Shoqata e grave deputete në Kuvendin e Shqipërisë, ka shpërndarë një notë proteste ndaj Nard Ndokës, lidhur me deklaratën e tij diskriminuese ndaj grave që kanë hyrë në parlament.
Në deklaratë thuhet:
“Me indinjatë të thellë dëgjuam deklaratën e kolegut tonë Nard Ndoka, për çoroditjen që sjellin gratë në politikën shqiptare. Për hir të së vërtetës, nuk do ta kishim lexuar deklaratën deri në fund, n.q.s nuk do kishte reaguar shtypi, pasi fakti që gratë sjellin çoroditje në politikë nuk na shqetëson, përkundrazi na jep një farë vlere. Por kur pamë që zoti Ndoka nuk e kishte në kuptimin femëror, por për shkak të deficencës sonë politike, u idinjinuam shumë.
Së pari, ne duhet t’i kujtojmë zotit Ndoka se gratë nuk janë pjesa më idiote e Kuvendit të Shqipërisë. Shumica e atyre që janë shquar për budallenj, janë burra.
Së dyti, ne pranojmë që disa gra janë aty vetëm për të ulur e ngritur kartonin, por kjo ka të bëjë me faktin që gratë janë të disiplinuara dhe nuk tradhtojnë kollaj si burrat.
Së treti, sipas statistikave, parlamenti shqiptar gjithmonë ka pasur rreth 50 për qind të deputetëve ushtarë të kryetarëve. Ç’të keqe ka nëse këtë 50 për qind e zëvendësojmë me gra? Ushtarë për ushtarë, por të paktën janë gra.
Së fundmi, demokristianët përfaqësojnë frymën perëndimore në politikën shqiptare dhe me këtë deklaratë, zoti Ndoka ngjan më shumë me një parti islamike, që kërkon t’u vërë ferexhe grave dhe t’i mbyllë në shtëpi.”
Pasi i hodhi një sy letrës, Nardi u çudit shumë.
-Bela e madhe me këto gra, tha. Kadri Veseli u tha në mes të parlamentit “hajt ma hëngërshi…” dhe e quajnë burrë, unë u them “na hëngërt” me gjithë këtë besnikëri ndaj kryetarëve, më thonë fyen gratë.
Deputeti Nard Ndoka ka aq mend sac mund te kete kali i Dartan Prenges, por dihet qi aty, ku ka pare bahen vota. Qa ashtu, ta kuptojn ene keta trimot e bace Saliut, caktoni Ndoken kryeminister te bashkoje mbare dukagjinasit, camt, bullgart, malazest dhe maqedonasit nan nji qati. Nardi osht i madh, ma i modh biles se Taraboshi!
Mos bej shaka me “miellin e gjermanit” Nard efendi se te hane te gjalle!
Nardi,ke shume te drejte,po ua do puna te shajne edhe ata qe mendojne si ti.
Ky Nard Ndoka eshte ba si Pal Vata dikur ne kohen e xhaxhit . Ashte deputet vetem se PD idiote e fut ne listat e saj se bashku me folkloristin e LZHK , republikanin Mehdiu se per te jete per ta asnje here nuk fitojne . PD djeg figura te medha te saj per keta majmune .Tani po shohim nje tjeter majmun gjoja demokristian Ndocaj nga lista e PS i cili hiqet si bisnesmen i madh ne Itali dhe shet ne Lezhe vetura te vjetra , llamarina etj. , njeri i pa shkolle deputet , hajde cvete ketu ne albanistan .
Te pakten kete here Nard Ndoka ka te drejte!