I dashur zullumqar i Lagunës Blu.
E morëm letrën tënde poshtë derës, ku na tregon se të takon të privatizosh terrenet sportive të fshatit dhe t’i kthesh në vila.
Ne, në shumicë nuk jemi biznesmenë, por qytetarë modestë, që kemi blerë nga një apartament modest këtu, nisur nga fakti që është një fshat i organizuar me kënde pushimi, park me pisha dhe mjedise sportive. Tani, ti përdore Berishën për të zaptuar tokën dhe për të ndryshuar planin urbanistik të fshatit dhe Ramën për të marrë dhe rimarrë lejen. Për këtë arsye ne nuk jemi në garë me ty, sesi mund të zhvatësh një vend, duke u bërë fresk kryeministrave dhe të na akuzosh se nuk na e ke borxh që ngrihemi kundër teje.
Tani, që ti mendon se ke të drejtë të na zaptosh territorin e fshatit, po të numërojmë dhe ne arsyet përse nuk të kemi borxh të jesh banor i fshatit tonë.
E para, nuk ta kemi borxh që për shkak të imazhit tënd si gjobëvënës pushtetesh dhe bythëlëpirës kryeministrash, të na quajnë të gjithëve hajdut dhe batakçinj, vetëm se të kemi ty komshi.
E dyta, duke qenë injorant dhe i pacipë, nuk ta kemi borxh të na quajnë të gjithëve katundarë të një fshati turistik.
E treta, duke qenë se je harbut dhe ke zaptuar prej dhjetë vitesh një rrugë publike në fshat, nuk ta kemi borxh të vritemi për një gardh, sikur të jemi në Zejmen dhe jo në një fshat turistik.
E katërta, duke qenë se në këto mjedise kemi investuar të rriten fëmijë të shëndetshëm, nuk ta kemi borxh që na keni futur dhe drogën si produkt në fshat dhe na keni telendisur fëmijët, pasi në një rajon policie figurojnë disa fëmijë nga fshati ynë, të ndaluar nga policia për përdorim droge. Këtë nuk kemi për të ta falur gjatë.
E pesta, meqë në këtë fshat ka në shumicë njerëz të matur dhe me edukatë, por nuk mungojnë as të fortët, nëse ti dëshiron, nuk ta kemi borxh të shfaqemi në publik si njerëz që do të zbojmë me hu në dorë nga fshati.
E gjashta, meqë në këtë fshat ka disa ish-ministra dhe vet kryetari i opozitës, si dhe disa ministra aktualë, nuk ta kemi borxh të na sjellësh sherret dhe gjobat e tua politike, në një vend që e kemi blerë për të pushuar.
E shtata, meqë je i vendosur të vazhdosh të ndërtosh duke pasur krahët e ngrohta nga qeveria aktuale, nuk ta kemi borxh, që siç na ke terrorizuar për tetë vjet rresht, ku në çdo dy fjalë e treta ishte “Doktori”, tani të dëgjojmë në çdo dy fjalë, e treta “Edi Rama”. Mund ta ndërtosh si çdo gjë që ke bërë pa leje. Mos e prish traditën tani në fund.
E teta, meqë mendon se mund të na kërcënosh të ikim nga shtëpitë tona nëse bëjmë fjalë për zpatimin e tokës nga ana jote, nuk ta kemi borxh të na kujtosh të ndjerin gjyqtar Konomi, i cili ndërroi jetë kur ndërroi dhe kufiri i tokës së tij në Lalëz.
E nënta, meqë e ke zaptuar token, ke bërë dhe letrat nuk ta kem borxh të na kujtosh se ne jemi familja Hysa në Kinostudio, që i ke marr pronat dhe ata rrinë rrugëve. Ne do na kesh këtu për ta ta nxirrë jetën.
Dhe e dhjeta, ty Sandër nuk ta kemi borxh të na prishësh gjakun duke na u mburrur tetë vite si i djathtë e tetë vite si i majtë. Ti nuk je as i majtë, as i djathtë, je thjesht katundar. Dhe s’ke punë me ne.
Pse nuk na tregoni emrat tuaj or hallexhinj te shkrete qe sandri legeni po ju prish vilat e dyta.Ende nuk po kuptoj se si eshte e mundur qe ju keni blere vila ,kur leja e shfrytezimit te fshatrave turistike nuk lejon shfrytezimin e tyre per banesa te perhershme.Eshte kenaqesi kur shqyhen me njeri tjetrin te pasurit.Sa per bythelepirjen sandri eshte mjeshter por edhe ju pronaret e “varfer” te vilave lluksoze nuk jeni me te paket.Prandaj duhet te rikthehet enver hoxha te pakten per 5 minuta ,se te gjithe ju hajduteve do ju dergonte atje ku e kishin vendin armiqte dhe shfrytezuesit e djerses se te varferve :ne Spac:.
Kaqi i zi, o vl. Ne ate fshat vetem Samiri dhe Sander b”qiri kane vila. Te tjeret kan apartamente nga 30 m2 Bushati deri ne 100 m2 Batoni.. M 2 kushton 800 deri 900 euro. Qe ta dish ti Kaqi k”ri, arsyeja pse Sander bythlepiresi donte te beje dy vila, eshte se Vilen e vet do ia hepte te vellait te tij, Eduardos, nders Samiri do ua jepte Gim Redbull Kokqepes..
Jona, o lope shko lepi ndonje ndonje koqe gomari mos te sjell ne vete dhe mos shpik as per Samirin dhe as per Gimin e Redbullit se eshte njeri i mire dhe llapaqene si ty!
Mirë e the. Sandri është thjesht katundar.një qytetar nuk sillet kështu. Sado lëkë të fitojë, prapë katundar ngelet.
o Aliu i Prekazit meqenese paske kaq miqesi me Zamirin te lutem coji pozdrav (te fala) nga Mishkovici i Beogradit (Centrum SAVA, Delta Bank etj.)
Pa bej o Mero nje liste te plote me emrat e “banoreve” protestues te ketij “fshati turistik” e lerja komentuesve te bejne gallate me kesisoj “banoresh”
Te gjithe “banoret” jane ish ministra apo ministra, gezatare lakej te tyre, gjykates e nepunes tatimore e doganore, qe i kane blere me keto “prona” me parate e dreses se mender me thene b……s