Pas lajmit se disa studentë kishin qëlluar me vezë Edi Ramën ndëra po hynte në një fakultet për një leksion, Sandri u ul dhe i shkroi një letër, ku nxirrte dhe inatin me vezët e hedhura tek vila e tij në Golem.
“I dashur Edi!
E pashë skenën me atë vajzën që të qëlloi me vezë dhe mu kujtua e njëjta pamje nga “Laguna Blu” dje, ku një grua qëllonte mbi shtëpinë time me një bigerinë vezësh.
Ndryshimi i vetëm ishte se unë lajmërova Policinë e Kavajës, por ata shkërdhatat shkuan pasi kishin ikur protestuesit nga shtëpia ime, ndërsa policët e tu ishin në vendngjarje dhe e kapën.
Vezët në të dy rastet ishin të AIBA, por kjo s’ka lidhje me pronarët, por me faktin që dominojnë në treg. I bëra telefon Saimirit, nuk ma hapi. Të çova mesazh ty, nuk ma ktheve. Kur mbaroi puna, s’kishte më kuptim pastaj.
Tani unë sot fillova themelet dhe do ta bëj atë vilën. Ata shkërdhatat që më qëlluan me vezë i kam në foto, dhe do t’ua nxij jetën. Rrugën para shtëpisë do ta bllokoj prapë dhe po të kenë bythë, le të shkojnë ta prishin. Pastaj do t’ia shes ndonjë krimineli, t’i zbojë të gjithë nga fshati. E vetmja gjë që kam problem është se kanë qëlluar shtëpinë me vezë dhe pa rënë një shi, që ta lajë, nuk shkoj dot, se nuk dua të më shikojnë ata pisat duke larë muret me zorrë uji.
Siç të thashë që në fillim, këta janë milet shkerdhatë, mosmirënjohës, ndaj nuk duhet pas mëshirë. Ne duhet të jemi solidarë dhe të mbështesim njëri- tjetrin. Kur më sulmuan dje me vezë, ata më poshtëruan, për t’u treguar njerëzve që unë nuk jam më i paprekshëm. Sapo ra miti im si i paprekshëm, duke e ditur që unë e ti jemi miq, ata guxuan dhe të sulmuan dhe ty me vezë. Po të kishe dalë ti dje në konferencë për shtyp dhe të thoshe “kush prek Sandrin ka punë me mua”, sot s’do guonte njeri të të qëllonte ty me vezë. Por, ato orët e mija të tmerrshme dje, kur isha i braktisur dhe s’më hapte njeri telefonin, do t’i mbaj gjatë në mendje.
Sot kur mora vesh që të qëlluan dhe ty me vezë u lehtësova. Më në fund ka zot, thashë, dhe ma mori hakun.
Ti duhet ta dish se ke bërë gabim të madh që nuk më qëndrove në krah dje. Unë të jam mirënjohës për lejen në Golem dhe 13 katshin tek Parku, por për mua më shumë rëndësi se llaçi dhe tulla, ka dinjiteti. Njerëzit duhet ta dijnë mirë se Sandri i pari ishte, i pari është. Dje më le vetëm dhe kjo më ka vrarë shumë. Por zoti e deshi që ta ktheu ty brenda 24 orëve, për të kuptuar se shokët nuk lihen vetëm. Ndaj me kaq qoftë, dhe herë tjetër mos më tradhto, se jam njeri i drejtë dhe jam me zotin dhe Kishën e Laçit. I yti, Sandri!”
Leter nga varri.I zente brenda.
Kam nje mendim pike turistike te Kisha Lacit,atje biles te takon toka!!!