Një gjykatës në Tiranë ka vendosur vetëm një muaj pasi ka filluar çështja, që Sandrit i takon të jetë pronar i terreneve sportive tek “Laguna Blu”. Vendimi është i mirëargumentuar dhe mbështetet mbi historinë, gjeografinë dhe nivelin kulturor të kërkuesit të tokës.
Vendim:
Gjykata e ..e mbledhur sot në datë…pasi shqyrtoi kërkesën e Sandrit për nevojën që ai dhe gruaja e tij kanë për të pasur një copë tokë rreth 1 hektar tek “Laguna Blu”, vendosi:
Toka që Sandri kërkon të ketë në pronësi është përballë vilës së Fullhanit dhe Sandrit. Në ato fusha ka plot fëmijë që luajnë me biçikleta, futboll, por dhe disa të rritur që luajnë tenis. Gjatë kësaj kohe ata ngrejnë zërin, ose bërtasin në rast fitoreje duke shkaktuar shqetësime akustike tek vilat e tyre dhe duke krijuar një mjedis të pakëndshëm.
Së dyti, meqë i ankuari në gjykatë pretendin se ka mbaruar shkollën për Vatër Kulture, ai pretendon dhe këtë e provoi me shkresa, se është i përgatitur dhe certifkuar për administrimin e objekteve kulturore dhe sportive dhe për këtë shkak, ai kërkon t”i ketë ato në posedim.
Së treti, nga pikëpamja kulturore, kërkuesi vjen nga një zonë e veriut të Shqipërisë e njohur për një traditë jo fortë të mirë sa i përket traditës së tyre për t’u rrahur dhe shpesh herë vrarë për një gardh. Në këtë kontekst, kërkuesi ka të drejtë të thotë se provokohet nga ideja, që fusha është aty dhe askush nuk ka vënë një gardh. Ai e argumenton këtë me faktin se në fisin e tij ka 7 të vrarë për një gardh dhe se ai vet, në gjithë punët e tij, gjithmonë e ka shtyrë gardhin pak më tutje, se i takon dhe askush nuk e ka kontestuar. Madje, dhe tek “Laguna Blu”, ai ka bllokuar rrugën duke e kthyer atë në oborr dhe askush nuk ka guxuar ta prekë sinorin e tij.
Së katëri, kërkuesi i këtyre mjediseve sportive, pretendon se në ato mjedise sportive ai shikon çdo natë në ëndërr godina sportive dhe si të tilla, ato duhet të legalizohen nga ligji i legalizimeve. Por, meqë zyrtarët e ALUIZNI-t thonë se nuk ka godina, por është thjesht një vizion i Sandrit, ne si gjykatë mendojmë se drejtësia e ka për detyrë t’i hapë rrugë vizioneve progresive në këtë fushë.
Së pesti, shumë banorë në fshat kanë akuzuar Sandrin se ai dhe rrethi i tij kanë përgjegjësi, se kanë futur drogën në fshat si fenomen i shëmtuar dhe se kjo sipas Sandrit, vjen nga fakti që ata që pinë drogë, mblidhen tek këndi sportiv në mbrëmje.
Së gjashti, vendimi duhet të merret shpejt, pasi pas 3 ditësh janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe nuk i dihet çfarë ndodh. Nëse ndodh të fitojnë këta që janë, terrenet sportive i duhen dhuruar si meritë për luftën deri në fitore. Nëse humbasin pushtetin, terrenet i duhen dhuruar si mirënjohje për aq sa bëri në luftën e tij për pushtet.
Për gjithë këto arsye, Gjykata vendosi t’i kalojë Sandrit dhe gruas së tij terrenet sportive, të cilat duhet të përfitohen si goidina që janë në pronësi të tij dhe që ai do t’i shndërrojë në vila.
hajt t’shkojm ne shpella o tironca, se tironen na e kan zaptu shpellaret!
Mir Berisha si kryemafioz dhe hajdut I lindur,i dedikohet Aleksander
Frangajt qe e perpunoi Berishen duke I dhene orientimet,se si duhet te vjedhi pronat publike,dhe ato private,pa shum zhurme.. Dhe ne qoftese sot Berisha ka ne duart e tij pushtetin absolut te gjygjsorit
ka pjesen e tij te “luanit” dhe Frangaj..Kaq I afte te jete ky mafioz
I rendomte te permbysi gjygjsorin e RRepuplikes Shqiptare…Me qe politika eshte e korruptuar ne shkallen me te larte,dhe “celsat” e prokurorise se pergjithshme dhe dhe te gjyqsorit-i ka Z Berisha, por
nuk mban mend se ku I ka fshehur [Se mosha ben te veten,kan filluar ti cfaqen siptomat e Sklerozes] prandaj nuk na mbetet gje tjeter,por ne zgjedhjet presidenciale [mendimi im personal] eshte; qe kryemafiozi Frangaj,te zgjidhet President I Rrepuplikes, por me kopetenca te plota..Ky zoteri qe zbriti nga fshtrat e lezhes,i zhubravitur,dhe dhe me kepuce te vjetra te lidhura me spango na u be miliarder..Por eshte -misterioze- aftesia e ketij personi qe nuk njeh kufij,per te arritur qellimet e tij kriminale ne pervetsimin e pronave puplike,dhe ato te private..Kam degjuar nje proverb,te mocme?/ Ai person qe shemb nje shtepi,eshte ne gjendie te te ndertoi 10-te te reja/,/ Politikanet e ketyre 25-vieteve per Aleksander Frangajn,jane te gjith “PINOK” se ka
nje cerek shekolli,qe I terheq per hunde…
,