekretarja.

Sandri turfulloi përsëri. Ju kujtua koha kur vinte dhe gjente ministrat që prisnin në radhë për të hyrë tek Doktori dhe ai hynte pa trokitur. Tani duhet të priste të mbaronte dhe Adnani.

Pas 2 orë e gjysëm u hap dera. Adnani doli me kamerat e tij dhe Sandri hyri.

Doktori dukej i lodhur dhe pa pikë dëshire për muhabet.

-Çfarë ka ndodhur, i tha sapo Sandri u ul?

-Doktor, kam ardhur ta ndaj këtë punë si burrat me ty, se me atë kalama b..q..që ke vënë aty tek partia nuk merrem më.

-Sandër, një raport me të kujdesshëm duhet të vendosësh me të, se është kryetar i opozitës. Mos fol me mua me këtë gjuhë.

-Ai po të tradhton Doktor. Ka dalë sot dhe ka sulmuar lejen që më ke dhënë në Golem mua …

-Unë nuk të kam dhënë leje Sandër, kam miratuar një plan rregullues në Golem. Lejen ta ka dhënë Rama dhe këtë nuk ta fal kurrë.

-Nejse, ti i hape rrugë Doktor, të jam mirënjohës, por ai të ka sulmuar.

-Nuk ka gjë Sandër, tjetër çfarë ka bërë?

-Sulmoi dhe atë tenderine e dializës që e ka marrë Spitali Amerikan. Vetëm se e ke pas mik ti. E bën qëllimisht të sulmojë njerëzit e tu.

-Sandër, dëgjo..shiko,  dakord, ndoshta e ka tepëruar, por ka të drejtë. E kam mendu gjatë ndaj nuk po të lija të hyje brenda…

-Çfarë ke mendu Doktor?

-E kam mendu si na leverdis më shumë tani, të të mbrojmë, apo të të sulmojmë. Na leverdis të të sulmojmë. Na rezulton që fitojmë më shumë pikë. Ndaj mos u mërzit me Lulin, se i kam thënë unë. “Na duhesh armik”, Sandër!

Sandri u hutua shumë.

-Po si armik Doktor, ne jemi miq!

-Jemi miq, ke të drejtë, por na leverdis të të quajmë armik. Mos u mërzit. Rëndësi ka të dëmtojmë Ramën. Na rezulton se duke të quajt ty mik të Ramës, fitojmë më shumë. Duhet me sakrifikue njëherë dhe ti….

3 komente në “Sandri ankohet tek Doktori për Lulin..”

  1. bush says:

    e bukur shume kjo . Ironi e madhe

  2. Psw says:

    Ndigjo mue. Shiko, me kupto, ta them une ty, lere fare……
    U mor vesh kjo pune o Mero. Ate qe se thua dot ne editorial e thua tek “Antena” si me humor nga goja e Saliut. Pra: Doktori ka miratuar planin rregullues, Rama ka dhene lejen
    Ose me sakte leja nuk eshte penguar nga Rama, perkundrazi eshte autorizuar nepermjet kryetarit te Komunes (qe eshte i majte)!!!

  3. TAK XUMPARJA says:

    Vallahi nuk kam vjedh gja me doren teme nga pema jote. Vallahi nuk kam vjedh gja nga pema jote, se kurre nuk kam shkel ne kopshtin tim. Hahaha, dy hajdute kalipec mbi njeri tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje