Dy rojet kryesore të Jarit më në fund u shkarkuan. Shumë hamendje ka për arsyet e shkarkimit, por e vërteta fshihet tek skandali i përgjimit.
Kur Jari pat deklaruar se kam fakte që më kanë vënë përgjues, dy rojet ishin bindur që presidenti ka fakte. Pak nga pak situata po veshtirësohej dhe Jari po këmbëngulte tek përgjimi.
Më në fund një prokuror thërret dy rojet e presidentit dhe fillon hetimin.
Thërret rojen e parë dhe fillon pyetjet.
– A mund të më thoni ju lutem si person që keni dijeni, nëse është përgjuar apo jo presidenti?
– Në dijeninë time është përgjuar.
– A keni fakte?
– Kam parë presidentin t’ia lexojë disa herë në telefon gruas së tij, përgjimet që i janë bërë, duke theksuar që ky është skandal.
– Çfarë keni dëgjuar nga përgjimet?
– Krejt çfarë bën presidenti, çfarë ha, kur del nga shtëpia, ku shkon, çfarë bën në zyrë etj.
– Jeni të sigurt që ato përgjime ja ka bërë dikush presidentit dhe ai i ka siguruar?
-Po ai e di fare mirë çfarë e përgjojnë dhe i lexon çdo ditë.
Roja i dytë.
-A keni dijeni se po përgjohet presidenti?
-Po. Mi ka thënë roja i parë.
-Çfarë të ka thënë?
-Më ka thënë që presidenti i merr vesh përgjimet dhe ja lexon gruas në telefon.
-A ju ka pyetur presidenti nëse ju jeni në dijeni që ai përgjohet?
-Po, na ka pyetur dhe roja i parë ka marrë përsipër të gjejë kush e përgjon.
-A e ka gjetur?
-Nuk e di, por thotë i jam afruar burimit.
Pasi dolën nga prokuroria, dy rojet u ballafaquan me njëri- tjetrin se çfarë kishin thënë. Roja i parë u nxeh shumë që roja i dytë ja kishte lënë këtij përgjegjësinë.
-Ti duhet të pushohesh si spiun, i tha roja i parë.
-Spiun je ti që ruan çfarë thotë presidenti me gruan në telefon, thotë i dyti.
Këtu plasi grushti. Të dy rojet e përgjakur u ndaluan dhe i çuan tek Jari për sqarim.
-Përse u rrahët, pyeti Nishani?
-Ky ka spiunuar në prokurori që unë e di kush të përgjon, i tha roja i parë.
-Po kush më përgjon, i tha Jari, se duhet ta gjejmë patjetër?
-“Antena brenda Familjes”, i tha roja i parë. E kam lexuar vet që ata zbardhin gjithçka. Do na kenë futur “Antenën në Familje”. Duhet ta gjejmë atë dhe gjithçka merr fund. Kur të shikoj ty që i lexon në gazetë të zbardhura, më pikon në shpirt.
-Dakord, e mora vesh, tha Jari. Jeni pushuar të dy.
Ç’të them unë i shkreti
Ç’a të bëj qyqare
Sa herë shoh Odetën
Me ngrihet Bujari ?
Ç’të them unë i shkreti
Ç’a të bëj qyqari
Sa herë shoh Odetën
Me ngrihet Bujari ?
****vete e ke inskenuar çimken me qellim per te akuzuar magjorancen aktuale socialisite te zyrat e bashkimit europian . Ky maostra president ESHTE ushtar besnik i Saliut ,kriminelit qe vodhi ,vrau dhe shkatrroi shqiperine,themel e qati.Perse do te pergjonte dikush kete president partiak kur magjoranca ka 84 deputet dhe nuk te prefill kushe o mjeran Jari .Hesht dhe merr ate rroge te majme prej 2.5 miljon lek ne muaj nga gjaku i popullit varfer shqiptar ,beje orgji neper bote e vende luksi , kur nje pensonist merr vetem 100$ ne muaj dhe populli eshte ne prag varferije ekstreme , mbijetese per ushqim te shumices shqiptarve.Ju shqetsoheni nga qimkat qe ti vendosin besniket e P.D-se tuaj.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~###