Sandri u dërgon letër banorëve të Lagunës: "Të dashur ziliqarë..."

30 Tetor 2015, 19:34Antena TEMA

Pas debateve të nxehta në shtyp dhe tërheqjes së njërit prej investitorëve, Sandri u dërgoi një letër të dytë sqaruese banorëve të Lagunës, pas letrës së parë që ai u ka dërguar në fillim të javës.

Në letër thuhet:

Të dashur ziliqarë të “Lagunës Blu”.

Nuk e kuptoj çfarë m…keni me mua. Jeni bërë bashkë një tufë shkërdhatash dhe ziliqarësh që numëroni sa palë brekë nder unë në ballkon dhe merreni me llafe.

Po iu sqaroj për herë të fundit, përse nuk heq dorë.

E para e punës, këtë fshat e kam bë vet, se kam marr lejen vet tek kryeministri  dhe kam bë i pari shtëpinë.

E dyta, ato mjediset sportive nuk është se po ua marr, por ua kam ruajtur, se po të mos i kisha unë, do t’ua merrte ndonjë tjetër. Po të ishte për ju, ju jeni një tufë k… që u rrahin gratë dhe jo më të mbronit ambjentet sportive. Kështu që mos më çani shumë k…, jo na e mori Sandri, jo s’kanë ku të luajnë kalamajtë!

E treta, këtu jemi bashkë 12 vjet, pse s’ua ka mbajt bytha të hiqni vazot e luleve që u kam bllokuar rrugën dhe u bëtë trima tani se mendoni se ka ardh Ed Rama në pushtet dhe unë nuk e kam mik. Thjesht po iu them se s’e rruj fare as për ju, as për Ramën. Ai duhet të jetë me mua dhe jo unë me atë.

E katërta, dua t’u sqaroj se dhe mund të ishim marrë vesh, por meqë ju ia keni besuar betejën Mero Bazes, unë e çoj gjakun deri në gju e nuk tërhiqem. Po u tërhoqa nga kjo betejë, unë e di që s’ma hap asnjeri derën në administratë, se mendojnë se mora fund. Ndaj kot lodheni. I vdekur dal këtej, po i gjallë kurrë. Ju puthuni me Milon se fusha sporti s’keni më.

E pesta, dua t’u vë në dijeni se do t’i shtyj punimet në verë, me qëllim që t’ua nxij jetën kur të vini për pushime. Keni për të fjetur me eskavator tek dritarja sa t’i mbaroj vilat dhe nuk më rruhet fare për ju.

E gjashta, dua t’iu lajmëroj, se duke marrë mendtë e Bushatit, që po iu përdor kundër meje për qëllime personale, vetëm sa i shtoni telashet vetes, se ai tall trapin ngaqë ka vetëm një garsionere 30 metra katror. Ju keni gjithë ato shtëpi dhe do t’u venë dëm, se unë gjallë nuk u lë më të pushoni të qetë në këtë fshat. Do ndërtoj dhjetë vila do t’ua fal dhjetë halabakëve e drogaxhinjëve dhe do iki në Lalëz, dhe ju do hani kokën me ta.

E shtata, dua t’u vë në dijeni se dhe Fevzo që mban gjithnjë qëndrim neutral, këtë radhë është dakord me mua, pasi siç e ka thënë dhe vet, është skandal që të lësh tokën për copa letrash .

E teta, vet Edi Rama është me mua, por si njeri që s’do telashe, më lut mua t’i mbush mendjen Bushatit të mos shkruajë, që mos t’i prishet imazhi. S’kam pa kryeministër më k.. se ky që trembet nga Bushati.

E nënta, mos guxojë njeri të prekë eskavatorët apo shtëpinë time, pasi kam dëgjuar se keni ngritur një grup force që do hedhin molotov mbi makinat që gërmojnë, ose tek shtëpia ime. Dijeni se do t’u vë zjarrin në gjithë fshatin, t’u djeg të gjallë.

E dhjeta, mos më çani më trapin të më bëni letra, se nuk ua lexoj.

7 komente në “Sandri u dërgon letër banorëve të Lagunës: “Të dashur ziliqarë…””

  1. Iliria says:

    Te lumte o Sander shpellari, keshtu eshte kur kane vdekur burrat ne Shqiperi dhe tall bythen ti, sillesh si te ishe Skenderbeu II, se po te kishte burra me hallate ky vend, ti do ishe ende duke banuar ne shpelle me delet e tua, si ciklopi Polifem.. Ky vend ka vdekur perfundimisht..!!

  2. mira says:

    kam pare skam pare ,por me trim te madh se ky as kam pare dhe as degjuar,i lumte trapi ,perderisa ketu te ne, nuk ka e nuk do te kete shtet,po .tashti duhet te ngrihet ai burriiii nga varri e ta shohim kete trim te madh se si do ti shpetoje ne brekeeee.

  3. Martini says:

    tani te presim letren e banoreve

  4. Tartarini says:

    Do shohim shume shpej transformimin nga Sander Harbuti ne Sander Mafishja. Ma do mendja qe banoret tek Laguna Blu kur te jene perballe Sandrit do kruajne koqet. Ndonjerit ne moshe te thyer edhe mund ti shpetoje ndonje pordhe.

  5. mali says:

    Rama koqet i perdor per t’i tund ne plazh dhe jo per te bere shtet

  6. adrian shkoder says:

    PREPOTENT, HORR, ARROGANT DHE VULGAR!!!!

    NUK E NJOH KETE SANDRIN POR MENYRA DHE STILI ESHTE PREJ NJE RRUGACI BALLKANAS QE VJEN ERA RAKI, QEPE, DHE QE KRRUAN DHEMBET NE PUBLIK,,
    DO ISHTE E UDHET QE PER KETO FYERJE TE PAGUAJ NGA XHEPI DEMIN MORAL DHE PSE JO BURG

    QELBESIRAT E MBETURA NGA KOMUNIZMI DHE BAJRAKTARIZMI I SHQIPERISE

    TURP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje